Në këtë konfuzion politik , po i harrojmë dëshmorët dhe martirët

Në këtë konfuzion politik , po i harrojmë dëshmorët dhe martirët
Në këtë konfuzion politik , po i harrojmë dëshmorët dhe martirët

Skender Mulliqi

  • 06 November 2025 - 07:50

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Në këtë konfuzion politik dhe moral, po i harrojmë dëshmorët dhe martirët , që ishin mbrojtës të hështur të Atdheut dhe Kombit.Edhe pse mund të ishin larguar, ata besonin se mbrojtja e Kosovës vlenë më shumë se vetë ata.Ata luftuan për dinjitetin, luftuan për lirinë, e cila nuk shprehet përmes gradave , medaljeve apo historive mediatike , por përmes heshtjës dhe përjetësisë se atyre që dhanë gjithëqka dhe nuk kërkuan asgjë.

Është thellësisht e gabuar mënyra se si ne si shoqëri , kemi zgjedhur të masim vlerat kombëtare , më grada, poste e privilegje të pakufishme pushtetare!Guximtarët nuk numruan plumbat e armikut, dhe nuk numëruan së kush zbrazi plumba më shumë se tjetri , apo vrau armiq dhe shkatërroi tanke të tyre.Ata nuk bënë dallimin se kush ishte më luftetarë se tjetri.Kjo ishte modestia e luftës çlirimtare , që na sollem fitorën ndaj Serbisë fashiste të Millosheviqit.E harruam luftën, harruam ata që ranë për të mos vdekur kurrë, harruam vlerat historike kombëtare .Dhe , për çka i harruam? , për të bërë luftën për pushtet?Kjo është e tmershme.Dhe, është dro nese vazhdojmë më këtë qasje të mbrapsht politike, duke harruar së për qka luftuam , do të na mallkojë historia.Dhe, ndërsa jemi të ndarë kështu, e vërteta për luftnë qlirimtare po bëhët e heshtur, dhe së bashku më të edhe kujtimi i atyre që u larguan pa bujë. Kjo padrejtësi për fatin e keq po rrënjoset tek ne –në mënyrën se si masim se kush është heroi më i madh i vdekur dhe i gjallë!Është sikur të ketë një pëshore për viktimën.

Kritere të tilla shkatërrojnë së për çka u luftua dhe shkatërrojnë çdo vlerë kombëtare.Mos të hedhim hije në masakrat të cilat sot gjendën në çdo cep të Kosovës.Sot, në retorikën politike në shenjë lavdërimi ndëgjojmë fjalën “Unë”, dhe shumë pak fjalën “Ne”, që edhe përkon më realitetin.Në këtë nevojë për të theksuar rolin e vet, humb thelbi i asaj që i bënte popullin bashkë lufta për liri dhe pavarësi .Disa po shndrrohën në mite , e shpesh disa mbeten në hije.Lufta nuk ishte garë sportive.Varet nga ne t'u rikthejmë dinjitetin atyre që dhanë gjithçka dhe që rrallë kujtohen sot. Madhështia e heronjve nuk është shkruar në gazeta apo në rrjetet sociale, ajo pasqyrohet në Varrezat Përkujtimore, dhe në çdo emër të pathënë që pret që dikush ta thotë me zë të lartë, të paktën një herë…

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".