Albin Kurti e don Amerikën si George Fred Williams, që i deshi, i mbrojti dhe i nderoi shqiptarët dhe Shqipërinë

Albin Kurti e don Amerikën si George Fred Williams, që i deshi, i mbrojti dhe i nderoi shqiptarët dhe Shqipërinë
Albin Kurti e don Amerikën si George Fred Williams, që i deshi, i mbrojti dhe i nderoi shqiptarët dhe Shqipërinë

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 08 December 2025 - 07:40

Nga Mehdi Hyseni

Vërtet, ashtu siç ishte dikur miku më i sinqertë dhe më i madh i shqiptarëve dhe i Shqipërisë (1914), diplomati amerikan George Fred Williams., i cili për hir të mbrojtjes së interesave kombëtare, shtetërore dhe ndërkombëtare shqiptare, sakrifikoi karrierën e tij diplomatike, ngase administrata e presidentit Woodrow Wilson e shkarkoi nga posti i ambasadorit në Greqi dhe në Mal të Zi, për shkak të shpifjeve dhe të intrigave të fuqive të mëdha të Evropës, të cilat Shqipërinë Etnike e shndërruan në një “Kurdistan “ të copëtuar në disa shtete fqinje ballkanike, siç ishin Serbia, Bullgaria, Greqia, Mali i ZI, që sot e asaj dite (1878; 1912-13; 1919 )kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike e kanë “gozhduar” si “lëkurën e leopardit të rrezikshëm” në katër vilajete të Perandorisë Osmane (Shkodra, Janina, Manastiri dhe Kosova).

Albin Kurti ka dëshmuar me sjellje dhe me vepër konkrete se e do Kosovën, Amerikën dhe jo Serbinë okupatore dhe gjenocidale. Kjo do të thotë “të gjithë luftë agresorit serb”, jo paqe “blanko” pa mbulesë si instrument improvizues i zgjidhjes së problemeve dhe konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare.

Këtë të vërtetë e dinë edhe oponentët politikë të opozitës në Kosovë, por e mohojnë dhe nuk e pranojnë vetëm për shkak të kerrierizmit të tyre politik, duke qenë se duan të rikthehen në pushtet të pakufizuar mëhallor, provincial,partiak, nepotist, despotik etj. Nuk kanë faj, sepse janë mësuar të mos zbresin nga kolltuku i mëndafshtë dhe nga “akrobacionet” e bizneseve të ndryshme, duke fituar miliona e miliarda etj. në saje të cilave janë bërë shtresa më e pasur borgjeze sunduese në shtetin e varfër të Kosovës. Pra, thjesht, karriga, pushteti, pasuria, paraja , luksi, standardi aristokratik borgjez, mirëqenia e siguruar edhe për brezat e sotshëm dhe të ardhsëm të tyre, i shtynë ata, që me çdo kusht ta përmbysin qeverinë kombëttare demokratike të Albin Kurtit (duke qenë se po e lufton krimin, korrupsionin, plaçkën dhe pasurimin ilegal etj…, jo kurrfarë interesi i Kosovës, as i shqiptarëve, as i Shqipërisë e as i Amerikës dhe, i aleatëve të saj.

Kjo është esenca e asimetrisë politike, kombëtare dhe demokratike mes Albin Kurtit dhe kundërshtarëve të tij nga opozita politike, duke qenë se Albin Kurti sikurse dikur (më 1914) të shekullit XX, ishte diplomati i shquar amerikan George Fred Williams miku më i madh, më besnik, më i drejtë, më human dhe më i guximshëm i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në Ballkan , i cili, pas revokimit nga posti i ambasadorit amerikan në Greqi dhe në Mal të Zi (2014) ( si shkak dhe pasojë e ndërhyrjes së intrigave të diplomacisë së fuqive të mëdha evropiane, presidenti Woodrow Wilson nuk e kurseu nga posti i ambasadorit, edhe pse tërësisht ishte i pafajshëm me gjithë shpifjen, gënjeshtrat dhe akuzat e diplomacisë së “Koncertit Evropian”, se gjoja ambasadori George F.Williams ua kishte “prishur” planet gjeopolitike dhe gjeostrategjike “idilike” afatgjata për kolonizimin dhe copëtimin e Shqipërisë Etnike në favorin e aleatëve të tyre ballkanikë (Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria).



