
SHQIPTARËT KANË MËSUAR NGA DYPUSHTETI I LDK-ës POR EDHE NGA UÇK


Prof. dr. Hakif Bajrami
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1989-1999
Më 23 mars 1989 Beogradi e përmbysi çdo të arritur në aspektin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Me atë përmbysje iu dha fund ndërtimit të Kosovës si elemnt i federatës. E vërteta, në opinion degradimi i Kosovës nuk mund të tolerohej sikurse kishte ngja më parë, sepse kjo krahinë shqiptare ishte me popullsi autoktone 92% shqiptare Lidhur me këtë Kosova në dekadën e fundit të shekullit XX po hynte e pushtuar nga politika serbomadhe, e cila po shfaqte hapur shenja të nazifashizmit. Dhe do të shfaqën përlasje, por ato me ndihëm e autoritetit të LKJ futëshin që ishte në komë apo në pozitë eutanaziste, komunistët shqipfolës disi provonin të teatrizojnë duke e shti “kufomën Jugosllavi nën tepih”.
Me të vëndsour të pushtetit profashit në Kosovë gjatë vitit 1989, LDK që e zavendsoi LKJ-ën, nga themelimi, do të avansohët në fuqi politike, sa që shumë shpejtë do ta organizojë një lloj dypushteti, sa që edhe ekupatori mbeti i befasuar, sepse mendonte se “qyqaria” shqiptare do të llogaritë shumë sepse propogandohej se: “fuqia e APJ-ës, si e katërta në Evropë”, do t` i detyrojë qytetarët e rendit dytë, t` i palojnë veshët dhe të kalbën sikurse nën okupimet e mëparëme, duke treguar “diciplinë” tradicionale. Në lidhje me këtë, çetniko-komunistët serbian do të gabojnë “në hapa”, sepse shqiptarët më nuk ishin shtresë analfabetësh që e shtrijnë çafën si delet.
Kjo llogari, Beogradit i doli një lloj thyese me tri të panjohura . Së pari, ishte fjala që në tërë Kosovën LDK, organizoi mbrojtjën territorile; së dyti populli i nxorri armët nga “maxhet e miellit”, që ishin në pronësi private. Së treti, stafi komndues, gati në tërësi në atë mbrojtje territoriale, ishte nga ata që e kishin mbajtur lëndën e parushtarakut nepër fakultete dhe shkolla të mesme. E vërteta, organizatorët e mbrojtjës ishin oficerë rezervë, dhe shumë shejtë u organizuan dhe i ndanë detyrat se si duhët të mbrohet populli nga armiku. Ligjeratat nuk sigmatizonin fare se kush është armiku. Por me kalimin e kohës, me acarimin që e shkaktoi okupatori në shqiptari, fonema armik mori pozicion se kemi të bëjmë me rrezikun që u kanosej shqiptarëve nga politika e Naçertanisë, e cila u manifestua në Gazimestan më 28 VI 1989,si luftë për Serbinë e Madhe. Pas këtyre simptomeve fashiste serbiane, elita intelektuale dhe politike shqiptare (LDK) shumë shpejtë i identifikoi kalnet shoviniste serbe, të cilave u prinin intelektualët çetnik dhe komunist, të bashkuar në një progarm, për serbizimin e Kosovës. Në realitet, kjo fundrinë politike dhe intelektuale serbiane, nuk e dinte se po e shkatrron shtetin-Jugosllavinë federale. Prandaj më 21 janar 1991 Gjeneral Shtabi i APJ-ës planifikoi grusht shtet. Në këto rrethana do të fillojë lufta qytetare në Jugosllavi. Dhe me qëndrimin shumë largparës LDK nuk e lejoi shqiptarinë që të bje në grackën sllave, sepse S. Millosheviqi dhe Tuxhmani patën planifikuar burgimin e këtyre personaliteteve në rethana të diktaturës ushtarake. Pra duhej të burgosën: Stipe Mesiq, Ibrahim Rugova, antari i Kryesisë Jugosllave nga Maqedonia, antari i Kryesisë nga Bosnja e Hercegovina, funksionari i lratë serbian Ivan Stambolliq, Ish antari i Kryesisë Jugosllave Fadil Hoxha. Për këto plane serbe ishte në dieni Franjo Tuxhman.
