
SHTETI I KOSOVËS I KA RRËNJËT HISTORIKE NË LUFTËN PËR LIRI


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Dardania ariane ilire
Po kalojnë dy shekuj që shqiptarët janë në luftë, për t` u dëshmuar se kanë të drejtë në jetë, në tokë, ajr dhe ujë në konceptin që quhët tokë autoktone Dardani, e konvertuar në Mesjetë në Kosovë.E vërteta, historia dëshmon se shqiptarët janë autokton, kurse të gjithë të tjerët janë të ardhur në Iliri. Ky realitet spjegohët falë dobësimit të shtetit Bizantit (shekulli VI-VII) me qendër në Bosfor dhe Dardanele, Ilirinë do ta sulmojnë shumë popuj barbar nga verilindja. Lidhur me këtë fenomen historik, dobësimi Bizantit vjenë si pasojë e sulmeve arabe gjatë shekujve VII-XI. Ai sulm deri te Kryqzatat (shekulli XI-XIII-1096-1227), për arbanasit ka një histori që nuk shënon ndonjë progres për shkencën, për faktin se autoktonët (Lirët) ishin amortizuar në luftëra kundër Perandorisë Romake, si dhe në luftëra duke u mbrojtur, nga sulmet barbare.Së këndejmi, me ardhjën e Osmanlinjëve në shekullin e XIV-të, për arbansit do të përfundojë një epokë e denimeve drakonike nga pushtuesit dhe do të fillojë epoka e premtimeve.
E vërteta, koha e denimeve drakonike ndaj arbanasëve spjegohët me faktin se më 1330 pushtuesi përcaktonte me forcë:”Nëse një arbanas vetëm thot se ara ose kullosa ka qenë më parë e tij, do të denohët 500 krerë dele; Së dyti, me këtë pozitë arbanasi si fuqi morale ishte i obliguar për të punuar për princin okupator dhe kishën, dy ditë në javë”. Kjo gjendje jetësore i shtriu për toke në një varfëri të thellë, të gjithë arbansit si autokton. Në këto rrethana, të mbështetur për muri, arbanasit më 1336 dhe 1348 do të detyrohën për të kërkuar ndihmë nga osmanlinjët, që ishte stacionuar në Brusë me një ushtri ofenzive shumë të diciplinuar. Ndihma arbanasëve u erdhi me rastin e kalimit të ushtarit parë osmanli në truallin e Evropës, më 29 maj 1354 nepër ngushticën e Bosforit. (Arkivi i Stambollit, Dorëshkrim-Depërtimi i Osmanlisë në Iliri, pa autor, shekulli XVI).
Pas hyrjës në Iliri,Osmanlinjët konfrontimin ushtarak me pushtetin bullgar do ta kanë në vendin e quajtur Maricë. Pas Luftës në Maricë më 1371, osmanlia do t` i krijojë kushte për t` u ushtri në Iliri si okupator, për ata popuj që nuk e pranonin pushtimin. Në këto kushte kishte mundësi që me negociata, princat vendor ta pranojnë pozitën e forcës vazale, pra për ata popuj që kishin pranuar të jetojnë të nënshtruar. Si okupator, në anën tjetër Osamnlia u “kualifikua” për Bullgarë, duke i detyruar t` i paguajnë 1000 njësi ari dhe 1000 ushtarë, në sherbim të Sulltanit. Jashtë këtij imponimi, Halife (Sulltani) imonoi të bërët mik me princin e mundur bullgar. Ndërsa, për ata princa që kishin marrë pjesë në anën e kryqit (serbët, arbanasit, vllëhët e disa princa të tjerë…), okupatori i ri e caktoi që t` i paguajnë Osamnlisë 1000 njësi argjendi dhe 1000 ushtarë, në ato beteja që merr pjesë okupatori i ri. Kjo normë e denimit vlente vetëm për serbianë. Në ndërkohë (pas Luftës së Maricës më 1371), në Kojë (Anadollia Juglindore) do të plasë një kryengritje kundër Osmanlisë më 1386. Aty ushtarët vazalë serbianë do të sillën barbarishtë ndaj vendasëve kryengritës,me çka serbët si sllavë e treguan barbarinë e tyre. Por, kryeosmanlia si Halife që ishte, të gjithë ushtarët vazal serbianë do t` i denoi: 600-e do t` ua hek kokën, 200 do t` i verbojë dhe 200 dot` i lejojë të lirë por që e kishin nga një prerëje në pjesën e poshtëme të veshit, me obligim për t` i treguar princit se çka është drejtësia osmane. Për këtë “drejtësi”, princi serbian Lazar Nemanjiq në Krushefc, do të zemrohët dhe i kërcnohët osmanlisë me largim nga varësia-vazaliteti. Kuptohet se Sulltan Murati në qetësi të plotë do të marshojë më 1375 kah Nishi. Aty gjeneralët e tij do të shpërndahën në tri drejtime: Drejtimi i parë i hulumtimit terenit ishte kah Smedereva; Drejtimi i dytë i hulumtimit ishte kah Sarajeva; Drejtimi i tretë i hulumtimit ishte kah Prekupja, Kushumlia dhe Dardania.Të gjithë hulumtuesit në dy drejtimet e para kanë folur me vendas në gjuhën e pakuptuar ‘nemcase’. Ndërsa në drejtimin e tretë komunikimi me vendas ishte në gjuhën arbanase. Ky fakt tregon se cila popullsi jetonte në Dardani në Jug të Naisusit. (Akademik Branisllav Gjurgjev, Si depertuan Osmanlinjët në Iliri, ligjratë më 1972 në Prishtinë, për studentët pasuniverzitar).
