
Lexoni edhe:
Analisti: Vendimi që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor mund ta rrezikojë integritetin e zgjedhjeve
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Është kjo rruga e vetme që Kosovës t’i hapen dyert për anëtarësim në NATO. Nëse katër shtetet anëtare që ende nuk e njohin Kosovën nuk e bllokojnë më këtë proces, atëherë kjo do të ishte në dobi të aleancës perëndimore. Kosova ka shprehur gjithmonë gatishmëri për t’iu bashkuar NATO-s.
-Së dyti, kjo çështje është njëkohësisht edhe diplomatike edhe ushtarake. Edhe pse ka përparime pozitive, mbetet e paqartë se si do t’i përgjigjet BE-ja Kosovës për statusin e saj. Kosova ka aplikuar për anëtarësim, por ende nuk ka lëvizje konkrete nga BE-ja, madje as për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës.
Së treti, Kosova është pjesë e Ballkanit dhe, pa integrim institucional në NATO, rajoni mbetet i pasigurt. Kosova vazhdon të jetë një pikë e hapur tensioni me Serbinë. SHBA e merr parasysh këtë fakt, njësoj si shumë çështje të tjera politike, ushtarake dhe gjeostrategjike në rajon.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".