Megjithë simptomet legale fashiste serbiane,LDK nuk organizoi fronte të luftës, por as nuk u avansua në opozitë të guerilës shqiptare që ende nuk mbante emër ushtarak.E vërteta, aty kah mbarimi i vitit 1992 kur u mësua nga Badinteri (4 korrik 1992), se Jugosllavia është shtet i shkatrruar, djalëria shqiptare në Kosovë dhe diasporë, i zbuloi letrat se qysh më 1991 i kishte filluar përgatitjët ushtarake në Tiranë (Grupi i Zahir Pajazitit me 53 pjestarë; Grupi i Adem Jasharit me 54 anatarë.Tani ata që ishin në Kosovë dhe ata që erdhën të ushtruar për luftë, filluan të mendoinë, të flasin dhe të veprojnë me gjuhën e pushkës. Mendimi kryengritës pra, nuk mbeti si një gacë nën hi,por u avansua në fjalë publike, të cilat shumë më shpejtë u shndërraun në veprim,që armikut me i folë me grykën e pushkës.
E legalizimi i fjalës me i folë armikut me grykë të pushkës, për filozofinë e LDK-ës (Akademik Fehmi Aganit…),”ishte paksa tepër herët, por jo veprim i paqëlluar”, sepse sllavët ishin në luftë në mes veti, dhe: “ishte mençuri të pritët epilogu”, mësonte Fehmi Agani. Pra, nga rrafshi filozofik LDK nuk mori pozicion të opozitës ndaj guerilës shqiptare e cila e mori emrin UÇK në një lagje të Prishtinës.Por LDK falë harmonisë së mednimit të Fehmi Aganit dhe Ibrahim Rugovës, nuk mbahej për disa vite se është në “pozitë” ndaj guerilës (UÇK-ës), sepse e kishte popullin shqiptar 97% me veti. Heu, tre përqindëshi *3%, kuantitativisht nuk dëshmonte diçka në shiqim të parë. Por, kur “luga” u fut më thell në “vegshin e xhakut”, atëherë ai tre përqindësh, doli se ishte fjala një kuptimore: do të luftohët publikisht, dhe për këtë ishin bërë përgatitje intenzive në Shqipëri, sa që okupatori filloi të mendojë seriozisht, prandaj dypushtetin filloi ta luftojë me të gjitha mjetët. Megjithë këtë, Beogradi me hap front në Kosovë, nuk i konvenonte (1989-1995), sepse e kishte frontin në Perendim të vendit, ku në luftë Serbia ishte plasuar, po thuej se kundër tërë Evropës katolike dhe protestante, luftë ajo që u mbyll pas gjenocidit në Srebernicë, me Konferencën e Dejtonit (Ohajo në SHBA).E vërteta, Konferenca e Dejtonit e federalizoi Bosnje Hercegovinën, por njëherit e krijoi një megalomani shtesë në Serbia me krijimin e Republikës serbe, si shtet në shtet. Dhe mbi këtë “filozofi” fashiste, në Beograd pati filluar të mendohët, se edhe Serbia duhët ta krijojë një Repubilkë serbe në Kosovë”, duke e kolonizuar me sllavë nga mbarë bota”. (Shiqo: Pravosllavle çe pobediti postepeno, i repubilke u Bosni i na Kosovu, çe se ugasiti do 28 VI 1999, i postati Velika Serbija-Ortodoksia do të fitojë graduakisht, dhe republikat në Bosnje dhe në Kosovë do të shuhën deri më 28 VI 1999. )
LDK në oaza kohe e ndihmoi luftën por sabotoi nivelin që aspironte UÇK