2.Sulltan Murati ishte i njohur si okupator por mbahej si halife shumë i drejtë
Sulltan Murati i kishte tre djemë: Jakupin, Pajazitin dhe Aruxhin. Djali i tretë (Aruxhi) ishte i njohur si avaturier dhe do të sillet mizorisht ndaj epirotëve në Thesali. Për atë siellje, Sulltan Murati do ta denoi djalin e vet Aruxhin me varje publike. Pas kësaj ngjerje djemët (Jakupi dhe Pajaziti) do të frikohën prej drejtësisë babës, dhe seicili në vehte do ta mbajë një dyshim se cili moment i sielljeve të tyre, do të bërët shkaktar që të ekzekutohën. Lidhur me këtë, pas Betejës Maricës (luftë në mes krishtërimit dhe Islamit), Sulltan Murati evolutivisht do të instalohët në Rrafshin e Ilirisë, sepse klima dhe toka ishin shumë të përshtatëshme për ushtrinë e tij. Në ndërkohë Princi i Serbisë do t` i drejtohët sulltanit se është i mendimit se do t` ia japi një luftim të dytë në mes krishtërimit dhe islamit në Rrafshin e Ilirisë. Për këtë ofertë të natyrëshme për kohën, Sulltani ia caktoi princit dyluftimin në muajin qershor 1389. Në ndërkohë, djemët e Sulltan Muratit, duke u treguar si okupator të sigutë fillojnë të sillën ndaj popullsië për rreth Fushës Dardane me mizori. Ky fakt i shkon në vesh sulltanit, dhe djemët ia grabisin mundësinë e denimit tyre, prandaj më 28 qershor 1389 e ekzekutojnë babën. Tash fillon lufta për fron në mes vllazërve dhe Pajaziti del fitimtar, duke e likviduar Jakupin.(Ligjeratë: Branisllav Gjurgjev, Në Kosovë nuk ka pasë luftë më 1389 fare).
Çka ngjan me Princ Lazarin. Atë e ekzekutojnë ushtarët e Princ Pajazitit në vendin Kulinë, afër “Mullirit gallë”,(kështu quhej mulliri me 5 gurë). Lidhur me këtë, gojëdhana thekson se Princ Lazari “paska hecë pa kokë” nga Fusha e Dardanisë deri te Mulliri i gjallë. Populli kësaj pabesie i këndoi:”Janë mbush malet plot me borë (në qershor!!!), po hec njeri me kokë në dorë”.Populli kësaj prralle nuk i besoi, por këngtari e bëri të vetën dhe ngadal prrala kaloi në legjendë të trilluar.
3. Po si u ngrit termi Kosovë
Princ Pajaziti që u avansua në sulltani, dihet se i kositi të gjithë kundërshtarët pa dallim:Babën,vllaun, princin serbian, pra të gjithë. Nga kjo kohë Dardania u konvertua në Kosovë- që në përkthim të lirë do të thot rrafsh, rrafshinë, rrafshlartë.
Po, vërtetë në Fushën e Kosovës është dashur t` i kryqojnë shpatat dy ushtri, por ekzekutimi i sulltanit dhe ekzekutimi i princit serbian, pati për pasojë që Lufta e Kosovës më 28 VI 1389, nuk është zhviluar fare. (Shiqo: Mustafa Kruja, Studime historike, Tiranë, detalisht; Branisllav Gjurgjev, Lufta e Kosovës nuk ka ndodhur fare. Akademik Branisllav Gjurgjev, është ekspert i filozofisë së historisë-HB).
4.Serbët moralisht janë racë primitive!
Nga viti 1389 e deri më 1804 serbët kurrë nuk kanë ngritur kryengritjr kundër okupatorit osmanli. Por, të kuptohemi se gjithëmonë e kishin ndihmën e Rusisë dhe Evropës krishterë. Lidhur me këtë, shtrohet pyetja: Kush i paisi me topat e parë kryengritësit e Karagjorgjit më 1804.Wjejna ia dhuroi Principatës serbe 4 topa. Rusia në anën tjetër ia dhuroi patentin e prodhimit të topave një serbiani që ishte farkatarë i shkelqyer. Ai në mënyrë primitive i farkoi 8 topa dhe me këtë “arsenal” armatimi Serbia u shndërrua në ralitet kryengritës, në të cilin deri më 1881 investoi tërë krishterimi evropian. Për këtë konkludim duhët hulumtuar cilat ishin pasojat e Marrëveshjës sekrete në mes Austro Hungarisë dhe Rusisë për Ballkanin më 15 janar 1877 në Budapesht. Aty Wjna u obligua ta ndihmojë Serbinë, ndërsa Rusia u obligua ta ndihmojë Bullgarinë. (Kristo Frashëri,Marrëveshja Ruso-Austriake më 15 janar 1877, botim i plotë nga Akademik Arben Puto.).
