
Lexoni edhe:
Krasniqi: Fitorja e VV-së përfaqëson jo vetëm sukses elektoral por edhe legjitimitet të fortë politik
Shkruan: ANALISTI-Prof. Dr Eshref Ymeri
Fitorja e madhe e LVV-së shënon një faqe të re jo vetëm në historinë e Republikës së Dardanisë, por edhe në historinë e mbarë kombit shqiptar. Kjo për arsye se, për herë të parë në historinë tonë mbarëkombëtare, doli në skenë një formacion politik me dinjitet shumë të lartë kombëtar, i cili ia ka treguar vendin Serbisë fashiste dhe nuk e njeh zellin e servilizmit para të huajve.
-Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i partive opozitare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Por, duke pasur parasysh sjelljen e tyre para kësaj date, mund të thuhet me bindje të plotë se ato kanë mbajtur një qëndrim antikombëtar ndaj LVV-së, krejtësisht në përputhje me interesat e Serbisë fashiste. Ishin pikërisht ato parti opozitare që penguan konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".