Kerkesë - propozim për zgjidhje të ngërçit politik në Kosovë

Kerkesë - propozim për zgjidhje të ngërçit politik në Kosovë
Kerkesë - propozim për zgjidhje të ngërçit politik në Kosovë

Zef Prenka

  • 03 November 2025 - 13:38

Nga Zef Prenka

E nderuara shkelqësia juaj Presidente e Republikës së Kosovës, znj Vjosa Osmani,

I nderuar Kryetar i Parlamentit të Kosovës z. Dimal Basha, 

I nderuar Kryeministër (në detyrë), z. Albin Kurti, 

Të nderuar media vizuele dhe të shkruara të Kosovës, 

Rrjeti Intelektual Shqiptar në mbledhjen e vet të mbajtur më 02.11.2025 në Luzern ( CH), duke analizuar situatën aktuale politike  ditëve të fundit, njëzëri arrotem në një përfundim që Kosova ka nevojë urgjente për një Qeveri të Unitetit për të zhbllokuar nyjet apo ngërçin politik që fatkeqësisht e ka jsmuflu muajt e fundit. Pa i lënë fajin asnjërit që kanë kontribuar në arritjen e kësaj situate( ose të gjithë së bashku, kush më pak e kush më shumë!), erdhëm në një përfundim që, nga zonja Presidente të propozohet një kandidat i pavarur politikisht për mandatar të Qeverisë së Unitetit ose Qeveri të Trazicionit ,  dhe ne;

Rrjeti Intelektual Shqiptar propozon Prof. Dr. Kolë Krasniqin për Kryeministër të Qeverisë së Unitetit të Kosovës( Qeveria e Tranzicionit).

Rrjeti Intelektual Shqiptar (Rr.I.Sh.), si platformë gjithëkombëtare e personaliteteve akademike, kulturore dhe profesionale, ka bërë publik propozimin që Prof. Dr. Kolë Krasniqi, doktor i shkencave juridike, analist politik dhe vizionar i shtetit të së drejtës, të kandidojë për postin e Kryeministrit të Qeverisë së Unitetit të Kosovës.

Ky propozim vjen në një periudhë kur Kosova po përballet me krizë besimi në institucione, polarizim të thellë politik dhe mungesë të qartë të vizionit zhvillimor. Në këto rrethana paraqitet kerkesa imperative për një drejtim të ri moral, intelektual dhe shtetformues.

Një thirrje për kthesë shtetformuese dhe bashkim kombëtar

Në komunikatën e Rrjetit theksohet se koha kërkon udhëheqje të arsyes dhe përgjegjësisë, jo të arrogancës, si dhe një qeveri që bashkon dhe shërben, jo që ndan dhe sundon.

“Prof. Dr. Kolë Krasniqi është figurë e dijes, drejtësisë dhe maturisë politike. Ai përfaqëson një brez intelektualësh që nuk kërkojnë pushtet, por përgjegjësi ndaj shtetit. Kosova ka nevojë për një qeveri të unitetit, që të ngrejë institucionet mbi ligj, moral dhe kompetencë”.

Profili i Prof. Dr. Kolë Krasniqit

Prof. Dr. Kolë Krasniqi është doktor i shkencave juridike në Universitetin e Vjenës, me karrierë të gjatë akademike dhe kontribute të spikatura në fushën e arsimit të lartë, të drejtës penale, sistemit juridik dhe mendimit publik në Kosovë.

Ai është autor i dhjetëra punimeve shkencore dhe pjesëmarrës aktiv në debatet kombëtare mbi funksionimin e shtetit të së drejtës, reformën në drejtësi dhe moralin e qeverisjes.

Si analist politik dhe vizionar shtetformues, Prof. Krasniqi ka mbrojtur në mënyrë të qëndrueshme parimin e sovranitetit institucional, meritokracinë, sigurinë shtetërore dhe profesionalizmin në shërbimin publik.

Për shumë vite, ai është angazhuar në promovimin e mendimit kritik, integritetit administrativ dhe transparencës demokratike, duke fituar respekt të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

Rrjeti Intelektual Shqiptar – zëri i ndërgjegjes publike

Rrjeti Intelektual Shqiptar është një nismë gjithëkombëtare e intelektualëve, akademikëve dhe profesionistëve të diasporës, e cila synon të rikthejë rolin e dijes dhe etikës në jetën publike të Kosovës dhe të mbarë hapësirës shqiptare.

Platforma e Rrjetit mbështetet në tri parime themelore:

1. Uniteti kombëtar dhe shtetëror – përtej ndarjeve politike, krahinore apo fetare;

2. Qeverisje e bazuar në dije, drejtësi dhe përgjegjësi morale;

3. Bashkimi i intelektualëve dhe i shoqërisë civile në funksion të reformimit të institucioneve publike.

Një apel për përgjegjësi dhe bashkim

Rrjeti Intelektual Shqiptar vlerëson se Kosova po kalon në një periudhë vendimtare, ku është e domosdoshme të tejkalohen interesat e ngushta klanore dhe partiake dhe të vendosen në qendër interesat e shtetit dhe të qytetarit.

Në këtë drejtim, një Qeveri e Unitetit Kombëtar, e udhëhequr nga një figurë e paanshme, profesionale dhe me integritet të lartë si Prof. Dr. Kolë Krasniqi, shihet si model i stabilitetit politik dhe i reformës morale në Kosovë.

“Ky propozim nuk është një veprim partiak, por një detyrim qytetar dhe kombëtar. Rrjeti Intelektual Shqiptar propozon një udhëheqje që bashkon Kosovën, që flet me dije, udhëheq me ligj, forcon bashkëpunimin me miqtë ndërkombëtarë dhe i rikthen shpresën popullit.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".