
BOTA TRONDITËT KUR TË DËSHMOHËN PADREJTËSITË QË I JANË BËRË UÇK-ës NË HAGË NGA PROKURORIA SPECIALE


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Gjyqi i historisë kurrë as nuk të denon, as nuk të shpërblen, pa e merituar!
Në fund të shekullit XX-të për shqiptarët ndodhi mrekullia e shekullit. Në këtë kohë duhej mësuar se nga shekulli XIX dhe pjesa më e madhe e shekullit XX-t, shqiptarët ishin denuar nepër kongrese dhe konferenca paqsore, sikur të ishin agresor apo fajtor te të gjitha mizoriave, e nuk e kishin asnjë faj për to, nuk ndodhi satsia, por organizimi ynë në luftën politike dhe ushtarake për t` u çliruar.Pas vitit “paqesor” më 1946 në Paris, shqiptarët prap u detyruan edhe pse ishin në anën e aleatëve, të jetojnë me statusin e popullit të ndarë në disa shtete, e që e kishin statusin e pakicës kombëtare. Por shqiptarët me burgje politike, demonstrata e greva qytetare, reagime intelektuale, debate nepër organizata të ndryshme për të drejtat minoritare dhe të drejtat e njeriut, e sollën mendimin shqiptar deri në atë gjendje sa që më 1981 provuan edhe të ngritën në kryengritje (2 prill 1981 në Besi Kosovë). Aty e vërteta u pa që pjekuria politike dhe rrethanat ndërkombëtare ishin të nivelit, por gatishmëria për sakrifica ende nuk ishte pjekur sa duhet. Prandaj, sa do që reagimi shqiptar kundër robërisë, sidomos në Kosovë po rritej, dhuna shtetërore kundër shqiptarëve po trefishohej. Në këtë rrugëtim, shembja e komunizmit dhe Murit Berlinit më 1989, krijoi një rrethanë të re sa që lindën idetë e para që shqiptarët t` i kthehën pushkës, pa e harruar lapsin, edhe pse projeksionet ishin jo në favorin e tyre. Lidhur me këtë më 1990, do të kemi lëvizje konkrete të një fillimi të ri popullor,lëvizje e një fillimi të organzimit politik, pajtimtar dhe ushtarak.
Derisa përfaqsuesit e republikave jugosllave po mbanin mbledhje për ruajtjën ose shembjën e RSFJ-ës, shqiptarët e panë se në projektët e reja nuk janë askund të përfaqsuar, sepse projektoheshin të mbasin koloni e re, me tretman të vjetër. Dhe ky realitet, do të ndikoi pozitivisht te disa militantë që nuk pranonin ma debate ideologjike, por filluan të ushtrojnë “debate” ushtrake të organzimit të luftës e cila në proces kohor do ta merr emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. E vërteta, si emër UÇK lindi në një lagje të Prishtinës, e nxierrur nga rrënjët e zemrës dhe ndienjat e shpirtit, më 1993.
Kështu Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari do të promovohën në ushtarët e parë në luftë për ndryshimin e Epokës që po vinte, në realitet të Epokës për me i prish të gjitha pazaret që ishin bërë në të kaluarën nepër kongrese dhe konferenca ndaj popullit më të vjetër të Evropës.