Të mos demisionohet Albin Kurti sikurse George F.Williams nga shpifja diplomatike e ”Koncertit të Evropës” (1914) !



Humanizmi, dashuria dhe sakrifica e ambasadorit Geoerge F. Williams për shqiptarë dhe për Shqipëri , shpërfaqet edhe në këtë testament historiko-politik dhe diplomatik, të prononcuar në fjalimin e tij të fundit në “Mitingun , që ai vet e pati organizuar në Boston. më 7 nëntor 1915, duke pohur se, - Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës, siç dashuroj burrat e Shqipërisë. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë PESË (5) IMPERATORË Romës dhe gjaku i shqiptarëve ka forcuar kombbet e tjerë. E lash Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Evropës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Evropës kundrejt Shqipërisë, lash vendin tim zyrtar dhe iu siguroj, që unë besoj, se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime…Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është VËLLAI I KOMBIT AMERIKAN. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë. Edhe me jetën time.” ( Nga parahyrja e librit “The shkypetars” –SHQIPTARËT, shqipëruar dhe shoqëruar me “PARATHËNIEN” briliante të autorit Shaban Balla, Tiranë, 1934, ribotuar nga “Argeta –LMG”, Tiranë, 1999 ).



Duke mbështetur doktrinën dhe filozofinë politike dhe pragmatike të Albin Kurtit Kosovë, Shqipëri Amerikë, VOTONI ALBIN KURTIN, jo aragatët dhe hyzmeqarët e “Srpska lista” të Serbisë !



- Presidenti amerikan Donald Trump ka shans historik, që ta “rehabilitojë” doktrinën diplomatike vizionare të ambasadorit George F. Williams për mbrojtjen e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, duke e mbështetur Albin Kurtin, Kosovën dhe Shqipërinë për të shpëtuar nga “hudhra dhe çekani” shekullor i sundimit kolonial serbomadh sllavobizantin në Ballkan.

Ndaj, ka ardhur koha, që presidenti Donald Trump t’ia heqë Kosovës sanksionet e padrejta të BE-së së Josep Borellit dhe të Miroslav Lajçakut, të cilët për gabimet e tyre ndaj politikës dhe diplomacisë së Albin Kurtit në mbrojtjen e rendit, të sigurisë, të qëndrueshmërisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit territorial të Kosovës nga ana e Serbisë së Alksandër Vuçiqit ( me kërkesën e presidentes Vjosa Osmani dhe të kryeministrit Albin Kurti) BE-ja të dytë “misionarët” e saj, Borell dhe Lajçak i shkarkoi nga pozita e tyre ndërmjetësuese në Dialogun e Brukselit (2011-2025), sepse u treguan shumë të njëanshëm, duke mbështetur sheshit Serbinë, e cila prerazi nuk po e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran (1999- 2025).



Prandaj, për interesin e përgjithshm nacional dhe shtetëror strategjik të politikës së jashtme të Amerikës, është e papranueshme dhe kundërproduktive vendosja e Kosovës nën embargon e diplomacisë dhe të politikës së gabuar të Josep Borellit dhe të Mirsolav Lajçakut, të cilët dëshmuan subjektivitetin dhe anshmërinë në mbështetjen e interesave kolonialiste dhe neokolonialiste dhe hegjemoniste shtetërore të Serbisë, e cila, edhe pas kryerjes së gjenocidit në Kosovë (1989-1999) po pretendon, që të rikthejë Kosovën nën sundimin e saj të dikurshëm kolonial (1912-1899).