5. Pasojat e luftës Ruso-Turke mars –dhjetor 1877
E tërë Evropa më 1877 ishete e disponuar për ta larguar Osmanlinë nga Ballkani, sepse ishin lodhur me kercnimet e saj për luftë të shenjët. Në këto rrethana Rusia Cariste gati për një vit do ta luftojë osmanlinë në tokat e Bullgarisë (më 1877), sa që pas luftës në Pleme të Vogël, Ushtria ruse do t` i afrohët Stambollit. Në bazë të kësaj gjendje Peterburgu do ta diktojë paqën e Shën Stefanit më 3 mars 1878.Me këtë paqe Mali i Zi i okupoi viste shqiptare, por iu pranua edhe pavarësia. Serbisë iu pranua pavarësia si dhe okupimi i Sanxhakut Pazarit Ri si dhe Sanxhaku i Nishit.
6. Pasojat e luftës serbo-turke 1-28 XII 1877
Shqiptarët e Sanxhakut Nishin në anën tjetër nga 1 dhjetori 1877 psuan tragjedi në 714 katunde dhe 6 qutete. Shqiptarët edhe pse princi serbian i kishe siguruar se: pasuria e tyre do të ruhët dhe integriteti i Sanxhakut Nishit do të mbrohët. E kundëra, do të thot përfaqsuesi i shqiptarëve nga Nahija e Gjilanit në takim me Franaseviqin në Vrajë. Përfaqsuesi shqiptar shprehet: “Princi serbian nga 1 deri më 28 dhjetor 1877, i shfarosi të gjithë shqiptarët pa dallim,të cilët vendin e tyre e quanin Shipnia e vjetër (Sanxahu i Nishit si pjesë e Viljetit Kosovës). Princi serbian na tradhtoi dhe tash t` i besojmë, në asnjë rrethanë”. (Shiqo: Haxhivasileviq, Albanska Liga,Beograd).
7.Tragjedia e muhaxherëve shqiptarë
Të gjetur para topit dhe zjarrit, për shkak se i deportoi Serbia, shqiptarët do të organizohën në Prizren më 10 qershor 1878, për t` i dalur zot vatanit. Tubimi ndodhëte sidomos, për t` i treguar Kongresit Berlinit që ishte deklaruar se do të ndodhë më 13 qershor 1878, se ndaj shqiptarëve turku dhe serbi po bëjnë mizori të papara. Por Çështja Shqiptare në Berlin as që do të diskutohët, për faktinn se ishin “kulifukuar si muslimanë”. (Akademik Bogumil Hrabak, Serbia 1878, Beograd 1979, dokumentet detale). E vërteta, Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 18 qershor 1878 do të deklarohet se ka dalë nga populli për t` i ndihmuar shqiptarisë. Por njëherit, nuk shfaqi ide se kërkon shkëputje nga Padishahu. (Lexo: Terxhumani shark, Mr Ilaz Rexha, Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 1978). Në proces lufta shqiptare do të shpërthej më 1881, për ta themeluar një qeveri e cila do të avansohët në fuqi morale, sepse armatimi i krshnikëve të saj ishte me do pushkë-martina të shekullit tetumbdhjetë. Mbi të gjitha më 28 qershor 1881 Austro Hungaria dhe Principa serbe që doli nga Kongresi i Berlinit si shtet i pranuar, u dakorduan me marrëveshje sekrete në Vjenë se: “Vjena do të angazhohet për t` u zgjeruar Serbia kah Kosova, ndërsa Austro Hungaria u zotua se në Bosnje do të instalojë pushtet të përparuar, pasi që më 1875 e kishte shpallë tokë të okupuar. Siç dihet, Bosnjën Wjena e aneksoi më 1908. (Shiqo: Tajna Konvencija izmedju Serbie i Austro Ugarske 28 VI 1881, botim i veçant Beograd 1928). E vërteta, deri më 1903 Mbretëria serbe (nga 1882), kishte mardhënje të shekelqyera me Vjenën, sa që mbreti serbian, thuhet se më shumë qëndronte në Vjenë se sa në Beograd. Më 1903 qarqet masone serbe bërën grisht shtet dhe e sollën në pushtet Dinastinë e Karagjorgjeviqëve (1903…..).
8.Kryengritjet shqiptare ishin përmanente më 1910
Nga koha e Kongresit Berlinit (1878) shqiptarët sidomos ata të Vilajetit Kosovës, do të organizojnë kryengritje pas pryengritjësh, krejtë me qëllim që të shkëputën nga Stambolli sikurse popujt tjerë të Ballkanit. Lidhur me këtë, Porta nga viti 1881 e deri më 1886 do t` i organizojë n` anën tjetër 16000 procese gjyqsore kundër shqiptrëve kryegritës. Pas gjykimeve të shpejta të gjyqit ushtarak URRFI, pa prova, vetëm a ishte ai akuzuari shqiptar, do të pasojnë varje dhe syrgjynosje, ndër më të egrat që i gjasonin inkvizicionit. Lidhur me këtë Stambolli nuk do të lejojë hapjën e asnjë shkolle në gjuhën shqipe, edhe pse kishte kërkesa ordinere. Stambolli, nuk do ta ndihmojë muhaxherinë shqiptare me asgjë. Dhe Evropa në anën tjetër, do të heshtë.Edhe më tragjikisht, më 1902 me organizimin e Stambollit, Beogradit dhe Peterburgut, do të vritët drejtuesi i Besa-Besës Pejës (nga viti 1899).Së këndejmi, gjatë dekadës parë të shekullit XX-t, shqiptarët do të ngritën në kryengritje që kishin për synim pavarësinë e kombit. Lidhur me këtë, më 23 korrik 1908 do të mbahët Kuvendi i Ferizajit, si pasojë e vendimeve të tij do të pasojë rrximi i qeverisë në Stamboll. Ndërsa, në nëntor 1908 do të pasojë Kongresi i Alfabetit i mbajtur në qendrën e Vilajetit në Manastir. Nga kjo kohë intenzivisht muhaxheria e Veriut të Vilajeitit Kosovës, do të organizojë kryengritje pa shkëputje.Por, në shtator 1910 Stambolli do të shpallë në Kosovë shtetërrethim përmes Shefqet Durgut Pashës (Xhelati quhej në shqiptari-HB), për çka në qendër të Prishtinës, do të ekzekutohën si organizatorë të kryengritjës: Haxhi Sadria, Islam Bulliqi, Ibrahim Hertica, Osman Qylahi etj.Ndërsa familjet e këtyre personaliteteve sulltani me rastin e vizitës Kosovës, në qershor 1911 do t` i amenstojë dhe xhakun e tyre do ta paguaj si dëmshpërbilim me lira ari.( DASIP B, Sultani në Kosovë dhe bojkotimi që i bërën personalitet shqiptare, nga Bedri Pejani-Babushi).
