Historia e Kosovës nuk është çështje përshtypjesh, dëshire apo ideologjie, është një fakt historik…
Skender Mulliqi
Historia jonë edhe mund të kundershtohet , të falsifikohet , të shtrembërohet nga serbomdhenjët, por nuk mund të fshihet asnjëherë.Asnjë manipulim politikë nuk do ta ndryshojë faktin , se Kosova është shtet sovran dhe i pavaruar i krijuar më luftë , më shumë viktima në njerëz dhe dëme materjale…
Nga Skënder MULLIQI
Sa herë që Kosova kërkon stabilitet politik , stabilitet ekonomik dhe kulturor, për të paraqitur identitetin e vet,shtetësinë e vet, dhe trashëgimin kulturore shekullore , gjithmonë Serbia , po tenton të konteston vlerat tona të trashëgemisë se lashtë kulturo-historike.Kur vjen kjo nga Serbia, nuk na quditë fare , së është armiku jonë i përbetuar , që nuk lënë gur pa levizur që të na deligjitimoj si shtet.Por, të rrjedhë kjo edhe midis nesh, që edhe po kemi raste, është e patolerueshme .Askush nuk ka të drejtë , dhe as që do ti lejohet nga jashtë dhe nga mbrenda të luajë më fatin tonë , më vlerat më të qmuara si kombi më i lashtë në Ballkan dhe më gjerë.Dihet së çdo provokim është i qëllimshem , asgjë nuk ndodhë rastësishtë .Qëllimi i provokimit të pa bazuar në fakte, po bëhët për të na deligjitimuar të kaluarën dhe të ardhmën tonë .Kjo është veqanti e luftës hibride siq po e quajnë shumica .Ne, duhet të ngrihemi përballë kësaj dhe të mbrojmë popullin tonë , vlerat tona siq po e përseriti shpesh në shkrimet e mia më arsye, dhe gjithqka që e bën Kosovën të pavarur , ku pas saj qëndron lufta e popullit të Kosovës historikisht dhe në luftën e fundit çlirimtare .Ajo që dobëson luftën tonë është radikalizimi në politikë dhe në përgjithësi në shoqëri.Dhe, ata që më më shumti e dëshirojnë radikalizimin tonë dhe krizat e vazhdueshme dhe përqarjen tonë , është Serbia e Vuqiqit , i cili i kapluar nga paniku për të ruajtur pushtetin më qdo kusht ,nga protestat masive të studentëve, po dëshiron të gjuaj zjarrin e ndonjë lufte nga atje , në Kosovë. Modelet serbe për destabilizim të Kosovës dhe të rajonit dihet moti së cilat janë , kërcënimet , shantazhët dhe lufta hibride më moton fashizoide,” të gjithë serbët në një shtet”.Historia jonë edhe mund të kundershtohet , të falsifikohet , të shtrembërohet nga serbomëdhenjët, por nuk mund të fshihet asnjëherë.Asnjë manipulim politikë nuk do ta ndryshojë faktin , se Kosova është shtet sovran dhe i pavaruar i krijuar më luftë , më shumë viktima në njerëz dhe dëme materjale .Këtë gjë duhet ta dinë edhe disa shqipfolës në Kosovë.Edhe nese nuk e kan atë mëndim fjalimet e tyre nuk i kontribuojnë stabilitetit politike dhe të rrjedhave ekonomike.Populli shqiptarë ka një traditë të bëgatë , të pasur e qytetëruese evropiane .
Këtu nuk ka mitomani, sikur të serbët.Ka vetëm të vërtetë, një të vërtetë që serbët e kan vështirë ta durojnë nga urrejta patologjike ndaj çdo gjëje shqiptare.E vërteta jonë mbetet më e fortë se të gjitha përpjekjet për ta zhbërë ate fashistet serb apo kushdo qoftë ai.Kosova është një komb i vjetër, i palëkundur dhe rezistent, i formësuar ndër shekuj lufte për mbijetesë, liri dhe besim.Nëse kjo është problem për dikë, le të kërkojë burimet, jo broshurat.Shiptarët nuk guxojnë të bien në kurthat serbe që po na i përgatisin më Rusinë vazhdimisht .Duhet të kemi dinjitet, durim, mentalitet që është i kundërt me atë që po përpiqet të na imponohet. Duhet të ruajmë stabilitetin, paqen, dhe vlerat për të cilat vendosëm 26 vjet më pare.Historia e Kosovës nuk është çështje përshtypjesh, dëshire apo ideologjie, është një fakt historik…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
