
Autoritarizmi e ka sjellur Kosovën në krizë të pashëmbullt politike dhe institucionale


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Se deputetet e këtij legjislacioni e kan përjashtuar dialogun me qytetarët , e pamë për muaj më radhë në Kuvendin e Kosovës.Kuvendarët rebel po dëshmojnë së nuk meritojnë postet e tyre parlamentare.E kan shfuqizuar sistematikisht dialogun më qytetarë .Po përdorën rrena dhe mashtrime, e premtime që nuk po realizohen që shumë vite .Së pari është përjashtuar dialogu në kuvend dhe në institucione të tjera.Fatkëqësisht , koha e dialogut në Kosovë sikur ka ikur.Kur nuk ka bisedë , atëherë as rezultatet shoqërore dhe politike nuk janë të mira.
Përjashtimi I gjuhës se dialogut në kuvend dhe ne medie, janë duke na shkaktuar dëme të pamatshme, dhe ne do ti ndjemë pasojat e këtij dëmi për vite më radhë.Detyra e medias është të krijoj një klimë në të cilën njerëzit do të jenë në gjendje të luftojnë për realizimin e të drejtave të tyre njerëzore.Është krijuar situatë e pafavorshme dhe një klimë politike jo përballuese . Lufta për lirinë e një njeriu është luftë për të gjithë ne.Kjo është arsye e rëndësishme që nuk duhet përjashtuar gjuhën e dialogut.Pse është e vështirë në shoqëritë tona? Sepse shoqëritë tona nuk janë shoqëri me demokraci të zhvilluar. Ne e studiojmë demokracinë, pastaj e shkelim atë, pastaj e rivendosim atë, pastaj përpiqemi shumë, pastaj e poshtërojmë atë, dhe kështu ka qenë jeta jonë shoqërore për vite të tëra.Krijojmë ndonjë rezultat momental duke bër një hap përpara dhe pastaj bëjmë dy tre hapa prapa.Këto janë shoqëri të papërfunduara në të cilat jetojmë sot.Gjithmonë u takon qytetarëve të një vendi të vendosin për fatin e tyre. Ka ardhur koha e fundit që qytetarët të zgjedhin njerëzit që kanë potencial demokratik në zgjedhje. Njerëzit që kanë potencial demokratik dhe që do t'u shërbejnë interesave të tyre . Zgjedhjet janë një parakusht për një shoqëri demokratike.Kohë na tregoj së u zgjodhën njerëzit e gabuar, të pa pregatitur për sfidat e kohës së modernitetit, të pa pregatitur profesionalisht dhe moralisht për profesionin e politikëbërjës.Dhe , kjo e ka sjellur Kosovën në një krizë të pashëmbullt politike dhe institucionale.Nuk u tregua ndonjë përgjegjësi, dëshirë, gatishmëri për të punuar më mirë për Kosovën dhe të ardhmën e saj.Sot ,në Kosovë nuk ka shumë demokraci të vërtetë .Me garnitura politike të cilat janë mësuar të jetojnë përmes korrupcionit, dhe të cilët u pasuruan pas vjedhjëve të burimeve publike , situata politike nuk mund të jetë e mirë.Është hequr shumë dorë nga demokracia e mbrendshme dhe pavarësia e vërtetë politike.Dukuritë devijante në shoqëri kan bërë të kem institucione jo shumë të kuptimta , duke inkurajuar klinetelizmin, korrupcionin dhe krimin sistematik.Me veprimet e një garniture politike dështuese , qmimi i saj është autokratizimi i shoqërisë dhe shkatërrimi i themeleve të shtetit civil.Dobësite e shumta po e dobësojnë pozicionin e Kosovës edhe në arenën ndërkombetare. Dhe , duket së dikush është i gatshem të heq dorë edhe nga një pjesë e sovranitetit të Kosovës, politika këto në favor të armiqëve tanë shekullor .
Qmimi që paguan shoqëria nga synimet për autoritarizëm, është humbja e çdo kapaciteti autentik politik, shëmbja e identitetit të shtetit, varësia ekonomike afatgjate, tregtia në çështjet më të rëndësishme kombëtare, shkatërrimi i sistemit të vlerave dhe eksodi i të rinjve .Gjithmonë ekziton një mundësi , jo sigurishtë të levizjeve spontane , por kërkon organizim të vetëdijshem, këmbengulje dhe mobilizim të vërtetë politik të qytetarëve.Duhet kërkuar mundësitë e ndryshimit për se mbari të te gjitha proceseve të ngecura ne vend.Dalja nga apatia, refuzimi I normalizmit të korrupcionit , krimit , dhe autoratirizmit të një lufte afatgjate, do të bënte të mundur një zhvillim më të hovshem të të gjitha proceseve. Të luftohet për institucione demokratike, sundimit të ligjit dhe drejtësisë sociale. Me fjalë të tjera, ndryshimi i sistemit është i mundur vetëm kur shumica bëhet e gatshme të luftojë për një shoqëri qytetarësh të lirë dhe të përgjegjshëm, jo të subjekteve .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".