
A po bëhën pazare politike në kurriz të popujve të vegjël?


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Ambasada amerikane në Kosovë njoftoi sot se SHBA-të kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, ndërkaq pas këtij lajmi kan ardhur edhe reagimet nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe të presidences.Edhe Qeveria edhe presidenca kan përseritur qendrimin se edhe përkunder këtij pezullimi jo të mirë për Kosovën, qe një pjesë e analistëve dhe të bllokut opozitar e shohin se prishje të marrdhënjeve me aleatin tanë kryesor, SHBA-te,mendojne se do të vazhdojne të kultivojne marrdhënjet e mira me Ameriken mike.Kur folim për këtë pezullim të dialogut strategjik, duhet të kthehemi pak në retrospektivën politike , gjatë mandatit të parë kur Trump ishte president i SHBA-ve.Presidenti amerikan kishte disa qendrime kontraverse lidhur me dialogun Kosove –Serbi dhe qasjën se si do të përmbyllet ky dialog.Shumë është folur në opinion se emisari për Ballkan, Riqard Grenell të shqiptarët gëzon reputacion të keq, per orjetimin e politikes proserbe të tij.
Disa hëre radhazi edhe tash Grenell po përserite se Kosova duhet dhënë tokë Serbisë, përmes ndarjës ose më shkëmbime territoriale, siq edhe po e kërkon edhe tash më këmbëngulje ai.Asociacioni i komunave me shumicë serbe, me duket mua se është preteks për tia dhënë si në pjatë pjesën veriore të Mitrovicës , Serbisë të Vuqiqit një krimineli të luftës, e që nuk i takon.Kjo duket se po bëhët për shkaqe strategjike të Amerikës dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor.Gjithë ky tolerim i klikës të kriminelëve të luftës në pushtetin e Serbisë, po bëhët më motivacionin se Serbia të largohet nga ndikimi rus.Këto natyrishte se janë spekulime, por që e gjithë kjo tolerancë ndaj Serbisë të pareformuar nuk ka së si të kuptohet ndryshe.Ju bënë lëshime radhazi Serbisë në procesin e dialogut ,duke e dëmtuar Kosovën pa asnjë faj.Madje, vendi ynë ju nënshtrua masave të embargos ekonomke , vetëm pse shtriu sovranitetin në veriun e Mitrovicës.Dihet se Asociacionin më kompetenca ekzektive si kopil na lanë në derë Opozita e sotme e cila në atë kohë ishte në pushtet, përmes Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës në vitet 2013-15.Dhe, kjo opozitë për fajin e vet po e akuzon Qeverinë e Albin Kurtit.Nejse , për këtë rrjedhë të ngjarjeve në dëm të Kosovës dhe popullit të saj është folur dhe shkruar shumë herë deri më tash.Unë e pashë rastësisht një pronocim të profesorit të marrdhënjeve e ndërkombëtare në Univerzitetin Ëesteminster,Aida Hehir, në emisionin “ Të paekspozuaratit; të gazetarit Ylli Rakipi më duket ishte e vitit 2018.Kjo intervisitë sikur po aktualizohet edhe në mandatin e dytë të presidentit Donald Trump.”Profesori i nderuar anglez përshkruan mundësinë e një konflikti në veri të Kosovës, dhe arsyet pse zgjedhja e Donald Trump e mundëson ndërhyrjen e Serbisë ne Kosovë.