-Futja e Kosovës nën sanksione ndërkombëtare nga ana e BE-së, pse qeveria e kryeministrit Albin Kurtit e mbrojti rendin shtetëror, pavarësinë dhe sovranitetin territorial në Veriun e Kosovës nga ndërhyrja e harangave mercenare çetniko-fashste të Serbisë, ëahtë në kundërshtim flagrant me dipozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare (pa asnjë bazë juridike të rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar), por ishte vetëm një akt politik arbitrar i njëanshëm dhe destruktiv proserb, që ka karakter nënshtrimi të politikës së jashtme dhe të diplomacisë së Kosovës, me qëllim që ta konfrontojë me AMERIKËN dhe me partnerë e saj të Kuintit dhe të KFOR-it në Kosovë.



-Vetëm pse i deshi dhe i mbrojti interesat jetike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë së lirë, sovrane dhe të pavarur , më 1914, kur ishte ambasador i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, si dhe vrojtues në Komisionin e Kontrollit Ndërkombëtar në qeverinë e përkohshme të Princ Vidit, të formuar nga Esat Pashë Toptani në Durrës, më 2014.



-Pse Albin Kurti e do Kosovën-Shqipërinë e pavarur dhe sovrane sikurse George Fred Williams (ish-ambasador i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, më 1914, askush nuk e ka atë të drejtë ta injorojë, ta izolojë dhe ta përzë nga skena politike e Kosovës, pavarësisht nga akuzat, anatemat dhe shpifjet e politikës propagandistike të disa eksponentëve ekstremë të opozitës shqiptare, të cilët me çdo kusht po ngulmojnë në përmbysjen e qeverisjes së Albin Kurtit për t’u riktheyer vetë në pushtet sikurse që ishin dikur pothuaj se dy dekada(2000- 2020).

Mirëpo, kjo ambicie arrogante dhe karrieriste, do të rrezikonte shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, që Serbia me ndihmën e politikës dhe të diplomacisë imperialiste të Moskës, sërish ta rikthente sovranitetin kolonial territorial dhe shtetëror mbi Kosovën, duke e konsideruar si “plaçkë” të saj legale, ashtu sikurse këtu e 100 vjet më parë (1912-1999) të historisë së dhembshme dhe tragjike të Kosovës së Shqipërisë Etnike.



Për të mos u përsëritur rasti i dhembshëm i ambasadorit Georeg Fred Williams, të cilin antidiplomacia dhe padrejtësia e “Koncertit Evropian të Fuqive të Mëdha” për interesa të saj hegjemonste dhe militariste gjeopolitike dhe gjeostrategjiuke për copëtimin territorial të Shqipërisë Etnike e “penalizoi” me imponimin dhe diktatin e saj ultimativ drejtuar Departamentit Shtetëror të Amerikës, që udhëheqej nga presidenti Woodrow Wilson (1913-1921), që George F. Williams të revokohej nga posti i Ambasadorit të Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi (1914), , me motivacion se kinse “ishte përzier” në “çështje të brendshme” të politikës së jashtme të fuqive të mëdha evropiane lidhur me “politikën ballkanike”. Kjo ishte një floskul propagandistike, e shprehur në frymën e politikës, të diplomacisë dhe të propagandës së shteve kolonialiste serbo-sllave në favorin e mbështetjes së politikës dhe të diplomacisë afatgjatë të Rusisë Cariste , që së bashku me Francën dhe me Anglinë për ta copëtuar dhe rusifikuar tërë Gadishullin Ballkanik, në veçsnti Shqipërinë Etnike për ta fshirë nga harta gjeografike dhe historike e Ballkanit. Kjo ishte prapavija e demisionimit të ambasadorit proshqiptar, George F. Williams nga misioni i tij diplomatik (ambasador) në Ahtinë dhe në Cetinje të Malit të Zi, vetëm pse tregoi gjendjen e mjerueshme dhe tragjike, që kishte parë në Shqipëri, në fillim të Luftës Parë Botërore, duke kërkuar ndihmë humanitare për t’i shpëtuar shqiptarët e larë në gjak dhe në qindra e mijërama viktima nga spastrimi etnik dhe gjenocidi i vendeve pushtuese imperialiste serbo-sllave dhe nga aleatet e tyre të fuqive të mëdha evropiane të “komanduara” nga Rusia Cariste militariste dhe ekspansoniste, me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve dhe të djegjes së Shqipërisë Etnike në Ballkan.



