Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, dialogu SHBA-Kosovë është pezulluar pa afat

Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, dialogu SHBA-Kosovë është pezulluar pa afat
Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, dialogu SHBA-Kosovë është pezulluar pa afat

Xhevat Meha

  • 07 October 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Në lidhje me amendamentin e propozuar Kongresit amerikan nga Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, si vijon: Është raportuar se në këto ditë, Kongresit amerikan i është paraqitur një amendament që përfshin çështje që kanë të bëjnë me Ballkanin, konkretisht me Kosovën dhe Serbinë. Ky amendament është paraqitur nga senatorët amerikanë, republikan Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen.

 

-Kjo përfshirje e gjerë dhe dypartiake dëshmon seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e politikës së prezantuar. Në këtë amendament, përveç mbështetjes për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në vitin 2023, thuhet që SHBA duhet të mbështesë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke.

Ky amendament paraqet qartësi të angazhimit amerikan në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ai qartëson heqjen dorë përfundimisht nga mundësia e ndryshimit të kufijve si zgjidhje, por edhe heqjen dorë nga lloje të marrëveshjeve që kanë për qëllim zgjidhje të pjesshme, siç ishte marrëveshja gjatë mandatit të parë të Trump-it, e cila synonte nxitjen e zhvillimeve ekonomiko-biznesore pa njohje reciproke. Kjo politikë e re amerikane sigurisht që është shumë e favorshme për Kosovën. Megjithatë, synimet si njohja reciproke mund të arrihen vetëm kur Serbia detyrohet. Dhe ky detyrim mund të arrihet ose me një luftë eventuale, ose me dialog. Politika e re amerikane zgjedh dialogun, megjithatë dialogu ka si bazë dialogun veçmas Kosove-SHBA dhe Serbi-SHBA. Kjo shihet edhe nga fillimi i dialogut strategjik SHBA-Serbi dhe SHBA-Kosovë. Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, dialogu SHBA-Kosovë është pezulluar pa afat. Kosova duhet sa më shpejt të ketë një qeveri që e rikthen këtë dialog, në mënyrë që të mos humbasë mundësinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".