Me ideolog të sistemit komunist, nuk bëhët pajtim politk
Skender Mulliqi
Skënder MULLIQI
Populli sigurisht së nuk e radikalizuar situtën në shoqëri, për këtë radikalizim, janë duke e bërë një pjesë e klasës së pandergjeshme politike.Por, dikush sikur në bindje po mendon të shkatërron themelet e shoqërisë sonë në mënyrë të heshtur apo edhe shumë zëshëm.Kjo axhendë është më e rrezikshmja për Kosovën dhe të ardhëm e saj.Çfarë hipokrizie e lojë !Kushtetuta e Republikës të Kosovës duhet të ndryshohet nga ajo e Planit të Ahtisarit.Është e papranueshme që çdo pakicë kombëtare të këtë status të privilegjuar, siq e kan minoriti serb, e që po veprojnëqë shumë kohë në dëm të shtetit tonë.Kjo është vërtuar disa herë nga Lista Serbe , e cila kokën e ka në Beograd e trupin në Kosovë.
Gjthmonë vepruan më opstrukcione politike rrënuese ndaj shtetit të Kosovës.Këtë e vërtetoi pos tjerash ngjarja terroriste në Banjskë , ku ishin të përshfirë kreret e Listës Serbe në krye më Vuqiqin si ideator të sulmit në veri te vendit dhe Radojqiqit I cili ende nuk po dorëzohet nga autoritetet serbe, sipas zotimeve te BE-së.Që të dytë këta kriminele të rryer të luftës të kohës se Millisheviqit, por edhe tash po veprojnë më të njejtën logjikë.Këtë Listë terroriste e ndali që mos të bënë faktike ndarjën e Kosovës, Qeveria e Albin Kurtit, e cila vuri rend dhe ligj në veri, duke i ndjekur terroristet nga Kosova.Për presionet që vijnë nga jashtë kjo duhe të këtë një deklarim të qartë nga Kushtetuta.Minoriteteve nuk duhet t’u lejohet të mbajnë pozicione udhëheqëse ose kyçe koordinuese në qeveri kur ekziston rreziku i abuzimit me pushtetin.Leksionet e disa ish komunistëve të cilët po na i japin, nuk I sherëbëjnë të mirës të Kosovës .Këto në të njejtën kohë janë veprime shumë të pa mend.Dihet së mbeturinat e komunistëve serbojugosllavë po shkatërrojnë , moralin , spirtualitetin , kreativitetin dhe dhe të gjitha idete progresive në vend.Dhe, është shumë qudi pse shqiptarët pas luftës iu dhanë pushtet njerëve të tillë?Sociologët dhe psikiatrit nese duan kanë një punë për të bërë këtu.
Njerëzit tanë të politikës po marrin kompetenca të cilat nuk iu përkasin, sidomos kur bëhët fjalë për ligjet dhe Kushtetutën si organe të mvetësishme .Këto struktura duhet të kolapsohen së nuk e kan vendin në një shoqëri demokratike , ata janë autokratë që kan zhvatë pushtetin për shumë kohë.Dhe, në të vërtetë, normat, qëndrimet dhe modelet e sjelljes së rrënjosura thellë të strukturave anacionale, autoritare, globaliste, në fund të fundit antidemokratike, të po vazhdojnë të jetojnë dhe të ndikojnë ndjeshëm në politikën, kulturën dhe jetën publike të sotme në përgjithësi. Ideologjia e të se kaluarës komuniste po përpiqët të mbijetojë edhe sot.Në vend që t'i zbulojë saktë dhe t'i demaskojmë ideologjikisht ideologjine shkatërruese komuniste , politika jonë nuk ka reaguar aspak për dekada të tëra. Dhe , deri sa nuk largohen njerëzit e ish sistemit, nuk do ti kemi punë mirë.Duhet kuptuar të gjithë së nuk kan asnjë lidhje sistemi totalitar komunist më demokracinë shumëpartiake .Duhet tia dalim të tejkalojmë këtë histori , si një anomali e pabesueshme shoqërore dhe politike . Lustracioni nuk u krye kurrë, as në një nivel simbolik, gjë që do t'i kishte dhënë fund plotësisht dhe përgjithmonë politikes ideologjike komuniste .Nuk guxojmë që Republika e Kosovës , të votojë në çdo zgjedhje të ardhshme për demokracinë dhe lirinë, ndërsa të jetojmë vërtetë shoqërisht dhe politikisht në vitet e shekullit të kaluar. Mos “pajtimi” politikë , nuk është gjë tjetër , veq shpikje e proserbizmit apo diçka tjetër? Le të përgjigjet secili për vete…!Qe është edhe koha. Nëse në të njëjtën kohë nuk miratohen ligje mbi bazën e të cilave do të hapen dosjet , nëse nuk formohen komisione për të 'verifikuar' politikanwt,Prokurorwt,gjyqtarët, profesorët apo drejtorët e kompanive nga sistemi i mëparshëm e të ngjashëm, atëherë 'pajtimi' transferohet në të kundërtën e tij! Ai bëhet një konstruksion politik i sapokrijuar përmes të cilit ish-elitat socialiste do të transferohen në 'patriotë', duke ruajtur rrjetet dhe privilegjet e tyre….
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
