Kosova ka pasur ambasadorë të kotë që nuk dihet se çfarë bëjnë përveç peshkimit në sezonin e verës

Kosova ka pasur ambasadorë të kotë që nuk dihet se çfarë bëjnë përveç peshkimit në sezonin e verës

-Blerim Burjani

  • 30 September 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Kosova nuk rrezikon mbështetjen në planin ushtarak me SHBA, por ngadalëson disa procese dhe interesa strategjike afatgjata. Pra, duhet të rifillojë sa më parë një dialog i tillë për interesat e dyanshme. Duhet të caktohen pikat strategjike për të mbështetur njëra-tjetrën në planin ekonomik dhe më gjerë. Pra, ka nevojë për raporte të shtuar në të ardhmen dhe për të definuar pika interesi afatgjatë.

 

 

-Kosova ka raporte të mira me Japoninë dhe Greqinë, dhe këto raporte janë evidente në përkrahje reciproke. Kosova në mënyrë intensive ka pasur kontakte me Greqinë dhe raportet janë duke shkuar në nivele të rëndësishme. Por ende, nuk ka njohje nga Greqia, shteti i parë prej pesë shteteve që ende nuk e ka njohur Kosovën. E para nga ato është Greqia, e cila mund ta njohë në të ardhmen.

Kosova nuk ka pasur diplomaci të vërtetë, por ka pasur ministra dhe sidomos ambasadorë të kotë, që nuk shihen kurrë dhe nuk dihet se çfarë bëjnë, përveç peshkimit në sezonin e verës. Pra, nuk ka pasur asnjë ndihmë, as minimale, në njohje apo në diçka tjetër nga këta ambasadorë. Mendoj se duhet të rishikohet emërimi i tyre dhe të emërohen njerëz me kompetencë, të cilët mund të ndihmojnë Kosovën në planin ekonomik dhe në njohje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".