Evropa po përgatitet për luftë, prandaj as shqiptarët  nuk bënë që lufta ti  zënë gafil…

Evropa po përgatitet për luftë, prandaj as shqiptarët  nuk bënë që lufta ti  zënë gafil…
Evropa po përgatitet për luftë, prandaj as shqiptarët  nuk bënë që lufta ti  zënë gafil…

Skender Mulliqi

  • 20 January 2026 - 12:19

Edhe pse një popull i vogël, jemi populli më i lashtë ndoshta në kontinent .Një miniaturë në albumin që duhet zgjidhur.Nese na duhët të vëshim kostume lufte, ato duhet të jenë tonat, se ne jetojmë vetëm një herë, dhe të jetojmë më nder duke mbrojtur gjithmonë Atdheun dhe Kombin ,siq e mbrojtëm dhe fituam në luftën e fundit çlirimtare më Serbinë, e cila kurrë nuk u lirua nga logjika pushtuese ndaj tokave shqiptare…

Nga Skënder MULLIQI

Jeta  është e veshtirë, dhe secilin prej nesh po e kafshon sado pak e dikënd më shumë.Dhe, ne këtë kohë krize lufte globale , më shumë së fashistet  e tipit të Putinit, mund të jetë lufta në strehimore kush i ka menduar më herët .Dikush ka filluar të përgatitet për luftë , duke kërkuar zgjidhje më të mirë për të  shpëtuar sa më pak viktima nga e  keqja e madhe që sjellë lufta.Pos armëve mbi kokë , nën tokë apo në bodrume do të  rrezikohemi se pari nga uria , nga lagshtia, që sjellë sëmundje te rënda, nga minjët brejtës të cilët mund të na sulmojnë .Të gjitha këto kan mundësi të na kafshojnë nga pak, por të shpresojmë së në glob do të mbretëroj paqja.Evropa po përgatitet për luftë e thuhet së do të këtë 100 mijë ushtarë.Kjo nuk është paralajmërim i mirë, është paralajëmrim të mundësisë se luftës .Në këtë qmenduri globale më shpërthim luftërash dhe më mundësin e shpërthimit të lufterave të reja , nuk dihet së qka na pret, prandaj edhe përgatitja për më të keqen duhet të funksionon.Koha është një  paradoks jete , është armiku ynë më I madh , është aq e rrezikshme sa më pak të jetë .Ajo mund edhe  të na vrasë.Sigurishtë së njerëzit kriminelë i shkaktojnë luftërat.Por luftërat në botë bëhën më së shumti për interesa gjeopolitike dhe gjeostrategjike.Kur ndizet një zjarrë , ka mundësi të mos  ndalet por të përhapët rrufeshem.E di së këto fjalë janë të neveritshme , por që vjen situata kur nuk kemi ka ia mbajmë veq të mbrojmë vendin dhe të mbrojmë njerëzit civilë në ndonjë vend pak më të sigurtë nese ekziston mundësia .E di së na duhen shkrime dhe fjalë për të na ngritur moralisht  pikërishtë në këtë kohë.Por, që gjithmonë duhet të përgatitemi ndaj çdo të keqeje që na vjen. Ballkani e do fatin më shumë sesa përgjegjësinë.  Është më e lehtë të veshësh  xhaketën tënde , së sa  atë të qepin të tjerët.Prandaj ,në këtë kohë krize globale jo vetëm që duhet të përgatiteti për luftë , por na nevoitet më shumë  së kurrë uniteti.Paralajmërimet që po vijnë dhe atë që po shohim, dhe armiqët e përhershëm serbosllav më të cilët Kosova  rrethohet, nuk janë lajm i mirë.Ne kemi për armik një Putin të vogël në Ballkan-Vuqiqin , që nuk guxon të na zënë puna gafil.Përballë kemi përbindëshat shekullor serb . Tradita e mirë shekullore   nuk është tradhti. Tradita është e gjallë vetëm nëse nuk bie ndesh me jetën reale, dhe moderniteti është bosh nëse nuk ka rrënjë. Ajo që na duhet është një pranim se i duam të dyja, pa kërkuar falje. T'i respektojmë paraardhësit tanë dhe të mos jemi skllevër të frikës dhe mos unitetit . Që të mund të duam siç duam, të jetojmë siç mendojmë dhe në të njëjtën kohë të mbetemi njerëz.Edhe pse një popull i vogël, jemi populli më i lashtë ndoshta në kontinent .Një miniaturë në albumin që duhet zgjidhur.Nese na duhët të vëshim kostume lufte, ato duhet të jenë tonat, se ne jetojmë vetëm një herë, dhe të jetojmë më nder duke mbrojtur gjithmonë Atdheun dhe Kombin ,siq e mbrojtëm dhe fituam në luftën e fundit çlirimtare më Serbinë, e cila kurrë nuk u lirua nga logjika pushtuese ndaj tokave shqiptare…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".