Humbja e thellë e opozitës rezultat i gabimeve strategjike të akumuluara ndër vite

Humbja e thellë e opozitës rezultat i gabimeve strategjike të akumuluara ndër vite
Humbja e thellë e opozitës rezultat i gabimeve strategjike të akumuluara ndër vite

Naser Krasniqi

  • 07 January 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Naser Krasniqi

Humbja e thellë e opozitës nuk është rastësore, por rezultat i gabimeve strategjike të akumuluara ndër vite. Opozita nuk arriti të ndërtojë një alternativë të besueshme ndaj Vetëvendosjes, as në aspektin programor dhe as në atë moral.

 

-PDK-ja vazhdon të përballet me krizë identiteti dhe mungesë reformash të brendshme, ndërsa LDK-ja, pavarësisht një diskursi më modern, nuk arriti të krijojë mobilizim të gjerë qytetar. Pranimi i përgjegjësisë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përbën një hap pozitiv dhe të rrallë në kulturën politike të Kosovës, por reflektimi duhet të pasohet me ndryshime reale strukturore.

Rikthimi i opozitës në pushtet mbetet i mundur vetëm nëse ajo ndërton demokraci të brendshme funksionale, distancohet nga praktikat klienteliste dhe prodhon lidership të besueshëm me ide të qarta për shtetin. Pa këto elemente, opozita rrezikon të mbetet më shumë spektatore sesa aktore e proceseve politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".