
Lexoni edhe:
E zbulon analisti: Kjo deklaratë e Kurtit e mobilizoi opozitën në bllokimin e bashkëpunimit
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Kompetencat janë të ndara. Ndarja e buxhetit është e bazuar në interesat kushtetuese dhe ligjore për pushtetin lokal, pra është obligim. Nuk ka nevojë për më shumë sqarime. Ai nuk është as polic e as administrator i pushtetit lokal. Ndarja e buxhetit është e domosdoshme dhe nuk ka diskutime për këtë çështje. Kurti nuk merret me mbikëqyrje të pushtetit lokal, ai i ka kompetencat e veta. Pushteti lokal e ka kuvendin e vet, qeverinë lokale, buxhetin e vet dhe udhëheqjen e pushtetit lokal dhe politikat komunale.
-Nuk ka pse as të kushtëzojë e as të shantazhojë. Qytetari është i lirë të votojë kë të dojë, pra Kurti nuk mund të shantazhojë qytetarët apo komunat për t’i bërë të varura ndaj vetes.
Edhe ai është përgjegjës për këtë. Pse komunat po braktisin fshatrat? Pse ekziston kjo dyndje e madhe fshat–qytet? Pikërisht për shkak të moszhvillimit lokal dhe mungesës së perspektivës për të jetuar në fshatra, ato janë braktisur. Një pjesë e madhe e fshatarëve, sikurse edhe qytetarë të komunave të Kosovës, janë punësuar në administratën shtetërore, në ndërmarrjet publike dhe në sektorin privat në Prishtinë.
Pra, kryeqyteti është ngarkuar me shumë qytetarë nga komunat e tjera, për shkak të mungesës së politikave zhvillimore lokale. Sikur që nga fillimi të ishin zhvilluar komunat dhe fshatrat, sot nuk do të kishte pasur kaq shumë ikje nga fshatrat dhe komunat tjera drejt Prishtinës.
Grumbullimi i qindra banorëve nga komunat në Prishtinë ka bërë që sot kryeqyteti të ripopullohet me banorë, me punësim jashtë Prishtinës dhe me komunikacion katastrofal.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".