Parapëlqehet që Presidenti Donald Trump të takohet me Albin Kurtin

*** Diplomacia dhe politika amerikane nuk duhet lejuar që fuqitë e mëdha të dikurshme të Evropës ( Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Londrës 1913 dhe Konfeenca e Paqes e Parisit (1919) të nëpërkëmbin të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan,, sepse atëherë mund të shpërfaqet rreziku i shpërthimit të luftës së tretë botërore, ashtu sikurse në Luftën e Parë Botërore, kur më 1914, Shqiptarët dhe Shqipëria Etnike ishin të copëtuara.

-Fare nuk do të ishte politikë racionale largpamëse, nëse Prishtina dhe Uashingtoni do të dakordoheshin me opozitën shqiptare të Kosovës, që Albin Kurtin (kryeministër në (detyrë) ta eliminon politiksht dhe diplomatikisht nga skena e qeverisjes së Kosovës, duke qenë se ky nuk ka asnjë mëkat dhe asnjë gabim për ndonjë vepër të kryer qoftë kundërvajtëse apo penale, gjatë dy mandateve të tij si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Albin Kuti, do të mund të heqej nga posti i kryeministrit vetëm pse e do dhe e mbështet drejtësinë, shtetin e së drejtës, barazinë, solidaritetin, parimësinë, ligjin, kushtetutën, demokracinë dhe paqen. Pa dyshim, Albin Kurti ka dëshmuar se i do shqiptarët, e do popullin amerikan dhe Amerikën, e do Evropën Perëndimore Demokratike, por jo edhe Serbinë pushtuese, agresore kolonialiste dhe gjenocidale me kërkesa dhe ultimatume përmes “Lista srpska”, që kjo, një ditë të formonte “Republika srpska” për ta “bosnjëzuar” Republikën e Pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Këtë nuk mund t’ia imponojë askush (qoftë brenda, qoftë jashtë pushtetit në Kosovë), ndonëse Borelli dhe Lajçaku tentuan ta mashtronin në Dialogun e Brukselit, duke e favorizuar Aleksandër Vuçiqin-Serbinë gjenocidale, por Josep Borell dhe Mirsolav Lajçka dështuan në imponimin e strategjisë proserbe, edhe pse Kosovën e futën nën sanksione ndërkombëtare, ku, që atëherë Kurti ka suspenduar çdo takim me Aleksandër Vuçiqin në kuadrin e procesit të Brukselit.

Fatkeqësisht ky rast i dështuar i diplomacisë ndërmjetëse të BE-së, të hedhë në një histori të largët të diplomacisë ndërkombëtare, kur në “vlugun” e Luftës së Parë Botërore më 1914, fuqitë e mëdha të “koncertit evropian”, me rastin e angazhimit të tyre të emrimit të Princ Vidit si Guvernator të Qeverisë së përkoshme të Durrësit të Esad Pashë Toptanit, të serbizonin territorin dhe shtetin e Shqipërisë në kuadrin e një “shteti dualist serbo-shqiptar, të komanduar nga Beogradi i kryeministrit Nikola Pashiq, i cili Ahmet Zogun e pati rikthyer në Pushtet me ndërhyrjen e puçit ushtarak të bjellogardistëve dhe të ushtrisë serbojugosllave më 24 dhjetor 1924, me ç’rast përmbysën qeverinë demokratike të Fan S. Nolit, e cila paraprakisht po ashtu me grushtet kishte rrëzuar qeverinë e Zogut në qershor po të njëjti vit.



