Prenka: Kosova po përballet me izolim diplomatik dhe bllokadë institucionale

Prenka: Kosova po përballet me izolim diplomatik dhe bllokadë institucionale
Prenka: Kosova po përballet me izolim diplomatik dhe bllokadë institucionale

Zef Prenka

  • 10 October 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Zef Prenka

Kosova po përballet me një kombinim të rrezikshëm: Izolim diplomatik, bllokadë institucionale, militarizim simbolik dhe keqpërdorim i fondeve përzierje që nuk shkon larg në një rajon të ndjeshëm si Ballkani. Nëse liderët tanë vazhdojnë të shtyjnë përpara me retorikë shfaqjeje dhe politika aventure, pasojat mund të jenë jo vetëm humbje të mëdha financiare, por edhe konflikt me përmasa shumëfish më të mëdha dhe me viktima të pafajshme.

 

Aleatët perëndimorë që dikur ishin gurëthemeli i mbështetjes së Kosovës kanë ngrirë ose kushtëzuar ndihmën, dhe disa fonde të rëndësishme janë bllokuar ose janë të pezulluara një kosto reale që prek infrastrukturën dhe shërbimet thelbësore. Raporte dhe analiza thonë se potencialisht janë humbur qindra miliona euro fonde ndërkombëtare për projekte kyçe. Kjo dobëson kapacitetet shtetërore dhe lë vend për vendime të nxituara në politikën e sigurisë.

Parlamenti i ngrirë dhe dështimi për të zgjedhur figura kyçe bllokon funksionimin e shtetit dhe rrallon hapësirën për politika të qeta. Kur institucionet nuk funksionojnë siç duhet kur vendime kryesore shtyhen dhe gjykatat apelohen për ndërhyrje vakumi i përgjegjësisë mbushet nga aktorë të tjerë: grupe lokale, retorikë radikale, apo aktorë të jashtëm që kërkojnë përfitim. Kjo nuk është hipotezë teorike: Parlamenti ka provuar dekada të tëra bllokime dhe Gjykata Kushtetuese ka nxitur insistimin për zgjidhje urgjente.

Investimet e mëdha në pajisje ushtarake përfshirë planet për prodhim drone-sh dhe blerje të sistemeve mund të jenë reagim legjitim ndaj rreziqeve. Por kur ato shoqërohen me keqpërdorim fondesh dhe me dobësi diplomatike, dalin si performancë e fuqisë, jo si forcim real i sigurisë. Çdo dron mund të rrëzohet që tani me provokim të vogël; janë vendimet politike dhe kohezioni me aleatët që i japin vlerë serioze këtyre investimeve. Pa mbështetje dhe pa stabilitet institucional, militarizimi bëhet rrezik, jo zgjidhje.

Kur fondet publike përdoren për interesa të ngushta politikë-partiake, kur tenderët dhe kontratat shndërrohen në instrumente klienteliste, shteti dobësohet në themel: shërbimet nuk funksionojnë, forcat e sigurisë dobësohen, dhe besimi ndërkombëtar zvogëlohet. Ky nuk është thjesht një problem moral është çështje sigurie. Kur raportet tregojnë humbje të konsiderueshme të fondeve, pyetja kryesore është: kush po përfitojnë dhe përse kjo vazhdon pa hetim të plotë?

Por reagimi ka qenë shpesh teatral dhe selektiv. Si pozita ashtu edhe opozita kanë raste kur kanë preferuar retorikën e ashpër mbi strategjinë e qëndrueshme. Kur politika bëhet spektakël, ata që duan përshkallëzim mund të gjejnë terren të gjerë dhe viktimat do të jenë qytetarët e ndershëm, të cilët nuk kanë lidhje me lojërat e elitave. Për një vend si Kosova, kjo është një luks i rrezikshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".