
Lexoni edhe:
Çdo subjekt politik veten e konsideron fitues
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Të gjitha partitë para zgjedhjeve flasin për fitore, e kur vjen rezultati e vajtojnë rezultatin me shami në dorë. T’iu them të drejtën, analizat e mia dallojnë nga disa analistë të tjerë për faktin se unë e analizoj politikën që t’i bie mirë Kosovës, kurse të tjerët që t’i bie mirë partisë që i takojnë apo që e simpatizojnë, apo që e përkrahin për ndonjë interes privat. Nga përvoja ime politike 35-vjeçare në politikën shqiptare, si dhe nga përvoja 20-vjeçare në politikën gjermane, shihet qartë se një parti kur e fillon rënien e ka shumë të vështirë që të ngjitet prapë pa një reformim rrënjësor.
Çdo subjekt politik veten e konsideron fitues 
Lexoni edhe:
-Njëjtë është edhe me VV. Ajo, pavarësisht se çfarë numri do të marrë në zgjedhje, do të ketë rënie. Do të ketë rënie për faktin se asnjëherë në Republikën e Kosovës nuk janë mësuar qytetarët që partitë politike, që u kanë dhënë mandatin për të qeverisur, t’i lënë pa institucione. Me një fjalë, është një vit anarki që nuk është parë asnjëherë në historinë e Republikës së Kosovës. Për këtë, VV do të ndëshkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Sa do të jetë ky ndëshkim dhe sa do të jetë kjo rënie do të shihet më 28 dhjetor. Besoj që me atë rezultat që do të marrë VV në zgjedhje do të vetëdijësohet se nuk mund të formohen institucionet nga dëshira, por nga realiteti politik. Të kesh dëshirë për ta bërë një gjë dhe mos të bazohesh në realitetin politik për ta kryer këtë veprim janë dy botë dhe një mur i madh që i ndanë.
Unë mendoj se Albini e di se ka rënie, e kjo shihet edhe nga dëshpërimi i madh i mërgatës. E kur jam te mërgata, dua të them se shumë është duke u politizuar mërgata, kurse në anën tjetër votat e mërgatës nuk luajnë asnjë rol të madh në rezultatin përfundimtar. Pra, edhe këto përafërsisht 75.000 vota të mërgatës do të ndahen në katër apo pesë parti dhe e shumta që mund të marrë një parti janë 25.000 deri në maksimum 30.000 vota, ku mund t’i rritet numri me një deputet, siç ishte në zgjedhjet e fundit me VV, ku nga 47 deputetë është rritur në 48 numri i deputetëve. Prandaj, këtu e kam një kritikë për banorët që banojnë në Kosovë se mos na thoni se ju na sollët Albin Kurtin në pushtet. Albin Kurtin në pushtet jeni duke e mbajtur ju që jeni duke jetuar në Republikën e Kosovës. Se rezultati i mërgatës është minimal në rezultatin e përgjithshëm dhe krejt çka mund të ngritë apo ta zbresë rezultatin e një partie politike mërgata është 2 ose 3% maksimum.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".