Guerila shqiptare e konfrontoi okupatorin në Kosovë me dheun, ujin dhe ajrin e saj
Zahir Pajaziti në një tubim do t` i pyet qytetarët shqiptar cilët milicë janë me siellje sadiste ndaj popullit; cilët konfientë janë të ekspozuar që punojnë për okupatorin.Me këto pyetje Zahiri donte ta përfshinte edhe popullin në luftën speciale.Dhe pyetjet e tij për një kohë fare të shkurtë u plotsuan nga populli, i cili nuk e njihte saktësisht. Pasi qi i tuboi informatat, Zahair Pajaziti ua besoi detyrat shokëve, dhe me një grup patriotësh shkoi në Tiranë për ushtrime ushtarake. Atje, do të takohët jo vetëm me oficerë instruktorë, por edhe me politikanë të cilët e njihnin situatën politike në Kosovë në të gjitha etapat e pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa kontakti i Zahir Pajazitit me Kryetarin e Shqipërisë Ramiz Alinë ishte fare miqësor dhe emocional. Ramiz Alia në pritje do t` i drejtohët Zahir Pajazitit me këto fjalë: Edhe ne kemi luftuar në Kosovë më 1944/45, por në kushte dhe rrethana shumë delikate sepse sllavët ishin më të shkolluar, por ajo nuk do të thot se populli nuk ishte patriot dhe nuk e donte Kosovën e lirë. Në anën tjetër Zahir Pajaziti do ta shtrojë pyetjën: A pajtoheni që pasi të bisedojmë me te, Adem Demaçi ta merr drejtimin politik të luftës sonë, e cila do të jetë sigurisht më e suksesëshme se ajo e LANÇ-ës. Pyetja e dytë është se drejtimin ushtarak do t` ia rezervoimë një oficeri që ka aftësi organizative strategjike ushtarake dhe që din t` i kombinojë politikën me ushtarakën. Kurse, drejtimin diplomatik për luftën tonë të drejtë mednojmë se do ta nxierim dikend që ka përvojë në këtë drejtim.(Kujtime të Kolonel Halil Katanës).
Ramiz Alia do të ndërhyn dhe do ta pyet se çfar qëndrimi ka LDK për mundësinë e hyrjës së Kosovës në luftë? Zahiri përgjigjet: Me sa kam informata ata janë njerëz të lapsit, janë të urtë, por nuk janë të hunit e të konopit, si i kërkon lufta dhe politika aktive.
Kur Ramiz Alia e pyeti Zahirin a keni kontaktuar me ndonjë shtet mik perendimor? Zahiri do të përgjigjet: Nuk duam t` i a lidhim veti duartë . Ne po e nisim luftën. Pastaj, do të na bashkohën ata që kanë interes për popullarizim të luftës së drejtë, gjithnjë duke u mbështetur në Rrezolutën e KS OKB mbi dekolonizimin nga viti 1960; duke u mbështetur në Konventat e Gjenevës për luftën nga viti 1949. E sipas realitetit që po ngjanë në botë SHBA po duket se do të jetë superfuqi e vetme. Ne asaj politike që na njeh si komb e si popull, do t` ia msyjmë t` i imponohemi. Rruga e imponimit sigurisht se nuk do të jetë sikurse ajo e Tiranës më 1946, sepse tani kemi patriot dhe trima të shkolluar dhe të përgatitur për sakrifica të mëdha, por që fitorja do të jetë e jona. Sepse duam që pleqëritë e Berlinit më 1878, Londrës më 1912, Verasajit më 1919 dhe Parisit më 1946, do t` i prishim për gjithëmonë, pra me luftë të drejtë do t` i bëjmë copë e grimë. Shansa na është para syve, por sot nëse shprehim oportunizëm dhe politikanizëm, prap do paguajm haraq shekujsh. Kryesorja, historinë kësaj radhe nuk do ta matim as me pllambë e as me piqik, por me milimetra për çdo sksion duke e bërë realitet Doktrinën Demaçi, historinë do ta shkruajmë vet sepse: O lindja o Prendimi nëse na ndihmojnë, lufta jonë do të jetë e drejtë. Madje, ne nuk do ta hargjojmë as një minutë kohë për ideologji. Por, kjo nuk do të thot se nuk kemi ideale. Po, kemi ideale, por ato janë për një luftë të pastër dhe me elemente të neoluftës.
