Populli në vend të levizjeve të nevojshme, kanë zgjedhur heshtjen e madhe

Populli në vend të levizjeve të nevojshme, kanë zgjedhur heshtjen e madhe
Populli në vend të levizjeve të nevojshme, kanë zgjedhur heshtjen e madhe

Skender Mulliqi

  • 11 September 2025 - 10:41

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Janë të gjitha predispozitat që vendi ynë i njohur tashmë ndërkombëtarisht nga shtetet më kulitative të botës, të jetë shëmbull për të mirë në rajon.Dhe, të jemi më afër botës së përparuar , më kusht që të ruajmë krenarinë kombëtare dhe unitetin kombëtar.Pastaj , kujdesi për historinë , kulturën dhe identitetin .Misioni ynë kombëtar I luhatur , është themeli I pozicionimit gjeopolitikë ndërkombëtar të Kosovës.

Në vend të avansimit, në kemi sot ekonomi të dobët, industri të rëndë hiq të mirë etj.Angazhimi ynë vetëmohues që nuk po e shohim deri më tash, forcon ndikimin tonë ndërkombëtar, si parakusht për tërheqjen e investimve të jashtme ,  pa të cilat  nuk kalohën vështëristë e natyrave ekonomike.Shqiptarët kan endërruar për një Kosovë të mirë , një Kosovë të sugurt,  dhe një Kosovë të prosperuar.Nuk janë fajtor vetëm parazitet e politikës, jemi fajtor edhe ne.Jemi ba shoqëri e mvaruar .Po mvaremi nga partite politike, liderët , premtimeve të mëdha e realizimeve të vogla.Po jetojmë që shumë kohë në iluzione se vet do të bëhët mirë.Po lejojme pa asnjë kuptim, , që elitat politike të jetojnë mbi mundin dhe djersën tonë.Po i durojmë njerëzit dekadent dhe të merzitshem .Dhe, gabimi tjetër I madh i popullit është së po i ushqejmë profiteret  më të mirat tona materjale.Për ate edhe jeta na është bërë e keqe jo pa fajin tonë.Ne me vetëdije po lejojme që të na mashtrojnë.Ne po i lejojmë që të na kthejne mbrapa.Ne po besojmë në programet dhe ideologjitë që po na krijojnë ndijesi të rreme për sigurinë tonë.

Populli në vend të levizjeve të nevojshme në situatën gjithnjë e më të përkeqësuar politike , kan zgjedhur heshtjen e madhe .Një shumicë e njerëzve të politikës  është në krizë edhe psikologjike, së iu ka huqur truri.Mos të lejojmë që të na marrin forcën tonë, të marrin të drejtat tona .Aq me keq që nuk kemi reformim të sistemeve të cilat nuk po funksionojnë mirë.Neve ende spo  reagojmë  në forma të ndryshme, deri të dalja për ti mbushur rrugët, që tu tregojmë dezerterëve të politikës së më popullin dhe më shtetin nuk bëhët lojë.Tu tregojmë hileqarëve të politikës, se ka zot shtëpie dhe se nuk do lejohen në pafundësi lojërat e tyre të ndyta dhe shumë të dëmshme  për vendin.Dhe, shtrohet pyetja logjike, a jemi në gjendje të krijojmë stabilitet politik , institucional dhe të rrjedhave ekonomike të dobëta?Kjo është e mundur atëherë kur nuk bëhemi satelitë dhe servilë të partive politike.Ne kemi kuadro të mirëfillta dhe profesioniste , të cilët do të kishin gjetur forma dhe metoda për marrjën e vendimeve të mira.Të largojmë më votën e lirë politikanët e demoduar, pa ide , invencion, pa dije dhe interesgjinj.Sistemet poa na këlbën, si arsimi , shëndetësia ekonomia etj.E dihet së pa  institucione funksionale nuk mundemi të ecim përpara.Kjo elitë e paturpshme  po na shesin mend se janë pasuruar më djersën e qytetarëve,  se kan vila dhe shtëpi luksoze,  dhe po vozitin vetura të shtrejta, se janë bërë milioner duke plaqkitur pronën shoqërore..Këto janë fakte që I dinë populli dhe sikur është pajtuar më kapitulimin tonë  .Nese dëshirojmë të ndërtojmë shtet ashtu si duhet,  të ngrisim zërin qdo ditë.E vërteta e sotme politike është brutale. Pozitat e larta partiale dhe pushtetare,  i përdorën për pasurime të pa ligjshme, për punësime të ilakave dhe militantëve , duke përdorur logjikën përjashtuese ndaj shumicës që ende nuk po jetojnë mirë...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".