9.Më 1912 kryengritësit e drejtuar nga Hasan Prishtina e çliroi Vilajetin e Kosovës
Pas çlirimit të veriut Kosovës sidomos Nahija e Llapit në Luftën e Kulinës, e drejtuar nga Isa Boletini, (prill 1912) kryengritja shqiptare do ta përfshinë Rrafshin e Dukagjinit,dhe si pasojë në Carralevë dhe Kaçanik kryengritësit pasi që shënojnë fitore i rejtohën Shkupit.Në këto rrethana më 26 gusht 1912 në Shkupin e ëliruar, do të gjënden në Kala: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi etj. Përball tyre do të gjëndën përfaqsuesi francez, përfaqsuesi austriak dhe përfaqsuesi rus, me detyra specale. Aty, Hasan Prishtinës, frncezi do t`thot: “Çfardo rrezultati të ketë lufta juej, kufijtë e Pernadorisë turke, nuk lejohët të ndryshohën. Prandaj duhët që ta urdhëroni demobilizimin e kreshnikëve". Urdhëri pasoi, demobilizimi ndodhi dhe shqiptarët mbetën të ndrydhur para topave të Dërgut pashës dhe kërcnimeve serbo malazeze, për plojë që do të ndodhë nëse rrebelohën.
10.Si filli Lufta e Aleancës Ballkanike
Por pa filluar Lufta Ballkanike oficeri Bozhidar Janku ua dërgonte shqiptarëve një proklamatë për t` i ritradhtuar me titull: “ T tona fiseve n Shqipni or vllazni. Gjith kush din, qi, pa emen t zotit jrgjo n ftyr toks nuk muj boet. Ne me emr, e ndim allahit jemi nisun, e po vim me kuvet ton te ju. Po vim n lle tuej, e tonin qi na ka zaptue osmanllia, qe, pesqin e përmbi vjet, ama spo vim zullum me ju bo, por po vim zullumin me jau ijek. Ju vet po shifni, or vllazni, çka po boin osmallit (ausus zhon turk). Gjo pa ju bo slan. Me ushtri, e me topa, u rrxuan shpijat, u çartn katundet, u shkeln robt, mbush apsanet me djem t juve, elle kurkund, as n prag t shpis nuk u lann raat….”. (shiqo të plot në librin: Hakif Bajrami, Si e okuoi Srbia Kosovën më 1912, Prishtinë 2003, f. 37/6). Po shtrohet pyetja, çka bëri Bozhdar Janku më pak se Turgut pasha? Së pari, edhe Bozhidari me top preciz të firmës austriake e rrxoi xhamin e Dumnicës. Pastaj, 132 katune të Kosovës i bëri pluhur e hi, duke i granatuar, krejtë me qëllim që shqiptarët të arratisën drejtë jugut.Ndërsa të gjitha xhamitë me urdhër të Bozhudar jankut u kthyen në shtalla të kuajëve. Mëtej oficeri serbian i tuboi në një llogor 500 burra shqiptarë në Gazimestan, dhe aty më 28 VI 1913 i bëri copë e grimë, duke hudhë katër granata mbi ta. (AVIIB. P.4. K. 213/12).
Mbi këto rrethana shtrohet pyetja logjike: Pse u lejuan nga Evropa, dy muaj më vonë, në favor të Fallangës Ballkanike (Bullgari, Greqi, Serbi, Mali i Zi) ndryshimi i kufijëve të Perandorisë Turke. Ja kjo është politika e Evropës, dje dhe sot, dhe siç shihet nuk ka shenja se do të ndryshojë edhe nesër. E realitetin tragjik ndaj shqiptarëve e përligji Konferenca e Londrës më 1913. Aty nuk u përfill fare Memorandumi i Qeverisë Vlorës nga 2 dhe 25 janari 1913, ku shprehet me fakte se cilat janë viset etnike shqiptare. (Arben Puto, Dokumente për luftën shqiptare për identiet kombëtar e shtetëror, dorëshkrim, ligjeratë më 1973 në Prishtinë).
11.Nikolla Pashiqi e rrenë Eduard Grein më 18 dhjetor 1912?
