
Lexoni edhe:
Vjen paralajmërimi: Amerika nuk do të lejojë që idetë e botës ruse dhe të botës serbe të realizohen
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Pas kërkesës së Kongresistëve amerikan, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, në fund të muajit korrik drejtuar presidentit amerikan Donald Trump me propozimin për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dhe letrës së hapur të Organizatës Albanians for America (AFA) e një numër organizatash tjera të mirënjohura të komunitetit shqiptaro-amerikan, në fillim të muajit gusht, drejtuar po-ashtu Presidentit Donald John Trump, për njohjen reciproke, si zgjidhja e vetme ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, duke e quajtur z.Trump edhe si “Paçebërësi i Shekullit” dhe inkurajuar fuqimisht që të mbështesë përmbylljen e procesit të bisedimeve me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për fatin e mirë të Republikës së Kosovës, sipas informatave që vijnë nga SHBA, u thuhet se u miratua në Senatin Amerikan amendamenti i sapo paraqitur i senatores amerikane demokrates Jeanne Shaheen dhe republikanit Thom Tillis, me të cilin u vendos që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet pa shkëmbime territoresh, pa ndryshime kufijsh dhe pa falje tokash ( të rankoviqit) Serbisë, por vetëm me njohje reciproke, si zgjidhja përfundimtare ndërmjet të dy vendeve.
-Në anën tjetër, na la pa mend Gjykata Kushtetuese (qoftë e tillë), e cila në vend se ta kushtëzoj të ashtuquajturën “listë serbe”, për njohjen de-fakto dhe de-jure të shtetit të Kosovës, që të ketë të drejtë pjesëmarrjeje në jetën politike të vendit, me interferimin e fundit, që brenda afatit 12 ditor nga marrja e vendimit, 61 deputet (shqiptar), të votojnë për nënkryetar të Kuvendit nga e ashtuquajtura “listë serbe”, e cila nuk e njeh shtetin tonë, kjo gjykatë po i mbivendosë Kosovës vendime politike për ta favorizuar dorën e zgjatur të Serbisë në Kosovë, derisa në të njëjtën kohë, senatorët amerikanë demokratja Jeanne Shaheen dhe republikani Thom Tillis, me kërkesën e veçantë për Kosovën në Kongresin amerikan arritën ta bindin Senatin e SHBA-ve që ta miratojë amendamentin për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ende me tendenca të hapura shoviniste, ndaj Republikës së Kosovës.
Një vendim shumë, shumë pozitiv, për të cilin dorën në zemër, me shtrirjen e shtetësisë dhe rivendosjen e rendit e të ligjit gjithandej në veri, ndalimin e organizatave terroriste serbe dhe dëbimin e kriminelëve serb në Serbi, duke krijuar fakte në terren dhe mos i lënë hapësirë Serbisë hegjemoniste për manipulime të mëtejme politike, ka kontribuar shumë edhe Qeveria Kurti, një fitore e njëmendtë dhe një e arritur e madhe e përbashkët, Kosovë-SHBA, për popullin dhe shtetin e pavarur të Kosovës.
Një dhuratë dhe SURPRIZË shumë e mirëseardhur demokratike e Senatit amerikan, në kohën e duhur, që si akt, meriton të përshëndetet fort nga të gjithë, pozitë dhe opozitë, ani pse para se z. Donald Trump ta rimerrte postin e Presidentit të SHBA-ve, opozita na e ka pas bërë-”atë” gogol dhe fut ethet në barkë, se ai do ta tërheq ushtrinë nga Campi Bondsteel dhe lë Kosovën vetëm, në fatin e saj, ndaj pas këtij vendimi, meritojnë të falënderohen përzemërsisht emër për emër të gjithë senatorët amerikan që votuan Pro!- e mirënjohja më e çmuar tu shprehet publikisht propozuesve të amendamentit në Senat senatores Jeanne Shaheen dhe senatorit Thom Tillis, që solli këtë vendimi kaq pozitiv për Kosovën.
Në veçanti duhet falënderuar pafundësisht Administrata e Shtetit Amerikan si dhe vet presidenti i krijimit të paqes në botë, i cili po dëshmon se vërtet është Paqebërës i Shekullit dhe meriton plotësisht çmimin NOBEL për PAQE, pra vet i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Donald Trump!