Lufta jonë nuk mund të imagjinohët pa një ndihmë horizontale (popullore) nga populli i Dukagjinit. Kjo do të thot se e pranojmë çdo epërsi që ka Drenica, për luftën tani dhe të traditës sidomos. Këtu në Tiranë nuk kemi ardhur, për ta mësuar historinë e doktrinave të luftës, por kemi ardhur të mësojmë artin e luftës nga oficerët patriot. Ne Shoku Ramiz, ne tani pas një kohe tragjike nepër të cilën kemi kaluar, nuk duam më e pasë fatin e tentim kryengritjës shqiptare të drejtuar nga Ruzhdi Xhaka më 2 prill 1981 në Kosovë. Ne do ta hulumtojmë çdo shansë, sepse kryengritjën më e nisë është disi fare lehtë,thonë dokrtinat ushtarake, por pas asaj nisje duhet t` ia dijmë fundin dhe epilogun. Ne, deshtimin e Kryengritjës më 1981 ia mbështesim edhe faktit se Kosova kryengritëse së pari ishte e mbylluar kah Shqipëria. Së dyti, kur t` i shtohet këtij realitti se edhe popullin nuk e kishin të gatëshëm për mejdan, atëherë na detyron që tani të mendojmë dy herë e së treti të veprojmë, por të dalim nga veprimi me fitore në shpirt dhe fitore në dorë. E kur të dya veprojnë së bashku, atëherë faqebardhësia para kombit do të shndritë si dielli, në çdo kohë.
Çka mendonte Adem Demaçi dhe çka mësohej prej tij
Siç dihet lufta ishte e vështirë dhe e gjatë si ka thënë Adem Demaçi më 1964 në Programin e LRBSH-ës, që mbeti në histori si program vizionar historik. Ne Shoku Ramiz pa Demaçin në luftë do të jemi sikur kur njeriu hynë në një punë të rënd fizike, por i mungon njëra dorë. A hyrja e Demaçit në luftë për neve është më tepër se me i pasur dy duar. E vërteta, ate populli e respekton, sepse më në fund e ka mësuar se çfar idealesh i mbronte në burg për 28 vjetë. Madje populli e ka të njohur se ky patriot është burgosur tri herë dhe kurrë nuk ka ndryshuar as kurs as pozicion për çlirimin e Kosovës. Maje, Adem Demaçi gjithëmonë ka llogaritë se Nëna Shqipëri herdo kur do të na dali krah, ashtu si na doli krah më 1972 kur me dhjeta profesor univerzitar erdhën në Kosovë dhe aty e mbollën farën e re të patriotizimit, e cila fare e kishte emrin:arsimim, flamur dhe bashkim kombëtar”.
Takimi Ramiz Alia Adem Jashari “tet a tet”!
Ramizi: Mirë se keni ardhur kreshnikë të Kosovës dhe Shqipërisë. Adem Jashari…Luftën nuk po e nisim me shpresë se intelektualët patriot, punëtorët e vyeshëm, dhe fshatarët bukdhënës do të na bashkohën. Këta kanë mësuar dhe përjetuar kohëra të egra. Jo, lufta jonë është e vullnetarëve. Kush ka vullnet, fronti është i hapur, por jo me anarki, por i nënshtrohën diciplinës ushtrake shumë të rrebët, do të thoja Spartane për kah taktike, por Skenderbegiane për kah strategjia.Pra luftën do ta nisim në bazë të traditës: Ahmet Delis, Azem Bejtës, Shaban Palluzhës. Lufta jonë nuk do jetë gjashtë ditëshe, por do të jetë e gjatë dhe në stilin “dhëmb për dhëmb”. Po na thonë se duhët ta nisim luftën sikurse ata në Slloveni dhe Kroaci. Jo, ne do të manovrojmë një kohë, pastaj e dijmë se nuk do të jemi në paketin e luftës në mes sllavëve. E një zgjidhje në paketë, Kosovën e servon sërish në koloni.