Kur Bozhidar Janku po e kthente Kosovën në gërmadha, duke e bombarduar me topa të prodhimit austriak, Nikolla Pasiqi në anën tjetër i shkruante Londrës, kinse: “popullsia e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës po kërkojnë se: Jemi serbianë, në familje flasim serbisht,prandaj Konferenca e Londrës duhet të na caktojë të jemi me Serbinë”. (AVIIB P. 4. K. 48-9-1-27-1912). Dhe Konferenca e Londrës kësaj rrene, me respekt i besoi!
Lidhur me këtë, komandanti i kufirit Kosovë-Serbi Aleksa Bogosavleviq, në librin “Për shqiptarët”, Nish 1897, f. 7. shkruante se: “Lumenjët e Shqipërisë janë: Llapi, Sitnica, Drini, Vardari”. Pra Konferenca e Londërs, ishte një aeropagë për denimin e shqiptarëve e jo të Turqisë, që e kishte atrocituar Ballkanin për pesë shekuj okupim. Se Lufta Ballkanike dhe Konferenca e Londërs ishin nga një shkollë ushtarako-diplomatike, e cila në vijim do të avansohën në “art” për trillime antishqiptare e që e argumenton edhe ky fakt: “Në qytetet e Vilajetit Kosovës, para luftës Ballkanike me NJË (1) lirë ari bleheshin 82 fesa. Ndërsa gjatë dhe pas luftës, 82 lira ari kushtonte NJË (1) fes. Ky fenomen ngjante për shkakun se ushtria serbe, kend e haste me plis e ekzekutonte aty për aty. Ndërsa, kend e haste me fes, e kursente nga çdo denim. Kjo do të thot se Lufta Ballkanike dhe Konferenca e Londrës, ishin kundër plisit (kundër shqiptarëve), e jo kundër fesit (kundër turqëve). Edhe më konkret, nga dhjetori 1912 e deri në qershor 1914, për t` ia plotësuar Serbisë dhe Malit Zi programet e shpronësimit, shpërnguljës, shfarosjës shqiptarëve, 395 anije Evropiane bartën shqiptarë në Anadolli.
12.Në Luftën e Parë Botërore serbët ishin shkaktar dhe humbës
Politika serbe pas okupimit të Kosovës dhe Maqedonisë, do të kthehet kah Bosnja dhe Hercegovina me qëllim që edhe atë trevë ta okupojë. Për këtë shkak, Beogradi i nxtuar nga carizmi rus do të has në rrezistencë të hapur të Vjenës. Ajo rrezistencë do të kulmoi me oraganizimin e atentatit ndaj Franc Ferdinantit më 28 VI 1914, i cili po e vizitonte Sarajevën. Të gjetur në pozitë kritike, ushtria serbe do të kërkojë ndihmë nga Rusia, e cila do t` u drejtojë francezëve dhe britanikëve ultimatum: “Ose e ndihmoni Serbinë, ose ne do të lidhim pakt separat me Gjermaninë dhe Austro Hungarinë”. Dhe ndihma nuk mungoi.
13. Në Vrsaj Franca e ktheu Serbinë në fitimtar
Franca sidomos do ta ndihmojë Serbinë me mercemarët e saj arab që të kthehet në vendin e çliruar, madje duke u zgjëruar jo vetëm në Maqedoni, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci e Slloveni e deri në Suboticë, duke e okupuar edhe Vojvodinën, duke e krijuar një Perandori të re në Ballkan që u quajt: Mbretëria Serbo Kroato Sllovene. Në këto rrethana Nikolla Pashiqi në Konferencën e Senzhermenit për pakicat, do të shprehet: ”Ata popujë që Serbia i ka okupuar para 1 prillit 1913 nuk përfshihën në këtë Konventë mbi pakicat kombëtare”. Dhe Klemanso ia pranoi propozimin. Lidhur me këtë, posa mbaroi Konferenca e Versajit, pushteti i Beogradit e hapi “kredinë” për deportimin e shqiptarëve në Anadoll. Kështu deri më 1939 Mbretëria Jugosllave i bëri katër konventa me Turqinë, për deportimin e shqiptarëve në Anadolli, dhe Evropa heshti, për 20 vjetë. (Konventa Jugosllavo Turke 11 korrik 1938 në DASIP B. II/1939/9-A).
14. Serbia 1941-1945
Familja mbretërore serbe gjatë prillit 1941 u arratisë në Londër dhe aty mrizoi pa asnjë trazim. E sa ishin serbianët trima dhe luftetarë tregon gjermani në gjykimin që iu bë nazistve gjakatar në Nirenberg. Aty oficeri gjerman deklaron: “Me profesion jam oficer lufte. Lufta në Jugosllavi nuk meriton të përmendët, sepse nga Maribori e deri në Gjevxheli nga 7 e deri më 17 prill 1941 kam marshuar me motorr, pa ma krisur askush qoftë edhe një plumb”. Në Luftën antifashiste populli serbian ishte më tepër në konflikt qytetar, sepse çetnikët dhe Qeveria e Millan Nediqit ishin në pushtet nga 1941 e deri më 1944 pa i trazuar askush.Me fjalë tjera, qeveria serbe e kishte pushtetin më stabil pronazist në Ballkan.