Ky vendim madhor i Senatit Amerikan, përfundimisht u dha fund edhe pagesave të PAN-istëve, me qindra mijëra euro të kompanive si ajo franceze Majorelle Pr & Events, nga ish ministrja e PAN-it Dhurata Hoxha për propagandimin e ndarjes së Kosovës në kryeqytetet e shteteve më të mëdha evropiane e botërore me parat e taksapaguesve të Kosovës si dhe fundosi pretendimet e turpshme të opozitës për pazare të tokave edhe me Serbinë hegjemoniste, në emër të faljes së tokave të "Rankoviqit" Serbisë fashiste.
Është fat i madh për Kosovën, që ka miq kaq të mirë si senatorja demokrate amerikane Jeanne Shaheen dhe senatoi republikan Thom Tillis me nismën e të cilëve Senati i SHBA-ve vendosi për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe hodhi poshtë idenë e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rishkrimit të kufijve mbi baza etnike ndërmjet shteteve të rajonit në Ballkanin Perëndimor.
Akt ky, me të cilin në mënyrë automatike, parandalohet rikthimi i konflikteve të mundshme të sponsorizuara nga Serbia edhe në Kosovë, konflikte që nga vitet e 90-ta, kur Serbia shoviniste filloi luftërat pushtuese ndaj republikave tjera të ish federatës jugosllave, kanë karakterizuar pothuajse mbarë rajonin, me tendencë për shpërthime të reja, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.
Me vendimin e miratuar në Senatin amerikan për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, përfundimisht u refuzua politika joparimore dhe mjaft e rrezikshme që synonte ndryshimin e kufijve në Ballkan, akt me të cilin SHBA tanimë po ushtron presion të arsyeshëm ndaj Serbisë hegjemoniste për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës, pa kërkuar përmbushjen e njëanshme të marrëveshjes, vetëm nga Kosova dhe krijimin e të ashtuquajturit "asociacion" siç tentonin me forcë disa përfaqësues të lartë evropian, ani pse të gjithë janë të vetëdijshëm se asociacioni një etnik serb, është kancer i pashërueshëm për Kosovën, i cili pas pak kohësh mund të shndërrohej në një të ashtuquajtur "republika srpska" që do ta rrezikonte edhe ndarjen e Kosovës, njëjtë siç pretendon në vazhdimësi “Republika Srpska” në Bosnjë e Hercegovinë.
Të vetëdijshme për këtë rrezik të madh që i kanosej Kosovës, SHBA kërkon njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, e cila megjithëse akoma nuk ka filluar të bëjë vetë presion të drejtpërdrejtë mbi Serbinë për ta njohur Kosovën, pas vendimit më të ri të Senatit Amerikan, për njohje reciproke, mund dhe pritet të fillojë edhe presioni nga Administrata shtetërore e SHBA-ve nëpërmjet kanaleve interne diplomatike dhe presionit të hapur, për jetësimin e njohjes reciproke dhe vendosjen e paqes e të sigurisë jo vetëm ndërmjet të dy vendeve, por në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kjo dëshmon edhe njëherë, se përfshirja e Kosovës në dialog strategjik me SHBA-të nuk është e kushtëzuar drejtpërsëdrejti me përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, por nga interesa të tjera gjeopolitike të SHBA-ve në rajon, prandaj pas vendimit për njohje reciproke, të miratuar në Senat, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke”, siç thuhet edhe në amendamentin e miratuar në Senatin amerikan.
Amendamenti, në fakt është pjesë e një projektligji, i cili parashikon buxhetin për vitin fiskal 2026 për ushtrinë amerikane, ndërtimet ushtarake dhe aktivitetet mbrojtëse të Departamentit të Energjisë, i cili përfshin edhe çështje që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe qëndrimin politik të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.
Në hyrje të amendamentit, dy senatorët theksojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor përbëjnë një rajon pluralist dhe multietnik në zemër të Europës, i cili është vendimtar për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e këtij kontinenti, ndaj vazhdimësia e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor është drejtpërdrejt e lidhur me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve dhe banorëve të këtyre vendeve.
Pra është në interesin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor të promovojnë rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në rajon”, kurse Neni 1280 flet për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe Qëndrim i Kongresit është që Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për të bërë përparim ndërsa Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke, SHBA të mbështesë demokracitë pluraliste dhe të mos ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbime territoresh, ndarje ose forma të tjera të rishkrimit të kufijve mbi baza etnike ndërmjet shteteve të rajonit në Ballkanin Perëndimor, për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike që kanë karakterizuar më parë rajonin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".