Zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit dhe ndërrimi kalendarik i vitit
Skender Mulliqi
Nga Skënder MULLIQI
Dy ditë para ndrrimit të motive përfundojnë zgjedhjet nacionale , që mbetet të shihet kush fiton në këtë garë zgjedhore.Se a do të kemi koalicione apo si do të rrjedhë situata mbetet të shihet.Fitues apsolut zor qe do te kemi .Ne natën e fundit të këtij dhjetori , duhet të hyjmë në vitin 2026.Me Vullnetin e Zotit siq thoshin pleqët tanë.Se fuqitë e mëdha në botë do të vëndosin për paqë apo do të luajnë deri në pikën sa ta shtypin “butonin e kuq” , dhe të kthejnë botën përmbys.Për të hyrë në vitin 2026 në mënyrën e duhur , duhet për të bërë situatën për të jetuar më mirë , për tu pajtuar se pari me veten pastaj më njerëzit për rreth tij dhe Krijuesin ai që bëson .
Ky vit që po e lëmë mbrapa ishte i mbushur më luftëra .Po hyjmë në një kohë të re më shpresë se do të bëhët më mirë , se do të ndalën luftërat dhe vendi ynë që na intereson të prosperon , e jo të vendnumëron duke vazhduar më kriza politike dhe institucionale , të cilave ju pa sherri më bollëk. Nese ekziston vullneti I përbshkët nuk është i pamundur stabiliteti i shtetit.Jemi në shekullin 21 dhe ka kaluar koha që secili prej nesh të jeton si i përshtatet atij.Kështu është aktualisht, së një pjesë e madhe të njerëzve të politikës kan mbetur të pareformuar më logjikë profitireske.Dhe, kjo është arsye pse nuk ecim përpara.Nuk ka shumë arsye vetëm një .Ta lëmë të kaluarën mbrapa dhe të kthehemi nga e ardhmja .Dhe, do të ishte e mundur vetëm në një rast.Të përballemi më të vërtetën .E vërteta faktike më gjendje të keqe politike dhe institucionale , e zhveshur dhe cilado qoftë ajo.Të kujtojmë të kaluarën , të robëruar dhe të përsektuar nga Serbia , deri sa u arritë liria dhe pavarësia e Kosovës më luftë në vitin 1999.Gropat e hapura të së keqës duhet mbyllur.Të kthejmë dinjitetin e humbur.Dhe, për sa kohë që e vërteta qëndron diku nën mbeturina dhe ne nuk bëjmë asgjë , duke na mbuluar heshtja, dhe nuk mbajmë përgjegjësi për te, nuk do të hyjmë lirisht në vitin 2026.Nuk ka mundësi më ecë përpara duke iu ikur problemeve pa u ballafaquar me to.Etiketa së nuk dimë të ndërtojmë shtet nuk na hiqët pa iu shpallur luftë të gjitha të keqëjave të paraqitura .Nuk mund të valvitim flamurin pa u bërë shtet i prosperuar ligjor dhe demokratik.Nuk mbahet shteti në këmbë të forta , kur e përqmojmë ate.Nuk mbahet shteti më profitera dhe më njerëz të cilët nuk janë të aftë profesionalisht dhe moralisht.Është paradoksale që në Kosovë ende të mendojmë për mënyrën totalitare të sundimit mbi masat.E duket së ende dikush po e shfrytëzon demokracinë si një mbulesë për neokomunizem.Dhe, asgjë më shumë .Nese ka njerëz të cilët nuk pajtohen me ekzistencën e një shteti të pavaruar dhe sovran, ata nuk e kan vendin në politikëbërje.
Nuk u fitua lufta për Atdheun që të dështojmë në kushte të paqës.Edhe pjesa me e civilizuar e Evropës u tha JO të gjitha regjimeve totalitare - fashizmit, nazizmit dhe komunizmit. Në Kosovë ende duket se nuk u hoq dorë nga disa.Nuk i lejohet askujt minimi i rendit kushtetues dhe ligjor të vendit në të cilin jetojmë.Prosperimi i shteti kërkon njerëz të mirë të politikës , punë të mirë të mediave , për të ngrohur nënqiellin e ftoftë politikë të Kosovës.Vendit nuk i duhet padija dhe shthurja politike dhe institucionale .Secili duhet të dinë kufijtë e qartë të te vepruarit , duke zbatuar rregullat dhe ligjet. Të përfundojnë shpifjet , kur njerëzit në anën tjetër po përballën më koston e lartë të jetesës më paga shumë të vogla, më të cilat zor të jetohet pesë ditë.Të përfundojë “dashuria” për ish sistemin .Ne vitin 2026 të shpresojmë se do të ndalën korrupcionet, krimet,pasurimet e pa ligjshme dhe privilegjet tjera.Ato e ndalojnë përparimin, lirinë dhe të vërtetën.Të shpresojmë në ditë më të mira ne vitin 2026.Mos të mbesim duke i shkëputuar faqet e kalendarit në mënyrë rituale , më politika të cilat po e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës si shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan …
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
