Mulliqi: Të menduarit sipas zakoneve është përsekutim i opinionit të gjerë publik

Mulliqi: Të menduarit sipas zakoneve është përsekutim i opinionit të gjerë publik
Mulliqi: Të menduarit sipas zakoneve është përsekutim i opinionit të gjerë publik

Skender Mulliqi

  • 04 October 2025 - 15:23

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Të menduarit është zakon.Por edhe pushteti është zakon.Dhe , kur mendohet sipas zakonit , përsekutohet opinioni i gjerë public.Këtë përsekutim shoqëror dhe politikë më së shumti po e bëjnë njerëzit e politikës dhe të biznesit.Dhe, shtrohet pyetja logjike , deri kur mund të durojmë budallakinat dhe poshtërsinat e tilla?Nuk është menduar se do të kemi kaq shumë ndotje të skenës politike ,ndotje të fjalës publike , kaq shumë krim kunder mendjes së shëndosh njerëzore dhe kundër shtetit dhe kombit.Nuk ka së si të komentohen ndryshe të gjitha këto ngjarje të pa mira që po ndodhin në ne dhe rreth nesh.Këto sjelljeje të një pjese të madhe të njerëzve të politikës, janë më shumë se turp, apo turpi që nuk falët.

Qendra e këtij sulmi që po i vuan pasojat është qytetari.Po veprohet sipas zakoneve të vjetra politike, nga mungesa e zakoneve demokratike që më shumë kan mbetur në letër.Cinizmi politik është duke në shkaktuar dëme të mëdha.Nuk ka reflektim ndaj gjerave qenësore, se ka njerëz të politikës që nuk janë liruar nga nostaligjia autoritare.Tashmë janë bërë përsonazhe të urryera .Nuk ka reflektim kritik në sferat e jetës dhe të punës.Çdo sistem duhet të jetë i lidhur më njeri- tjetrin , e jo më copëza.Po prodhohet gjuha e urrejtjës në raport më te tjerët, dhe kjo gjuhë e urrejtjës po është në kontekse të ndryshme , ligjore , etike e mbi të gjitha politike.Format e gjuhës së urrejtjës që e kemi potencuar edhe në shkrime të tjera , janë fomulat , stereotipet , logjika dhe stili, donë të thotë tiparët retorike . Urrejtjët politike të cilat po shfaqën më të madhe në institucione dhe në publikun e gjerë, iu kan qitur kapak të gjitha faqeve të zeza.Çështja duhet të iniciohet nga vetë gjyqësori, sepse bëhet fjalë për shpifje, akuza të rreme dhe gjuhë urrejtjeje, por gjyqësori nuk e bën këtë. Kështu po krijohet një mur fuqishem ndasie .Kjo është pengesë e madhe të funksionimit normal të shtetit.Nuk po mendohet për veprimet e tilla të pakontrolluara , ose të kontrolluara më prapanicë.Privilegjet që po u sjellë pushteti po i ndalin për vete, e për të tjerët shumicë çka të mbetet.Jetën politike e kan bërë sikur të ishte ndonjë shou televiziv.Mjafton të përmendim termin "kolltuqe", i cili duhet të tregojë persona që kanë mbajtur pozicione në aparatin shtetëror për një kohë të gjatë, dhe po flasim për të rinj që nuk kanë mbajtur kurrë ndonjë pozicion, e koha është për këta të dytet në politkëbërje .Veprimet destructive në parlament dhe jashtë dyerëve të parlamentit po vrasin qytetarët.Është krijuar atmosferë pritjeje të gjatë , për ti krijuar edhe më shumë fushëveprim veti në realizimin edhe më të madh të interesave përsonale.Të gjitha këto dukuri negative shoqërore dhe politike , kan bërë që shumica e njerëzve të këtij nënqielli të vendosin të ndryshojnë rrethanat politike të pakkontrolluara, për një jetë më të mirë të tyre.Politika ka marr kah të pa paparashikuar dhe kjo gjendje abnormale të kthehet në suaza të normalitetit.Secili prej nesh mund të jetë më i mirë, prandaj askush nuk mund dhe nuk duhet të përjashtohet nga procesi vendimarrës.Demokracia nuk është diqka statike , por eshtë diqka që zhvillohet dhe përfeksionohet vazhdimisht…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".