Analisti: Niveli i kontrollit nga rrjeti serbo-rus në krerët e partive politike del shpluar

Analisti: Niveli i kontrollit nga rrjeti serbo-rus në krerët e partive politike del shpluar
Analisti: Niveli i kontrollit nga rrjeti serbo-rus në krerët e partive politike del shpluar

Xhevat Meha

  • 02 December 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Para disa ditëve u shpërnda legjislatura e IX, ku deputetët e kësaj legjislature morën paga pa kryer as edhe një punë në dobi të qytetarëve, nga të cilët morën besimin. Kjo dëshmon nivelin e papërgjegjshmërisë që të besuarit nga qytetarët ua ofrojnë qytetarëve që iu besuan. Ky nivel i papërgjegjshmërisë nuk ka ardhur rastësisht.

 

-Ky nivel i papërgjegjshmërisë është rritur shkallë-shkallë për të arritur këtu ku jemi. Dhe krejt kjo arritje është rezultat i punës që rrjeti shqipfolës serbo-rus ka kryer brenda partive politike. Sipas hulumtimeve dhe analizave që kam bërë, rrjeti shqipfolës serbo-rus ka shtrirje kontrolli deri në nivel të krerëve të partive politike.

Niveli i kontrollit nga rrjeti serbo-rus në krerët e partive politike del shpluar, poqëse veç pak shikohet. Kuptohet, shikimi duhet të bëhet pa syze të mendimit politik kope, prijësi para, kopeja mbrapa. Kemi arrestime të individëve të përfshirë në veprimtarinë e rrjetit serbo-rus dhe nuk kemi as edhe një fjalë të vetme as nga njëri nga krerët e partive. T’i qorrojmë sytë e t’i shurdhojmë veshët me lloj-lloj qëndrimesh politike, por në lidhje me veprimtarinë e rrjetit shqipfolës serbo-rus as edhe një fjalë e vetme. Nuk është rastësi kjo. Heshtja është mbajtja e pacenuar e vijës politike të veprimtarisë serbo-ruse brenda partive politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".