Okupatori serbian ka planifukuar që në Kosovë të vjen deri te lufta qytetare. Madje Beogradi e kishte identifikuar akterin LDK dhe UÇK se do të gjakosën në mes veti dhe filloi për të planifikuar se si ta ndihmojë atë luftë qytetare. E verteta, deri sa burgjet jugosllave ishin plotë me shqiptarë të moshave të ndryshme, por edhe të idealizmave të jetës dhe ndërtimit të shtetit kombëtar, përçarja e shqiptarëve, ishte për okupatorin një mjet që duhej të ushtrohej në çdo cep të Kosovës. Kështu pati edhe aksione konkrete, sa që njësitët e vogla serbe filluan të varsin shqiptar dhe me propogandë t` ua mveshin serbianëve. Në këtë luftë speciale ishte mendimi se duhet të vritën më shumë antarë të LDK-ës, dhe sa më pak pjestar të UÇK-ës. Kjo për faktin se UÇK e kishte pushkën, kurse LDK e kishte fjalën dhe pasivitrrtin që e nxirrte nga kvantiteti popullor 92% shqiptarë. Prandaj, në fund të shekullit XX në Kosovë, kur burgu nuk ishte më ‘institucion” që e diciplinon rininë shqiptare, udbashët e lansuan programin, se në mes politikës aktive dhe pasive shqiptare, duhet injektuar përçarje që të vij deri te lyfta qytetare, e nivelit më të egër. Madje filluan të propogandojnë se nga UÇK është planifikuar të ndërtohet një rrjet i luftetarëve kamikazë, që do ta sulmonin çdo tabim politik të LDK-ës. Dhe, mu për këtë arsye, spjegohej në LDK nuk ka mbledhje të Kuvendit të Kosovës. Mu për këtë arsye okupatori duke shpresuar se LDK do t` ia kërsas pushkën UÇK-ës, okupatori e kishte një tolerim të pakuptueshpm ndaj dypushtetit, për faktin se populli shqiptar pagunate dy taksa: një okupatorit dhe “dypushtetit dytë” që ishte LDK. Aq më parë ku pushtet nga një kënd filozofiko- social mund të shiqohej si fiktiv, por për fat të popullit dhe kombit, esenca e tij ishte qytetare dhe mu për këtë politika paqesore e mori edhe simpatin e Perendimit të “egër”, si e quanin serbianët Amerikën dhe Anglinë. Në këto llogari serbiane, Perendimi i “egër” siç u pa në vijim nuk kishte pasë ndejtur me duar në xhapa, por e dinte çdo detal të luftës dhe planifikumit që bënte okupatori.
Pas çlirimit PDK, LDK dhe AAK disi e humbën në proces reformimin politik
Pas çlirimit Kosovës, PDK dhe AAK propogandonin profilin ushtarak ndërsa LDK kultivonte politikën qytetare. Në këtë rrafsh është zhvilluar një luftë speciale, e cila ia ka pasë dhe i ka rrënjët jashtë Kosovës. E vërteta është zbatuar një politikë, që sa më shumë jo t` i vejë në konkurencë por t` i hasmojë shqiptarët. Në lidhje me këtë, gjenjda acarohej sepse vendi ishte pa ideologun e saj të Epokës që ishte Fehmi Aganai. Kështu LDK ra në grackën e qarçeve të Beogradit, duke akuzuar jo vetëm PDK-ën dhe AAK-ën drejtë për drjejtë, por edhe UÇK-ën terthorzi se: “po ia dëmton idearorët”. Mjerishtë, ky pozicion është kah mbretëron edhe sot në disa mese familiare.Dhe ato mese, armikun po e kërkojnë aty ku nuk është, po e kërkojnë te ata që janë konkurent në pushtet, por jo ata që posa t`i jipet shansa do të marrshojnë me tanke në Kosovë, por si okupatorë. Këtu dikind pushon “dreqi”, në frontin e pashpallur të përbashkët ndër shqiptar, sidomos të këtyre tri subjekteve respektive shqiptare.
