Dështimi për formimin e Qeverisë Kurti 3 ishte produkt i inateve personale të liderëve partiakë

Dështimi për formimin e Qeverisë Kurti 3 ishte produkt i inateve personale të liderëve partiakë
Dështimi për formimin e Qeverisë Kurti 3 ishte produkt i inateve personale të liderëve partiakë

Florim Zeqa

  • 29 October 2025 - 07:05

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Paradoksalisht, dhe pse me legjitimitetin më të lartë qytetar, Albin Kurti është kandidati i parë për kryeministër në Kosovën e pasluftës që nuk votohet nga legjislatura e Kuvendit. Dështimi për formimin e Qeverisë Kurti 3 në radhë të parë ishte rezultat i mungesës së bashkëpunimit politik, produkt i egove dhe inateve personale të liderëve partiakë dhe aspak lodhje e deputetëve nga mospuna gjashtëmujore.

 

-Të lodhur dhe të zhgënjyer janë qytetarët nga kjo klasë politike, pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arritën ta gjejnë një kompromis për të mirën e vendit. Ky dështim mund të jetë fundi i epokës së Albin Kurtit dhe fillimi i rënies së fuqisë politike të Vetëvendosjes.

E për më tepër se kaq, mund të jetë fillimi i theqafjes së re politike, prej së cilës do të dëmtohen qytetarët dhe mund të rrezikohet seriozisht e ardhmja prosperuese e shtetit.

Ndryshe, do të ishim me fat sikur kjo të ishte një strategji e qëllimshme për të forcuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë konstelacion të forcave politike, pa një alternativë për qytetarët, zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta prodhonin përafërsisht të njëjtin rezultat dhe më shumë polarizim politik.

“Resetin” demokratik të sistemit politik nuk mund ta bëjë klasa politike që e bllokoi shtetin për afro nëntë muaj, por atë mund ta bëjë vetëm një klasë e re politike, me njerëz të rinj, me energji pozitive, me vullnet dhe dashuri për vendin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".