Ramizi: Ne kemi caktuar këtë strukturë të bisedimeve për dy shkaqe: 1.I druajmë dekonspirimit; 2. Duam ta mbatim autoritetin e juej dhe të prijësve të Kosovës, a jeni të vendosur për luftë të vërtetë dhe me uniformë ushtarake. Konsiderojmë se lufta pa politikanë, dhe politikanë pa luftë, e këta së bashku pa strategji diplomatike, nuk premtojnë sukses. Pra kështu mendojnë oficerët e karierës. Ademi: Kohën dhe vendet do t` i zgjedhim ne. Ne e kemi mësuar atë betimin që ka ndodhë në xhamin e Palacit (vendlindje e Hasan Prishtinës), kur një profesor e lexoi hymnin e pajtimeve dhe rrugën kah do të shkojmë. Aty u tha: “Ejani në tubime, po shkojmë në pajtime, po nisemi simbolikisht në luftë për bashkim kombëtar”! Ne krahas luftës edhe do të mësojmë.
Ramizi, pas largimit të kreshnikëve: “Këta nuk janë persona me shkollë të mesme.Këta janë univerzitarë të lartë dhe nuk po tregojnë nga modestia. Oficeri “Sokoli”: “Jo Shoku Ramiz, këta janë shqiptarë që kanë lexuar shumë filozofi të odave, burgjeve dhe shkollës. Pra dituria e tyre është një livadh i butë me lule. A e vrenë si flasin me pezm dhe me krenari, spse luftën që po e nisin e kanë me seriozitet. Ramizi: I mësoni ju këta, po mësoni edhe ju prej tyre. Oficeri: Me siguri Kryetar!
Si do të çmohët ky dialog në Tiarnë dhe cili ishte procesi?
Historia këtë dialog në Tiranë do ta çmojë se Çështja shqiptare, po merrte epilogun e një shkolle të re të luftës për çlirimin e Kosovës, kulmi i së cilës është edhe pjesëmarrja e shumë oficerëve patriot nga niveli qendror e deri te Zonat operative.E vërteta, nga fillimi askush në Kosovë nuk kishte besuar se lufta do ta bartë fatin e Kosovës sërish në tavolinat ndërkombëtare, pra ndaras nga çështjet e republikave sllave, siç ndodhi në Konferencën e Rambujes shkurt-mars 1999.
Pas konferencës Rambujesë, pas bombardimeve 78 ditëshe të NATO-s, Serbia dhe Rusia nuk do të ndalën së montuari intriga dhe akuza të çdo lloji kundër UÇK-ës. Kulmi i asaj lufte speciale do të arrihët me themelimin e Gjykatës Speciale. Tani pas pesë vitësh të qëndrimit të katër drejtuesëve të UÇK në burgun hetues në Hagë, pritët që epilogu të marr drejtim të shpalosjës së realitetit, por që shumë çka do të varet nga qëndrimi i Gjykatës.
Çka pritët në gjykimin e vitit më 2026 në Gjykatën Speciale në Hagë?
Kësaj radhe nuk dua të analizoi luftën e UÇK-ës por do të ndalëm për t` i prezantuar shkencorisht padrejtësitë që po i bëhën Kosovës pas çlirimit (10 qershor 1999) dhe pas shpalljës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Dua ta potencj se një kohë të gjatë UÇK është quajtur “terroriste”, sepse nuk kishte adresë shtetërore. E kur e fitoi adresën, se nuk është organizatë terroriste, okupatori filloi për të thurur plane kompromitimi, të cilit fenomen tragjikisht iu bashkua makineria politike, ushtarake dhe diplomatike ruse, me disa satelitë komunist të saj.
