
Lexoni edhe:
Premtimet e politikanëve janë në mes të dëshirës dhe mashtrimit
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Edhe krijimi i listave zgjedhore, edhe prijësit e listave, edhe premtimet elektorale janë pjesë e sistemit politik që kemi në veprim në Kosovë, dhe ky sistem politik është sistem politik rus. Baza e këtij sistemi është: “prijësi para, kopa pas”. Pjesa më e rëndësishme është se në krye qëndron “cari” (kryetari i partisë), i cili jep dhe merr nga individët (anëtarët) atë që i duhet “carit”, sipas kritereve të tij.
Premtimet e politikanëve janë në mes të dëshirës dhe mashtrimit
Lexoni edhe:
Këto kritere për individët “cari” i merr nga rrjetet e fshehta, që në rastin tonë janë shqipfolësit serbo-rusë. Kjo mënyrë funksionimi i bën partitë tona politike “qendra të shpërndarjes së karameleve”. U bë përpjekje nga ekspertët e rrjeteve të fshehta që “cari” tek ne të ketë emërtimin “baba”. Kjo u zhvillua bukur mirë me “Ise babën”, deri diku me “Albin babën”, dhe filloi me “Hashim babën”, sepse më herët ky ishte i ri dhe në kopenë rreth tij kishte shumë “komandantë” që nuk e pranonin aq lehtë këtë, kuptohet, deri kur kopa u deh mirë.
Listat e votimeve kanë shumicën me numër të kandidatëve që janë individë të ndershëm e të devotshëm për të mirën e qytetarëve. Problemi qëndron te sistemi politik që kemi në veprim. Edhe në votimet e kaluara, shumica e kandidatëve kanë qenë të ndershëm e të devotshëm, por veprimtaria e tyre është tretur nga sistemi politik. Premtimet elektorale janë po ashtu tipike për sistemin politik rus. Premtimet, në themel, kanë gënjeshtrën dhe mashtrimin e qytetarëve, si një lyerje e trurit me tlyn për ata që u besojnë. Ndryshimet që i duhen Kosovës mund të arrihen vetëm me zëvendësimin e sistemit politik rus me një sistem politik të ekonomisë së tregut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".