Plebishiti popullor ka dëshmuar se Albini është figura kryesore unifikuese jo vetëm e shqiptarëve në Kosovë, por ë mbarë trevat e Shqipërisë Etnike në Ballkan dhe në diasporë



Prandaj, Albin Kurti i duhet Amerikës, Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan, sepse ka besim, dashuri, ideal dhe dituri politike dhe diplomaci, guxim, ka vetiniciativë, është vizionar dhe dinamik në kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve politike, që ia shtron Vetëvendosja dhe Qeveria, gjithnjë duke u fokusuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që dalin nga e drejta ndërkombëtare dhe nga Karta e Kombeve të Bshkuara (1945-2025).



Në mënyrë që në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës, të parashikuara më 28 qershor 2025, votuesit ta kenë të qartë se Uashingtoni zyrtar me Donald Trump në krye e mbështetë politikën qeverisëse të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka meritat kryesore për shtrirjen e sundimit të ligjit, duke mbrojtur sovranitetin terrirotral dhe shtetër të Veriut të Kosovës nga bandat terroriste kriminale të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq ( të cilat jo më pak se dy dekada kanë kryer spastrim etnik, duke i dëbuar mbi 15 mijë shqiptarë nga shtëpitë dhe nga banesat e tyre në veriun e Mitrovicës ; kanë destbalizuar dhe sabotuar rendin ligjor dhe kushtetues, duke mos pranuar shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, por Serbinë kolonizatore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, përkatësisht të Aleksandër Vuçiqit dhe të Ivica Daçiqit).



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani t’i bëjë një KËRKESË URGJENTE Z.PRESIDENT DONALD TRUMP !



Duke qenë se po i afrohemi pragut të fushatës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare demokratike në Kosovë, më 28 dhjetor të këtij viti, nevojitet që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nevojitet t’i dërgojë kërkesë urgjente z. Presdent të SHBA-së, Donald Trump, që sa më parë të jetë mundur ta pranojë Albin Kurtin (kryeministër në detyrë) në takimin e nivelit më të lartë zyrtar shtetëror në Shtëpinë e Bardhë.

Ky duhet të jetë hapi i parë preventiv për t’u sqaruar botërisht votuesve të Kosovës, se as presidenti i nderuar Donald Trump e as Departamenti Shtetër i SHBA-së nuk janë kundër zgjedhjes së Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, por si më parë janë në mbështetjen e të gjithë atyre, që në mënyrën e ligjshme dhe kushtetuese fitojnë votën e lirë demokratike e paqësore.

Prandaj, secili votues në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor, duhet ta kuptojë këtë të VËRTETË, se as presidenti Donald Trump e as Qeveria amerikane nuk janë kundër zgjedhjes së Albin Kurtit, por vetëm kundër parregullsive, keqpërdorimit, të manipulimit me votuesit, me kriminalizimin dhe me tregtimin arbitrar të votes së tyre legjitime dhe legale.

Kjo e VËRTETË, sa më parë, duhet t’u bëhet e qartë çdo votuesi në Kosovë, se as Presidenti Donald Trump e as Amerika nuk ka kurrfarë interesi, që ndonjë personi të ligjshëm me të drejtë vote, t’ia mohojë apo kufizojë të drejtën dhe lirinë e tij të zgjedhjes dhe për të qenë i zgjedhur.



Këtë të vërtetë si loti të politikës së jashtme të Amerikës ndaj Kosovës, do ta justifikonte praktikisht aprovimi i kërkesës protokollare të presidentes së Kosvës, Vjosa Osmani, që Presideti i nderuar Donald Trump ta pranonte në takimin zyrtar Albin Kurtin (kryeministër në detyrë, ose në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje), ashtu siç ka vepruar administrata e Donald Trumpit në rastin e pranimit të Bedri Hamzës (kryetar i PDK-së në opozitë) në takimin e nivelit të lartë shtetëror në Shtëpinë e Bardhë në fillim të dhjetorit të sivjemë.