Lëvizja Vetëvëndosje në ball të premtimeve dhe realitetit
LVV mund të thuhët nga këndi i opservimit por edhe nga këndi i peshës burimeve të kohës, se është parti (Lëvizje) e rinisë dhe internetit. Ky fakt, nuk e bën këtë parti parësore, por aty e vjerr niveli i dijës që kanë të rinjët për të kaluarën dhe vizioni i tyre për shtetin dhe ardhmërinë. E vërteta me liderët e këtij subjekti politik është vështirë të “adaptohët” BE dhe SHBA. E vërteta, kjo parti është pro perendimore, por disi ka ardhur në ballafaqim me Perendimin, për vizion të bashkimit kombëtar, si dhe për fiksion se protektorati i Brukselit dhe Vashingtonit duhet jo vetëm të hiqet, por të shporrët, një ore e më parë. E ky realitet është vështirë të shporrët, sepse interesat për Ballkanin si tërësi janë më të mëdha, se sa miqësia e gjithëmonëshme në politikë. E këtë dallim partitë “tradicionale” (LDK, PDK, AAK) në Kosovë nuk po kanë mundësi ta lexojnë si konkurencë, por kanë nxënë pozita dhe po fyejnë individët dhe LV-ën, fakt ku që nuk mungon as të LVV-ëja. E ky konfiguracion e dëmton shtetin dhe nuk iu ndihmon as atyre që e kultivojnë një politikë të tillë të linçit dhe përgojimit, i cili në demokraci disi lejohet dhe tolerohët. Por populli këtë nivel të “hasmërisë” po e lexon se kemi të bëjmë me parti “belaxhish’, të cilat një ditë madje mund ta kërkojnë edhe “besën” te tjetri. Konkurenca pra është kthyer në hakmarrje primitive.
Po e prezantoj një shembull i cili në Republikën e Kosovës është “shkollor”!
Në një tybim joformal një funsionar i moshuar i LDK-ës do të më drejtohët me emër duke bërë me gisht kah unë në prani të publikut: Kush qëndron pas Juve të LVV-ës, që jeni kaq të sigurt në fjalë? Çëndron:Markasi, Lenini, Enveri, apo…U përgjegja me ironi se: qëndron Hitleri(!!!). E dihej se ai kishte qenë një lloj gestapovci 1941-1944.Dhe më kurrë Ai njeri me mendje të karieristit, nuk më është turrë dhe drejtuar me gisht. Por, mbi të gjitha traviatat e jetës i pari sa herë jam takuar, e kam përshëndetë. Por, edhe nuk ka rënë në provim të mrrolet e mos të më përshëndet, të paktën. E thash këtë shembull se politika kërkon shpirt tolerant dhe zemrgjerësi, si deti dhe lartësi burrërie si shkambi.
Pse LDK në fillim kishte qëndrim ndaj çdo kujtë si mësuesi ndaj nxënësve-studentëve?
LDK është shfaqur në historinë shqiptare, si një nevojë që ta zavendsojë LKJ-ën gjithëpërfshirse. Dhe për nja pesë vite, kjo parti qytetare ka vepruar duke hecur përpara me këtë bindje, se është shpëtimtare, dhe masa i besonte. Këtë fenomen politik pozitiv deri në një mas e kemi biseduar me Akademik Prof Dr Fehmi Aganin dhe Prof Abdyl Ramën. Por,nuk dihët t` i hijmë në hak këtij subjekti se LDK në proces ka mësuar, kurse partitë e dalura prej UÇK-ës, disi në vend se të mësojnç kanë imponuar, sepse protektorati i të huajëve në rrafshin psikologjik ua ngushtonte harkun e autoritetit dhe këta në bazë të “kompetencave të pushkës, disi pushtetin e kanë kuptuar si Byro profitabile informative. Pra të dy subjektet shqiptare: LDK-PDK+AAK në stilin:Dy atlllarë në një mullar. Pra ferkimet kanë qenë të pashmagëshme. Por gjykoi se LDK në bazë të traditës do të drejtoi politikë më të pjekur në rrafshin e vizionit.Nga ky konstatim mund të nxierrim me lehtësi një konkluzë se: Nga procesi i jetës mësohet, kurse nga procesi i politikës liderët jo vetëm që duhët të mësojnë por edhe të edukohën në kritikë që ofron zgjidhje, me prova.
