
Lexoni edhe:
Oroshi: Liderët opozitarë i humbën zgjedhjet me idenë se nuk mund të ndërtohet asnjë institucion pa votat e tyre
Shkruan: ANALISTI-Mr.Refik Hasani
Plotësisht pajtohem se është një konstatim i mbështetur, se tani lirisht mund të konkludohet që rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025 do të reflektojnë si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivelin lokal. Pra, tani kemi një ndryshim që është sjellë nga qytetarët e Kosovës, tashmë të lodhur (me demagogjinë dhe hipokrizinë, gjithnjë sipas votuesve) nga NISMA, AAK, PDK dhe veçmas nga LDK-ja.
-Është një ndryshim i thellë, por i pritur, sepse një vit shkoi pa u formuar dhe pa u funksionalizuar institucionet e Kosovës, ndërsa në anën tjetër Evropa dhe bota vlonin nga sfida të ndryshme. Subjektet politike opozitare të Kosovës, sikur nuk u bënte përshtypje asgjë në këto rrethana sfiduese.
Prandaj janë ndryshuar preferencat e votuesve të Kosovës dhe për këtë arsye këto parti opozitare nuk kanë arritur të tërheqin mbështetje më të gjerë. Kjo do të vazhdojë të ndodhë edhe në 2 apo 3 palë zgjedhje parlamentare, nëse nuk reflektojnë përmbajtësisht.
Madje, subjektet politike opozitare në Kosovë kanë dëmtuar edhe funksionalizimin e niveleve komunale, duke përcaktuar preferenca të gabuara, specifikisht nga niveli qendror, çka ka ndikuar në dëmtimin e efikasitetit të komunave të Kosovës në mënyrë të dukshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".