15.Pas luftës Serbia e okupoi Kosovën me intriga politike
Deri në dhjetor 1944 në Kosovë u themeluan 8 brigada antifashiste, partizane shqiptaro serbe. Pra, njësitët antifashiste ishin të përziera. Ndërsa. me parullën: “çdo gjë për frontin, të gjithë për fitore”, gjatë janarit 1945 në Kosovë filloi mobilizimin. Për një kohë shumë të shkurtër mobilizimit iu përgjegjën me dhjeta mija regrutë shqiptarë të Kosovës. Me këtë mobilizim Krahina e Kosovës po hynte në radhën e vendeve antifashiste, prandaj nuk do të vlejnë parimet e Konferencës Teheranit nga tetori 1843 se: “ata popuj që kanë bashkpunuar me nazifashizmin, kemi të drejtë t` i deportojmë në vende tjera”. ( Lufta në Jugosllavi, nga V. Zeqeviq-B. Petranoviq, Dokumente). Por, për të patur të “drejtë” me i denuar shqiptarët, oficerët çetniko-partizan serbianë filluan propogandën: driz Gjilanin dhe kreshnikët e tij i quanin “pro gjermanë”. Ndërsa, kreshnikët e Shaban Pollizhës i quanin: “Pro nazista”. Madje kur divizionet serbe hynë në Kosovë dhe i krijuan 24 burgje për shqiptarë,oficerët serbianë ushtarëve të tyre u thonin:”Vrani aranutë dhe gjermanë”. (AVIIB. NOB i Revolucija, Dokumente të botuara në Vjetari, arkivi i Kosovës, 1986/88).
16.Beogradi më 1946 synonte për ta okupuar Shqipërinë
Nuk vonoi shumë, Beogradit iu hap apetiti për ta okupuar edhe Shqipërinë, pasi që Kosovën e shpalli të aneksuar. Me këto makinacione, dueti Millovan Gjillas dhe Aleksandër Rankoviq e hapën sërish frontin e deportimit të shqiptarëve në Anadolli. Për ta realizuar më lehtë operacionin, e hapën rubrikën administrative më 1947, që shqiptarët duhët të regjistrohën turq, dhe për atë konvertim do të kanë beneficione adminstrative”. (AJ. Dosja Millovan Gjillas 1946/7). Me këtë devizë deri më 1953 në viset shqiptare kvota e shqiptarëve të konvertuar në “tyrqë” arrijti në 154000 nefus. Kjo shifër ishte argument i mjaftueshëm për ta lidhë Marrëveshjën Xhentelmene Tito-Kypril në Split më 3 mars 1953. Rezultati, i marrëveshjës deri në Plenumin e Brioneve ishte: në Anadolli u deportuan përmes Maqedonisë 415000 shqiptarë. (AJ. Minstarstvo Unutrashnjih Posllova, Dosja “A. rankoviq”, strogo pov 1956).
Ndërsa më 1954 Jugosllavia dhe Grqia, do të lidhin Marrëveshje sekrete për ndarjën e Shqipërisë në Lumin Shkumbim. Por një vit më vonë (më 1955), Shqipëria u pranua në Paktin e Varshavës dhe në OKB. Prandaj çështja e “ndarjës Shqipërisë” mbeti “për kohë më të përshtatëshme”, por kurrë e shkëputur nga ideja se: “Ndarja e Shqipërisë duhët të shkojë deri në fund”.Ajo shkuarje deri në fund ishte operacionalizuar: Së pari, duhej luftuar shqiptarinë në Jugosllavi. Së dyti, me të gjitha mjetet përmes KGB-es, CIA-s dhe UDB-s, duhet destabilizuar pushtetin në Tiranë, duke dërguar diverzantë dhe duke përgatitë edhe qeveri marionete me seli në Shkup.(AJ. Dosja: “Apostol Tanefi me ministra 1949-1959. E sajoi Dushan Mugosha dhe Spasoje Gjakoviq me Rajko Vidaçiqin më 1959.).
Në këtë drejtim, mjafton ta theksojmë aksionin e armëve në Kosovë gjatë dimrit 1955/56, kinse shqiptarët janë të aramtosur. Ndërsa, për mos me pasë kush të reagojë UDB të gjithë udhëheqësit shqiptarë do t` i klasifikojë në “kuisllingë” dhe në verë të vitit 1956, do të kurdiset Procesi i Prizrenit, ku akuza kryesore ishte se: “drejtuesit shqiptar kryesisht nga Gjakova, janë të lidhur me politikën e Enver Hoxhës”(Dosja e sajuar nga Rajko Vidaçiq 1957-aty). Pra, këto dokuemente dëshmojnë mjaftueshëm për ligjet e kohës, për t` i pushkatuar të gjithë.
17.Ideja për mbylljën e shkollave shqiptare në Kosovë
Jo vetëm kaq, më 1957 UDB-a e inicoi fushatën se: “Duhët të mbyllën shkollat shqipe në Kosovë, sepse nuk ka kaudro”(!). Por këtë fushatë e stopuan, madje me krcnim se: “shkollat me çizme i kemi fituar e me çizme do t` i mbrojmë : Fadil Hoxha, Ali Hadri, Hasan Mekuli, Salih Nushi etj.(Stenogram nga Mbledhja në Shkollën Normale në Prishtinë 1958).