Në këtë shkrim nuk kam qëllim që ta favorizojë askend. Por të shtrojë teza që duan spjegim, është më se e nevojshme, për shendetin e Shtetit Kosovës, për çka të gjitha subjekteve politike duhet t` u pret sopata në një vend, kur të “lidhën lëmezët”. E ajo “sopatë” nuk ka nevojë të konvertohët në kosë, sepse më nuk kemi të bëjmë me konkurencë politike, por retorika vjen e shndërrohët në armiqësi madje urrejtëse e tejmasës.
Në Kuvendin e Republikës Kosovës është imponuar votimi i një Gjykate Speciale, ku LDK ka qenë iniciatorja kryesore me moton: “të pastrohet lufta”. Hetimet e Gjykatës po zgjasin qe 25 vjetë. Kjo do të thot se i tërë populli shqiptar është nën hetime. Madje po të shkruhët ndonjë libër për UÇK-ën ai liber menjëherë vihet në “indeks librorum”, dhe hetohët çdo detal i tij.Kjo spjegohet se me çdo pjestar të UÇK, pra edhe me autorë të librave po luhët ping- pong. E them këtë sepse pjestarët e UÇK janë denuar për “vrasje të personave inekzistent”! Ky fenomen një ditë do ta turpërojë Drejtësinë sikurse Lufta e Ftoftë.
Edhe ky fakt deshmon se LDK si parti e sabotimit të luftës dhe parti që fare nuk i ka hulumtuar se kush i ka bërë vërtetë krimet, por ka aukuzuar në bazë të inateve familjare të jetës në katunde, ose qytete, një ditë kur të zbardhën palnet e okupatorit do të turprohët. Edhe nëse kërkohet falje, vuajtjet nuk fshihën. Madje ta auajsh UÇK-ën “terroriste” dhe “kriminelë” është mëse injorancë. Unë mendoi se që kanë krijuar autoritet si luftetarë, duhet të falin ashtu si Adem Demaçi i fali ata që e kishin mbajtur prapa grillave për 28 vejt. E mafia serbiane si okupatore e cila edhe sot është në luftë për organizimin e një lufte qytetare në Kosovë, nuk ka askush nga shqiptart kredit politik e as njerëzor, që ta falë. Ky fakt tregon se autoriteti i ligjit dhe autoriteti i drejtuesit partisë nga një herë janë në kundërshtim të plotë, me faktet që kanë ngja në teren.
Në fund konkludojë se gjykimi dhe denimi i UÇK-ës në Hagë,ka qenë i ditur, për faktin se UNIK nuk lejonte gjykata vendore për hetimin dhe gjykimin e krimeve. Dhe po ndodhë ky fenomen qe 25 vejtë vetëm pse lufta dhe drejtuesit e saj, ushtarët në përgjithësi, janë shqiptarë. Pak thënje e ashpër, por realiteti po e tregon plagën e vjetër. Sepse Gjykata Speciale për UÇK-ën për shqiptarë po del si një institucion racist. Ndërsa, për “drejtësinë” Evropiane po dëshmohës se është gjykatë komerciale, që të stërgjatët në pakufi ‘loja e ping pongut”:Prokuror-mbrojtës. Po vetëm këtu nuk pushon tërë çështja. Lidhur me këtë, Paqja e pakryer më 11 qershor 1999 për Ksovën, e shoqëruar me Rrezolutën e KS OKB nr. 1244 po dëshmon se: “drejtësia’ Evropiane kur janë në pyetje shqiptarët shumë e ka të vështirë të shkëputët nga “filizofia” e kongreseve dhe konferencave të ashtuquajtura paqesore.Prandaj shqiptarët duhët të mbesin të përgatitur të paguajnë haraç edhe kur nuk kanë okupator mbi kokë!
Shkrimi i dedikohet mendimtarit brilant, profesorit univerzitar: Akademik Prof Dr Fehmi Aganit!
Më 10 tetor 2025