Tani për Hashim Thaçin dhe shokët e tij të luftës, për luftën e UÇK-ës, Aleanca e NATO-s e ka për detyrë të shekullit, të dali e ta spejegoi publikisht pse ishin nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999 aleatë të UÇK-ës në luftë, kundër Hitlerit të dytë e që ishte Sllobodan Milloheviqi. E për luftën e përbashkët flasin vet bombardimet e 1058 aeroplanëve të NATO-s për 78 ditë pa pushim.Por gjatë kësaj kohe okupatori në Kosovë i hapi 600 varreza masive për shqiptarë, barti kufoma të shqiptarëve për të humbur gjurmët e gjenocidit, madje preu me sharrë shqiptarë në vende publike, për ta frikësuar popullin. Të gjitha këto mizori i bëri me paramendim të programuar politik, ushtarak dhe strategjik, për luftëra të reja okupuese.Lidhur me këtë, dokumentët e kohës informojnë se nazifashizmi serbian, pas “ngadhnjimit në Kosovë”, do ta sulmonte:Maqedoninë, Shqipërinë dhe Bullgarinë, kejtë me qëllim që të pozicionohët edhe në Selanik, krejtë me progarm rus që t` i afrohët Stambollit sikurse më 1877, duke imponuar një paqe te re ala “Para e Shën Stefanit”, mars 1878.
Në lidhje me këtë që u tha, Bashkimi Evropian në Këshillim e Evropës do ta hap një dosje të rrezikshme për drejtësinë globale, me imponim nga Rusia. Kështu, në vend që të hulumtohën kriemt e vërteta në Kosovë, disa qarqe në Evropë filluan t` i dalin krah makinerisë serbiane, që i humbi katër luftëra, kryesisht me intriga të sajuara. Por, mbi të gjitha pjestarët e UÇK-ës si prijës të luftës me përgjegjësi ia përgjegjën çdo ftese të Gjykatës Speciale. Madje themelimin e Gjykatës Speciale KS OKB ia përplasi si mundësi që ta themelojë ose Këshilli i Evropës, ose Kuvendi i Kosovës. Dhe, kur u mblodhën faktët, u pjestuan dhe u zbritën e shumëzuam, u pa se shansat për kompromitim të UÇK-ës pa fakte janë krijimi i temave kriminale si: “Transpalntim të Organeve njerëzore nga krerët e UÇK-ës”. Ky fenomen i akuzës ishte i paparë në histori, prandaj shumë mendje të ndritura në mbar globin i tronditi. Dhe kur prokurorët e regjur e vrejtën se është fjala për rrena të fabrikuara ruso-serbe, atëherë akuzën e konvertuan prap rusët dhe serbët në akuzë si: “Ndërmarrje kriminale kundër kundërshtarëve politik”. E nuk ishte fjala për kundërshtarë politik fare, por ishte fjala për luftë të drejtë që bënte UÇK, duke i zbuluar orientimet e veta publikisht. Mbi të gjitha, kur intrigantët ruso serbian u mbështetën për muri, vektori i akuzave erdhi duke u ngushtuar. Por dihet se gjatë luftës në fillim të vitit 1999, SHBA e patën menjanuar nominimin për UÇK-ën se: “UÇK nuk është organizatë terroriste”.
Tash nëse denohen me trillime katër të burgosurit në Hagë (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) po del se Madllin Ollbrajt, Vesli Klark, Riçard Hollbruk dhe mbi të gjitha Presidenti Bill Klinton që e luftonin neofashizmin serbian, përkatësiht rregjimin e Hitlerit të Ballkanit,paskan qenë të manipuluar!!! Pra të jesh njëherit aleatë i UÇK-ës, ndërsa të burgosurit që janë në Hagë, ishin drejtuesit kryesor të UÇK, vetvetiu po zbulohët se me Gjykatën Speciale nga fillimi diçka po shtremrohej. Mbi të gjitha, po të ishte UÇK “organizatë terroriste”, shtrohët pyetja a do të pranonte Adem Demaçi (Mendela i Evropës) që ta merr drejtimin e Zyrës Politike të UÇK-ës me seli në qendër të Prishtinës. Kurrë.