18.Reagimi i Tiranës zyrtare më 1958 në OKB
Pikërisht me 1958, ndaj mizorive që po u organizoheshin shqiptarëve në Jugosllavi, do të reagoi Prezidiumi i Kuvendi t Popullor të Shqipërisë në KS OKB. Për këtë akuzë, një komision i :Kryqit kuqit kuq ndërkombëtar” më 1959 do ta inspektoi çështjën. Dhe për t` i shpëtuar akuzës Aleksandër Rankoviq, do t` ia servoi Komisionit, Rrezlotën e Plenumit ilegal të LKJ për pakicat (1959), dhe me atë konstatim çështja e mbylljës së shkollave shqiptare në Jugosllavi, do të mbyllët. Por ngajrjet e mëtejme nuk e të përseritët kërkesa e A. Rankoviqit për mbyllje të shkollave, për faktin se më 1960 KS OKB aprovoi Rrezolutën mbi dekolonizimin e Botës. Prandaj, në Prishtinë do të hapën: fakulteti filozofik dhe fakulteti Juridiko- Ekonomik. (AK, Sekretariati i Arsimit në Kosovë, Elabrat i Pajazit Nushit më 1969).
19.Kundërthënjet në mes komunistëve jugosllavë dhe pasojat
Më 1962/63 Jugosllavia mbeti në luftë të brendëshme: a të shkohët në sistem centralist apo decentralist administrativ. Në këtë nye qarçet kulmore politike u ndan në dy grupe politike shumë të hasmuara “nën tryeza”. Për decentralizëm ishin sllovenët dhe kroatët. Kurse për centralizëm ishin: serbët, malazezët, maqedonët dhe boshnjakët. Shqiptarët nuk i pyeste askush. Por, siç dihët më 1965, me iniciativë të Eduard Kardelit do të fillojë epoka e decetralizimit, e mështetur në një diskutim të mbyllur për opinion nga viti 1957. Aty, E. Kardel tha: “një ditë ne sllobenët dhe Kroatët do të jemi flamurtar të prishjës Jugosllavisë, sepse anojmë kah perendimi katolik. Ndërsa Ju serbianët e të tjerë do të anoni kah ortodoksia ruse. Nga salla, D. Qosiq, E shqiptarët kah do të anojnë. E. Kardel, Normal shqiptarët do të i bashkohën Shqipërisë”. (Pleumi ilegal 1957;Plenumi për Sistemin komunal 1965). Ndërsa, një vit më vonë (më 1966) LKJ i dha fund Rankoviqizimit të pushtetit. Më tutje UDB-a u konvertua në SPB në mënyrë që direktivat politike t` i lëshonKQ LKJ për çdo pore të pushtetit. (Penumi i gushtit i KQ LKJ, gusht 1966).
20.Themelimi i Univeriztetit Prishtinës më 1970
Ngjarjet rrevolucionare më 1968 në Evropë dhe Jugosllavi u reflektuan edhe në Kosovë. Studentët dhe nxënsit patriot shqiptar e thanë fjalën e vet më 28 nëntor 1968. Tash i mbetej pushtetit që të reflektojë. Nga ky reflektim i imponuar nga poshtë-lartë, në fillim të vitit 1969, Kosova do ta fitojë Ligjin Kushtetues, do të lejohet përdorimi i Flamurit Kombëtar, do të shuhet termi Metohi dhe do të pasojë propozimi që Kosova të ketë univerzitet. Univerztetini Prishtinës do të themelohët më 1970, dhe me këtë akt u hap rruga intelektuale për reformime të tjera.(AK. Plenumi i LKK më 18 nëntor 1970, Diskutimi i Fadil Hoxhës, dorëshkrim në 11 faqe).
21. Kushtetuta e vitit 1974
Kosova element i federatës por jo republikë, ishte rrezultati i refromimit të RSFJ-ës me Kushtetutën e vitit 1974. Çka ndodhi pas saj. Më 1975 pushteti serbian sajoi ‘Librin e kaltërt”. Ky dokument kishte për qëllim për t` i kthyer krahinat prap si pjesë integrale të Serbisë. Në lidhje me këtë do të reagojë Fadil Hoxha dhe çështjën do ta merr pastaj J. B. Tito në duar, duke urdhëruar Kryesinë e Serbisë për ta larguar iden serbe nga veprimi antikushtetuesm duke ju thënë: “E paskeni harruar se cili është misioni i Plenumit Brioneve”! (Shiqo: Stenogram Brionskog Plenuma 1966, libri. 1. dhe 2, Beograd,botim i Arkivit Jugosllavisë; Komentimi më 1979 dorëshkrim 5 faqe, latinicë. Në bazë të fjalëve dhe gjuhës del se shkrimi ishte i Vlladimir Bakariqit).
