Shqipëria Amë, do të duhej të hap konsullatën në Krahinën e Sanxhakut dhe dhe në Krahinën e Preshevës

Shqipëria Amë, do të duhej të hap konsullatën në Krahinën e Sanxhakut dhe dhe në Krahinën e Preshevës
Shqipëria Amë, do të duhej të hap konsullatën në Krahinën e Sanxhakut dhe dhe në Krahinën e Preshevës

Refik Hasani

  • 17 January 2026 - 17:42

Nga Refik Hasani

Shqipëria Amë, do të duhej të hap konsullatën në Krahinën e Sanxhakut dhe dhe në Krahinën e Preshevës Shqipëria, ka obligim moral, Kombëtar e kushtetues të brengoset edhe për shqiptarët jashta shtetit administrativ, ku shqiptarët në Serbia kan organizuar Referendumin e Krahinës së Sanxhakut, mbajtur më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992. Kurse përveqë Referendumit të Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992, është edhe kryengritjen e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj Krahine në mbrojtje të pragut dinjitetit dhe identitetit për realizim të drejtës plebishitare të këtij Referendumi.

Shqipëria, ende nuk ka krijuar asnjë fondë,asnjë Kodë të rregullt buxhetor dedikuar këtyre dy Krahinave, dhe publikisht apeloj se Shqipëria, është momenti fundit që të angazhohet seriozisht, dhe të hap konsullatë si në Rajonin e Sanxhakut dhe në Rajonin e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, që kjo të ndihmonte mjaftë, dhe: -Shqiptarët e Krahinës shqiptare (që përfshin Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc), dhe Krahina e Sanxhakut përballen me mungesë përfaqësimi dhe mbështetje institucionale, -Hapja e konsullatave shqiptare në këto dy Rajone nuk është vetëm simbolike-është detyrë shtetërore dhe hap konkret për mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit Kombëtar, -Shqiptarët në këto 2 Krahina, meritojnë mbështetje reale.

Konsullatat shqiptare = të drejta + identitet i mbrojtur, prodhon veprime konkrete,e jo fjalë, -Kur shteti Amë nuk është pranë shqiptarëve, dhe ky hap i Konsullatave në dy këto Krahina, është një nevojë e kohës ,asesi tjetër, -Mbrojtja e të drejtave individuale dhe kolektive, si dhe mbrojtja dhe kultivimi i identitetit, dinjitetit shqiptar jashtë kufijve është dhe duhet të jetë detyrë Kombëtare që Udhëheqë shteti Amë, -Forcimi i pranisë diplomatike të Shqipërisë në 2 Krahinat tona, është një hap strategjik për mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen e identitetit dhe stabilitetin rajonal. Politika e jashtme duhet të bëhet veprim konkret, jo vetëm deklarative. Këto dy Krahina, përveqë tjerash jan Rajonet më të pazhvilluara ekonomikisht dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, përkundër që kan mbatjtur dhe organizura referendum plebishitare. Vështrim nga Refik Hasani, publicist dhe veprimtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".