Kosova ka nevojë për njerëz normalë që kanë emocione për atdheun e tyre
Skender Mulliqi
Kosova ka nevojë për njerëz që do ta duan tokën e tyre mbi të cilën ecin.Ta duan qiellin mbi kokat e tyre dhe njerëzit më të cilët ecin.Njerëz që duan shtetin dhe të dashurit e tyre .Njerëz që do të jenë gjithmonë të gatshëm të mbrojnë shtëpinë dhe atdheun e tyre. Njerëz minoritarë për të cilët Prishtina , jo Beogradi, do të jetë kryeqyteti i tyre. Njerëz që do të ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku!Në këtë relacion edhe minoriteti serb në Kosovë , duhet më kuptuar së Prishitina është qendra ku ata duhet të drejtohen për qdo problem…
Nga Skënder MULLIQI
Gjendja shumë e gjatë e pa stabilzuar politike dhe instuticionale kërkon një qasje të problemeve shumë më ndryshe.Krahas kësaj Kosova ka nevojë më shumë së kurrë për njerëz normal që kanë emocione për Atdheun e tyre.Asgjë më shumë , asgjë më pak.Shumica e garniturës aktuale politike merotojnë pensionim, madje ata që kan shkelur ligjet , duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë.Për hajnitë e mëdha që i kan bërë moti ishte dashur të përgjigjen, por kjo deri më sot rrallë ndodhi.Kjo është një temë e gjerë për të cilën edhe kemi shkruar.Por, diqka tjetër kur jemi këtu.
Gjithë ky theksim nga disa njerëz të politikës dhe të analistëve politikë vazhdimisht për minoritetin serb është bërë irritues.Minoriteti serb, janë bërë një macë e zezë të thuhet më pak fjalë.Kanë më shumë të drejta së çdo minoritetet tjetër në botë, e po kërkojnë të drejta shtesë te një Republika Serbe edhe në Kosovë, që i tejkalon të gjitha përmasat e të drejtave të tyre .Po dëshirohet që përmës ‘Zajednicës” të shpërbehët shtetësia e Kosovës .Madje apetitet hegjemoniste serbomëdha shkojnë edhe shumë më largë.Ne Koosvë ka shumicë shqiptare, në Itali italian , në Angli ka anglezë , në Irlandë ka irlandez , në Amerikë ka amerikanë e kështu më radhë !Minoriteti serb në Kosovë , nuk janë Serbi, duhet të pranojnë këtë fakt.Çdo shtetësi tregon se kush jeton në cilin vend.Për shqiptarët në Serbi dhe për hungarezet jo që nuk ka autonomi po nuk kanë as të drejtat elementare njerëzore .Dhe, për qudi rrallë apo hiq askush nga shtetet e Be-së, nuk kërkon të drejtat e tyre legjitime .Pakicat mund të marrin nënshtetësinë e shtetit ku jetojnë , të kan të drejtat kulturore dhe fetare, por jo edhe të bëhën faktor dominant politikë dhe institucional, siq po ndodhë në Kosovë , më Listën Serbe .Kjo është diqka e veqantë në botën demokratike .Koha është të hiqen vendet e rezervuara për minoritete.Të merret pushtet aq sa kush edhe merrë vota.Sipas Serbisë aty ku ka edhe një serb , duhet të këtë të drejta të barabarta më shumicën.Kjo nuk vlen për minoritetet në Serbi !Dhe, vërtetë serbët kan mbetur popull i priviligjuar në Ballkan nga BE-ja.Kjo bëhët edhe më e quditshme , kur dihet së serbët shkaktuan gjenocidin më të madh pas Luftës së Dytë Botërore , më rastin e shpërbwrjës më dhunë të ish-Jugosllavisë.U dënuan vetwm disa krerë ushtarakë nga Gjykata e Hagës për Krime të Luftës, kurse Serbia nuk u dënua që ka kryer gjenocid dhe urbicid , e që është fakt së ka kryer duke vrarë dhe deportuar civilë në masë të gjerë nga vendëlindjët e tyre .Prandaj , të bëjmë shumë kujdes , asesi frikë.Kemi nevojë të madhe në këtë krizë globale të mbushur më luftwra , të bëhemi bashkë .Kosova ka nevojë për njerëz që do ta duan tokën e tyre mbi të cilën ecin.Ta duan qiellin mbi kokat e tyre dhe njerëzit më të cilët ecin.Njerëz që duan shtetin dhe të dashurit e tyre .Njerëz që do të jenë gjithmonë të gatshëm të mbrojnë shtëpinë dhe atdheun e tyre. Njerëz minoritarë për të cilët Prishtina , jo Beogradi, do të jetë kryeqyteti i tyre. Njerëz që do të ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku!Në këtë relacion edhe minoriteti serb në Kosovë , duhet më kuptuar së Prishitina është qendra ku ata duhet të drejtohen për qdo problem…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
