
Lexoni edhe:
Shabani: Kurti zgjodhi heshtjen si instrument politik, duke mos përmendur fare emrin e Bashës
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Vërtet, Aleksandar Vuçiq, tashmë, njihet si një "mjeshtër propagande" në zemër të Ballkanit, sepse ka një përvojë prej më shumë se tri dekadash në këtë profesion, duke filluar në vitet ’90, për ta vazhduar edhe sot, suksesshëm. Propagandën e filloi në luftën e shefit të tij, Millosheviq, kundër republikave jugosllave që kërkuan shkëputje nga Federata Jugosllave, për ta vazhduar jetën e ndarë në paqe. Por Serbia u shpalli luftë, me arsyetimin e marrjes së territoreve kudo që ka komunitete serbe, me synimin për ta krijuar "botën serbe", përkatësisht, "Serbinë e Madhe".
-Për ta arritur qëllimin megaloman të "botës serbe", Vuçiq nuk e ndal propagandën fashizoide, në funksion të kësaj ideje. Ende pa u shëruar plagët e një lufte të përgjakshme të shkaktuar nga Serbia, Vuçiq provokon popujt ballkanikë në stilin e Rusisë për krijimin e "botës ruse", e cila vazhdon përgjakjen e popullit të pafajshëm të Ukrainës dhe kërcënon edhe Evropën me luftë!
Perëndimi, edhe pse i vetëdijshëm për mjeshtërinë e tij propagandistike në Ballkan, vazhdon ta tolerojë Vuçiqin për hir të një stabiliteti artificial! Për çudi e tmerr, Perëndimi e di mirëfilli qëllimin e Serbisë, pse ngulmon në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është "kancer i Kosovës", megjithatë, i bashkohet Vuçiqit dhe Serbisë së tij në këtë kërkesë, sa të padrejtë, aq edhe kriminale.
Vërtet, pushtetarë të shantazhuar me dosje krimesh nënshkruan marrëveshjen për Asociacionin. Por, duke parë katandisjen bllokuese të Bosnjës me Asociacionin e 14 komunave me shumicë serbe, që përfundoi me themelimin e "Republika Srpska"; Krimenë e Ukrainës, me një lloj autonomie, prej nga mori shkas Rusia për ta pushtuar me tanke, është e mjaftueshme që Kosova të mos e pranojë kurrë, pavarësisht padrejtësisë së sanksioneve, që gjithsesi janë të dëmshme për Kosovën, por turpëruese për BE-në moderne të sotme! Shefi i BE-së, Sørelsen, sillet e mbështillet dhe i bie në gjunjë kriminelit Vuçiq, duke e joshur e përkëdhelur Serbinë me bërjen e dhunshme të Asociacionit – krejt njësoj si pararendësit e tij, Borrell e Lajçak. E turpshme dhe kriminale! Kundërshtia e Kosovës me JO ndaj Asociacionit duhet të jetë e madhe sa bjeshka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".