Partneriteti me SHBA-në nuk është i lidhur për politikën në veri

Partneriteti me SHBA-në nuk është i lidhur për politikën në veri
Partneriteti me SHBA-në nuk është i lidhur për politikën në veri

Blerim Burjani

  • 16 December 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Kjo është politika që ndjekin të gjitha shtetet kur flitet për sovranitetin, krimin e organizuar. Kritikat mund të kenë qasje të ndryshme, por rezultati është ky që është. Pas interesave të Kosovës do të qëndrojnë SHBA, më shumë se BE.

 

-Askush nuk dëshiron paqartësi apo konflikte; ndonjëherë si mjet përdoret edhe politika dinamike, aktive dhe e qartë për të arritur rezultate. Kosova ka ndjekur këtë politikë. Nëse veriu integrohet dhe serbët nuk do të kenë telashe tjera, atëherë të gjithë do ta pranojnë herët a vonë ndryshimin në dobi të shtetit të Kosovës dhe sovranitetit të saj.

Kështu gjithmonë ka qenë: pas definimit të një situate politike vjen edhe pajtimi, nëse nuk përdoret dhuna dhe gjërat e tjera që mund të rëndojnë gjendjen atje apo në ndonjë vend tjetër. Partneriteti me SHBA-në nuk është i lidhur për politikën në veri, por për situatën dhe interesin e SHBA-së dhe Kosovës. Pra, kjo nuk duhet të përzihet me situata të tjera. Për një çështje mund të mos ketë pajtime, por interesi, pozicionet gjeopolitike dhe gjeostrategjike janë më të rëndësishme se një politikë për një qasje shtetërore të sovranitetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".