
Lexoni edhe:
Vjen mesazhi i qartë: Kosovës i duhet një qeveri që rikthen partneritetin me SHBA-të
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Përkeqësimi i marrëdhënieve me aleatin strategjik dhe ekzistencial të Kosovës – SHBA-të ka marrë dimension më të gjerë me lëkundjen e marrëdhënieve edhe me aleatët evropianë, siç janë Gjermania, Austria, Italia, etj. Terminologjia apo gjuha e kryeministrit Albin Kurti për të relativizuar lëkundjen e marrëdhënieve me SHBA-të, nga ‘prishje të raporteve’ në ‘dallime diplomatike me SHBA-në’, po bëhet për konsum të brendshëm elektoral.
Vjen mesazhi i qartë: Kosovës i duhet një qeveri që rikthen partneritetin me SHBA-tëLexoni edhe:
-Kjo qasje e kryeministrit Albin Kurti është me rreziqe të mëdha për Kosovën!
Pasi nuk kemi të bëjmë me dallime diplomatike me SHBA-të, por me diskurs të kundërt të Albin Kurtit ndaj tyre!
Për këtë arsye, aspak nuk është e mjaftueshme deklarata e Kurtit se ‘nuk jemi prishur me Amerikën’ për të qetësuar qytetarët dhe për të mbajtur stabilitetin politik në vend, shkaku i gjendjes fragjile në veriun e vendit, e cila mund të eskalojë nga çasti në çast, varësisht prej zhvillimeve globale, përkatësisht të angazhimit të SHBA-ve në luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
Në anën tjetër, strategjia e Kurtit ndaj strukturave ilegale të Serbisë jo vetëm që nuk është e qëndrueshme, mund të jetë një “bombë e kurdisur” e cila mund të na sjellë para situatave të paparashikueshme me fqinjin verior.
Prandaj, raportet me SHBA-në janë jetike për Kosovën, për shkak se prezenca e KFOR-it dhe prania e ushtarëve amerikanë në veçanti është e varur në radhë të parë nga marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës me SHBA-të!
Forcimi i marrëdhënieve me SHBA-të do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në raportet me aleatët evropianë, pa të cilët do ta kemi të vështirë ta vazhdojmë rrugëtimin tonë 26-vjeçar.
Shpërqendrimi eventual i SHBA-ve nga prioritetet e tjera globale mund të shkojë në disfavorin tonë!
Andaj, sa më parë duhet që të formohet qeveria e re me legjitimitet të plotë, në të kundërtën çdo ditë e humbur me një qeveri në detyrë mund të ndikojë në humbjen e mëtejshme të vëmendjes amerikane, e cila për Kosovën, për të mos thënë fatale, do të jetë me pasoja vështirë të riparueshme për një kohë të gjatë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".