22. Serbët nuk pushojnë me intriga
Pas demonstratave rrevolcionare në Prishtinë në mars dhe prill 1981, qarçet shoviniste serbe do të dalin nga “ilegaliteti” dhe do të hudhën në ofenzivë për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, të cilët ishin larguar pas Plenumit Brioneve si të deformuar. Madje disa oficerë serbianë do të shkojnë aq larg sa që pa ndonjë vlersim politik Demonstratat do t` i quajnë “Kontrarrevolucionare”. (shiqo: Platforma politike për Kosovën, dokument ireverzibil dhe anti njerzor). Dhe mbi këtë platformë më 1983 LKK do t` i themelojë shtatë (7) brigada duke e kthyer LKJ në parti nacionalsocialiste. Kështu të orientuar në dhjetë vjetorin e “Librit kaltërt”, më 1986 Akademia Serbe, do ta lansoi Memorandumin, i cili ishte kopje e të gjitha akteve centraliste serbiane. Ndërsa, më 1987 pushteti serbian do të lansojë “Progarmin Jugsllav për Kosovën”, ku parashihet rikolonizimi i Kosovës me sllavë, nga të gjitha anët e botës. Mbi këto synime, pushteti nazifashist i Beogradit, më 23 mars 1989 me ndihmën e disa lakejëve shqiptar do të bëjë grusht shtet, duke e shuar autonominë substanciale të Kosovës. Dhe kur këtë synim e hetuan sllovenët dhe kroatët, ata e prishin Lidhjën e Komunistëve të Jugosllavisë, duke dalur prej saj. Kështu filloi prishja e Jugosllavisë dytë, të cilën Badinteri më 4 korrik 1992 e shpalli inekzistente. E vërteta, Sllovenia dhe Kroacia dy vite ishin në luftë me Serbinë.Por për ta ruajtur Jugosllavinë, gjeneralët Velko Kadijeviq dhe Bllagoje Axhiiq, do shkojnë në Moskë për të kërkuar ndihmë, por ndihma as që iu premtua. Në realitet, edhe shtetet Perendimore, që kishte interesa ekonimike në Jugosllavi, do të ofrojë miliarda për ta shpëtuar shtetin katrahurë nga shkatrrimi. Por “kulla’ kishte filluar të rrënohet nga brenda dhe fundin nuk kishte forcë që t` ia ndal.Mbi këto rrethana shqiptarët e Kosovës ngadal por sigurt, do ta presin shansën e tyre dhe do të ngritën në luftë për t`u shkëputur nga Jugosllavi (Serbia) e tretë e Zhablakut, duke bërë luftë frontele më 1998-1999.(Shiqo: OVK, Kako smo izgubili Kosovo i Metohiju, Beograd 2007, gjërësisht).
23.Shtetësia shqiptare
Shtetësia shqiptare embrionin e ka në xhakun shekullor të kryengritjeve pa mbarim në trevat e ish Vilajetit Kosovës. Ndërsa, çlirimi i Kosovës, dhe themelimi i shtetit të dytë shqiptar, është prodhim i tërë opusit intelektual qytetar shqiptar,kualitet ky që sot po luftohët nga të gjitha anët, sepse ka dalur si rrezultat i një aktiviteti të gjatë politik, kultuor dhe ushtarak, për dy shekuj me radhë. Kështu, nëse shiqohët historia e shtetit Kosovës, atëherë rrënjët e tij i gjejmë konkret te: Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878, Lidhja Shqiptare e Pejës 1899, Lidhja Besa- Besë e Kulinës 1910, Lidhja e Junikut 1912,Çlirimi i Vilajetit të Kosovës deri më 26 gusht 1912, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918, Kryengritja shqiptare në Kosovë 1919-1924. Konferenca Nacionalçlirimtare e Bujanit, në partitë rrevolucionare si: NDSH, LRBSH, Lëvizja për Republikë, LPK etj.Këto janë fakte që argumentojnë se kjo histori është sulmuar nga çdo anë, sidomos brenditë e kryengritjeve, nepër kongrese dhe konferenca të ashtuquajtura paqesore ndërkombëtare, sepse kjo trevë ishte shënuar nepër harta të Antantës (Rusi, Francë, Britani 1883-1907), se: “Kosova duhët t`i atkojë Serbisë, ashtu si e kishin vizatuar diplomatët serbianë dhe austriak më 28 VI 1881 në Vjenë”.
Po sot, pse po zhvillohët luftë speciale për ta destabilizuar shtetin e Kosovës. Lufta për destabilizim po zhvillohët krejt me prapavi, që t` i shkëputët veriu i Kosovës, e pastaj të aneksohët sërish nga Serbia tërë Kosova. Këtë konstatim e vërteton fakti se Kosova edhe pse më 17 shkurt 2008 e shpalli pavarësinë, prap se prap po mbetët Protektorat i BE-s dhe OKB-ës, ndërsa KFOR-i është këtu vetëm për ta siguruar këtë prapaskenë “ilegale”, të Brukselit dhe Nju Jorkut. E vërteta, kjo politikë është kah zhvillohët që Serbia e fashizuar të nxirret nga ndikimi rus. Por, faktet fasin se nuk ka çmim që Serbinë e bën de fakto dhe de jure shtet pro evropian.
Sot Lëvizjës Vetvendosje është në luftë politike dhe diplomatike për pozicionin që të paktën të kuptohet në Nju Jork dhe Bruksel se: Serbia nuk ka shansë që të demokratizohët, qoftë edhe nëse ia falin Kosovën, Maqedonin, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. E kundërta, Serbia edhe sot është një shtet kancroz.Mbi të gjitha, Serbia fashiste pa i paguar dëmet e luftës që ua ka shkaktuar shqiptarëve, ajo kurrë nuk do të pushojë me kërcnime të çdo lloji.
Shkrimi i kushtohët: Bajram Currit, Bedri Pejanit, Hasan Prishtinës, Gjon Bizakut, Shtjefën Kurtit,Luigj Gashit, Adem Demaçit dhe UÇK-ës fitimtare!
Më 6 tetor 2025