Profesori komenton veprimet që priten pas ardhjes së Trump në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, që nga marrëdhënia e tij me Rusinë deri tek ajo me NATO-n.Ai thotë se nuk është e nevojshme të jesh një gjeni për të kuptuar që ka një lidhje mes zgjedhjes së Trumpit dhe sjelljes së Serbisë gjatë këtyre ditëve pasi sipas tij, Serbia mendon se ka një aleat të madh si Rusia në krah dhe nga ana tjetër ekziston dyshimi se me Trump në krye SHBA nuk i kundërvihet Rusisë. Zgjedhja e Donald Trump si President, ka krijuar shumë shqetësim në mbarë botën lidhur me paqen dhe sigurinë.Shumë prej këtyre shqetësimeve lidhen me faktin se fushata elektorale e Trumpit, është shoqëruar nga tentativat e tij për të krijuar një marrëdhënie të re me Rusinë. Ai ka komplimentuar disa herë Presidentin Putin, dhe duket i gatshëm ta lejojë Rusinë të bëjë ç’të dojë brenda sferës së saj të influencës.Kjo sigurisht ka implikime serioze për paqen dhe sigurinë në vende si Lituania, Ukraina apo Polonia.Trump ka sugjeruar se ai do ta rimendojë përkushtimin e SHBA-se ndaj NATO-s. Problemi që lind është se kjo organizatë e përbashkët e sigurisë, ka qenë burim i paqes dhe sigurisë në shumë vende të Europës Lindore. Një nga këto vende është Kosova. Që prej vitit 1999, KFOR-i ka qenë i vendosur në Kosovë, dhe sipas komunitetit Shqiptar në Kosovë, ka patur një prezencë pozitive dhe ka krijuar stabilitet, dhe është me siguri e vetmja forcë që pengon ndërhyrjen e dhunshme të Serbisë.Nëse mendojmë për lidhjen e Serbisë me Rusinë, dhe një lidhje potenciale të re midis Rusisë dhe Amerikës, atëherë duhet të themi se situata në Kosovë ka ndryshuar totalisht me zgjedhjen e Trump.Ekziston një mundësi, që Serbia të mendojë se duke patur një aleat të madh si Rusia, dhe duke qenë se Rusisë mund të mos i kundërvihet më SHBA-ja, ne mund ta ndryshojmë politikën tonë të jashtme dhe mund të bëhemi më agresiv, dhe në lidhje me Kosovën, më të përfshirë në punët e saj.Nëse mendojmë për ngjarjet e dy javëve të fundit, për trenin i cili u ndal në kufi, me sloganin “Kosova është Serbi”, së bashku më retorikën mjaft agresive të Presidentit të Serbisë, i cili sugjeroi se nuk e përjashton përdorimin e forcës dhe se Kosova është Serbi, duket se Serbia po e mpreh retorikën e saj, për të zbutur terrenin për një ndërhyrje të mundshme në Kosovë.Shpresojmë që kjo mos të ndodhë, por nuk është e nevojshme të jesh një gjeni për të kuptuar që ka një lidhje mes zgjedhjes së Trumpit dhe sjelljes së Serbisë.Problemi, siç shprehen edhe njerëzit në Kosovë, është se Serbia po kërkon një pretekst, për të dërguar trupa, ose policinë në Kosovë me justifikimin e “mbrojtjes së Serbëve”, në veri të Mitrovicës.Nëse kjo ndodh, dhe Trump është në dilemë, nëse dëshiron të ketë një marrëdhënie të mirë me Putin apo të shpëtojë veriun e Kosovës, nëse dëshiron të mbështesë Shqiptarët në Kosovë, fatkeqësisht mundësia është që Trump të jetë gati ta konsiderojë Kosovën si një çmim që duhet të paguajë.Problemi qëndron se nëse Serbia do të ndërhynte në veri të Kosovës, dhe KFOR-i të mos kundër përgjigjet, atëherë normalisht, komunitetit Shqiptar do të revoltohej, gjë që do të çonte në kryengritje civile në Kosovë. Mund të targetohen serbët e Gracanicës, sepse komuniteti shqiptar do të ndihej i braktisur.Problemi mund të përshkallëzohej dhe mund të krijohej një situatë ku Serbia të justifikonte ndërhyrjen me këto ngjarje.Shpresojmë që kjo të mos realizohet. Mbetet për t’u parë ç’do të ndodh, por sigurisht zgjedhja e Donald Trump, e ndërlikon mundësinë për paqe dhe siguri në Kosovë”.Po shihet se qfarë qëndrimi ka Trump në marveshjen e paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ku e sheh në qëndrimin se paqja mund të arrihet duke bërë faktike pushtimin territoreve të Ukrainës . Ky pazar mund të jetë bërë fakt , pas takimit të Trump më homolgun rus, Vladimir Putin.Unë nuk dua të thëm asnjë fjalë nga ajo që tha në intervistë profesorit anglez, Hehir.Ju lexues të nderuar logjikoni vet, se a është e saktë e gjithë ajo që ka thënë profesori , dhe se a po përputhet me realitetin e sotem në kohë dhe hapësirë …?Pazaret gjeopolitike dhe gjeostrategjike të supërfuqive në dëm të popujve të vegjël, nuk janë përjashtuar asnjëherë, apo jo…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".