Madje kur dihet se ishte fare reale se jo vetëm Adem Demaçi por edhe stafi i tij ndihmës, kanë mundur të ekzekutohën nga serbët në çdo minutë, pa pasë një grancion nga SHBA, që me drejtësi patën filluar ta drejtojnë politikën mondiale. Jo, UÇK ka pasë garancion nga SHBA se po bën luftë të drejtë në përputhje të plotë me Rrezolutën e KS OKB nga viti 1960 mbi dekolonizimin e botës. Lidhur me këtë, mendoj se drejtuesit politik, ushtarak dhe diplomatik të SHBA duhet ta marrin mandatin e dëshmisë vetëm për të vërtetën historike mbi luftën e UÇK-ës. Po këtë ndërhyrje të Amerikës që shpresojmë se do të ndodhë, bota do ta kuptojë se Gjykata Speciale në Hagë është raciste. Ajo hapur shihet se është e dirigjuaar nga makineria neofashiste serbe, me shpërndarje të dezinformatave,me siellje të dosjeve para derës së Zyreve të OVL UÇK-ës, pale mos po u dhez lufta qytetare në Kosovë, gjithnjë me shpresë se me regrutme të mercenarëve shqiptarë, duke i “nominuar” si të dëmtuar të një partie, që “paska qenë kundër luftës”, që kur përkthehet shqip del se ajo parti, paska qenë kundër çlirimit të Kosovës, e realiteti tregon se nuk ishte ashtu. Por lufta e asaj partie ishte sa politike aq edhe një filozofi civilizuese që quhej gandinste.
Tani po e shënojmë një detal nga koha e luftës.Një mik nga Turqia pati filluar me myhybët e tij të i bëjë roje Zyres Politike të UÇK-ës në Prishtinë. Në lidhje me këtë, më 11 janar 1999 kinse rojet “turke” i paskan identifikuar dy hafije. Emrat e tyre ishin të trilluar. E vërteta këtë trillim Adem Demaçi-Baci, pa e hulumtuar çështjën deri në fund, duke e ditur se është fjala për intriga serbiane, turkun që e njihnim si figur por jo emrin,e fali. Por “turqit” e kamufluar me do “shubare”, u tregua shumë shpejtë se ishin persona të trilluar, të cilët çdo hulumtim serioz i xhevshte nga realiteti.Pra ishin intriga serbe të fabrikuara. Për ndryshe ne i kishim informatat se turqit politikisht dhe ushtarakisht ishin në anën e UÇK-ës, e që u vërtetua me rastin e fillimit të bombardimeve.
Përfundimi:Në bazë të analizës eksplikative del se lufta në Kosovë e UÇK-ës dhe e NATO-s si luftë e drejtë me një anë dhe lufta e Serbisë dhe tinzisht e Rusisë neokomuniste është një luftë e Tretë Botërore, por e kufizuar në hapsirë dhe kohë. Për ndryshe, planet e Rusisë ende bota e civilizuar nuk i ka zbuluar, sepse prapa Beogradit qëndronte tërë bulumenta e Vaselenës për krijimin e një rendi të ri rreligjioz botëror, i paraparë që më 27 maj 1999 ta mbaj Kongresin e saj të parë në Beograd. Jo vetëm kaq, gati dy muaj në Aeroportin e Moskës kanë qendruar në gjendje gadishmërie pesë (5) aeroplan rus për të bartur kufoma të shqiptarëve dhe për t` i maskuar diku në Sibir.E vërteta, hyrja e repartit rus së pari në Kosovë më 11 qershor 1999, nuk është gjë tjetër përpos një ekspozim se kush qëndronte prapa nazifashizmit serbian, të clit më 2006 iu nda edhe Mali i Zi përkundër kërcnimeve ruse, të cilat ende shpresojnë se do të kthehën në Ballkan.
Pra largimi i të gjitha republikave nga Jugosllavia që filloi me shkëputje të Sllovenisë dhe Kroacisë dhe përfunddoi me shkëputje të Malit Zi më 2006, më 2026 në Tribunalin e Hagës do të pushojnë të gjitha intrigat serbiane duke u plasuar në greminën e rrenave dhe mbeturinave të tyre histerike.
Shkrimi iu kushtohët: Adem Demaçit, Ambasadorit Viliam Vokerit dhe Gjeneralit Vesli Kllark.
Më 10 IX 2025