Donald Trump ta pranojë Albin Kurtin në Shtëpinë e Bardhë

-Sepse është me interes jetik për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Uashingtonit dhe Prishtinës, duke qenë se deri tash me shembuj konkret ka dëshmuar se si mbrohen inteesat vitale dhe komplementare ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në bashkëpunimin, në mbrojtjen, në stabilitetin, në paqen dhe në sigurinë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, jo vetëm përballë aleancës serbo-ruse-kineze që të mos infiltrohej në territorin verior të Kosovës, por edhe në “dekontiminimin” e agjenturave të tyre terroriste subversive me detyrë, që të hedhin në erë objektet vitale shtetërore, siç janë “Trepça”, “Ferrinikeli”, “Ujmani”, kanali “Iber-Lepenc”. Si dhe termocentralet në Kastriot…etj.

Sa më sipër, VOTUAT për Albin Kurtin, keni votuar për ZBATIMIN e ligjit, për shtetinë e së drejtës, për drejtëssinë, për barazinë, për kushtetutën, për demokracinë, për solidarësinë, për humanizmin, për paqen dhe për kokzistencën aktive paqësore që parakypton jetësimin pragmatic të sistemit të ekuilibrit të forcave të marrëdhënieve politike ndërkombëtare.



Diplomacia aktive Uashingtonit në favorin e mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës

S’ka dyshim se politika e jashtme zyrtare e Uashingtonit po lufton ditë e natë se si të gjejë “formulën” strategjike për pajtimin e presidentit serb Alekasandër Vuçiq dhe të Albin Kurtit (kryeministrit në detyrë) në kuadrin e negociatave të Dialogut të Brukselit (2011-2025) për arritjen e kompromoisit politik paqësor për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërkaq, opozita politike në Pishtinë, qe pothuaj se një vit e më tepër po lufton përditë qysh ta gjejë formulën politike për ta rrëzuar qeverisjen e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtin nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Këto dy “formula” janë asmiterike njëra me tjetrën, sepse formula amerikane diplomatike po ngulmon se si ta pajtojë Albin Kurtin me Aleksandër Vuçiqin përmes dialogut demokratik dhe paqes për t’i dhënë fund konfliktit shekullor mes Serbisë dhe Kosovës.



Ndërkaq, liderët e opozitës po veprojnë se si ta përmbysin qeverinë e Albin Kurtit dhe të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në kohën më të rrezishme, kur Beogradi dhe Msoka po koordinojnë akivitenin e tyre politiko-propagandistik, ekonomik, tregtar, diplomatik dhe ushtarak, që ta destabilizojnë dhe invadojnë shtetin e pavarur të Kosovës.



Mirëpo, ky rrezik potencial serbo-rus nuk po e frikëson opozitën shqiptare në Kosovë, por po iu pengon kryeministri Albin Kurti, të cilin qe disa vite rresht (kur ai me plebishit fitoi postin e kryeministrit të Kosovës, 2021) po e akuzojnë si “destabilizuesin kryesor’” të gjendjes politike, ekonomike, zhvillimore dhe të mirëqenies së popullit në Kosovë. Gjithashtu, po e akuzojnë dhe po e shantzhojnë si lider politik “antiamerikan” !!!???

Mirëpo, Albin Kurti nuk është “antiamerikan” siç po e shpifin disa eksponentë agresivë dhe ekstremistë të opozitës politike vendore dhe “Srpska lista” e Aleksandër Vuçiqit në Mitrovicën Veriore, të cilët pop resin me padurim, se miratimi i “Srpska zajednicës”, do t’u sjellë autonominë e plotë substanciale nën mbikëqyrjen e trupave paqësore ndërkombëtare të OKB-së (!)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".