Në 20 vjetorin e shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës: Mos e gënjeni elektoratin!

Në 20 vjetorin e shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës: Mos e gënjeni elektoratin!
Në 20 vjetorin e shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës: Mos e gënjeni elektoratin!

Florim Zeqa

  • 21 January 2026 - 08:33

Shkruan: Florim Zeqa

Ne që ishim pjesë e LDK-së Rugoviane, na kanë mbetur kujtimet e mira dhe nostalgjia për kohën e shkuar, bashkë me këtë edhe dëshira dhe shpresa për një të nesërme më të mirë! Atyre që nuk ishin pjesë e asaj periudhe historike, jo vetëm që nuk iu bën përshtypje epoka e rugovizmit dhe e filozofisë politike rugoviane, janë duke e shkërdhyer atë në të gjitha mënyrat!

Erdhën në krye të LDK-së me premtime, ikën me ‘bisht nën shalë’

Ata që erdhën në krye të LDK-së pas Ibrahim Rugovës premtuan ndryshimin e simboleve shtetërore (kthimin e flamurit dhe hymnit dardan) dhe zbardhjen e vrasjes së veprimtarëve të LDK-së!

Mirëpo me ardhjen e tyre në krye të LDK-së dhe në pushtet i harruan të gjitha, e harruan gjakun e bashkëpartiakëve dhe premtimin e dhënë para elektoratit rugovian!

LDK post-Rugoviane përgjatë bashkëqeverisjes së vendit, në duar i kishte dy ministri kyqe: Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme, dy herë edhe postin e Kryeministrit, por u largua nga pushteti pas asnjë rezultat në zbardhjen vrasjeve të veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së dhe të çështjes kombëtare në veçanti!

Kjo për më tepër se turp, është tradhëti ndaj elektoratit rugovian për të gjithë ata që u akomoduan në krye të LDK-së dhe në majat e pushtetit!

Paturpësia bëhet akoma më e madhe, kur familjarët e viktimave bashkëpunojnë me vrasësit e tyre për të ruajtur privilegjet e turpit!

Përveqse papërgjegjësi dhe vetëdije e ulët njerëzore, kjo paraqet mungesë guximi për të kërkuar të vërtetën, si e drejtë legjitime dhe e garantuar nga ligjet e shtetit dhe universit.

E vërteta vjen kur atë e kërkon

Shembullin më të mirë sesi arrihet deri tek e vërteta dhe zbulohen prapaskenat e urdhërdhënësve të vrasjeve të pasluftës, lexuesve të këtij shkrimi do ua ilustroj me një shëmbull personal.

“Me 23 qershor 2013, në një aktivitet tradicional multietnik në Giavera del Montello (TV-Itali) ndodhi një akt i sulmit fizik ndaj flamurit dardan, të vendosur nga ana ime në tenden e përbashkët shqiptare në këtë aktivitet.

Përveqse e pengova ekzekutorin e këtij akti monstruoz në heqjen e flamurit dardan, e detyrova aty për aty që të bëjë edhe kërkimfaljen.

Mirëpo për mua mbeti mister i pazbuluar kush ishte urdhërdhënësi!?

Meqënse dyshimet e bazuara i kisha të një person i vetëm, megjithatë ishin edhe disa elemente që e bënin të paqartë situatën. Për të mos u zgjatur shumë rreth kësaj historie të gjatë, më është dashur punë intenzive tre vjeçare dhe bashkëpunim (kundër dëshirës time) me ekzekutorin (sulmuesin e flamurit) derisa e kam sjellë atë në pozitë që ta thotë me gojen vet emrin e urdhërdhënësit!”

Le të shërbej ky shembull imi personal për rrahagjoksët e frymës rugoviane në LDK, se për të ardhur deri tek e vërteta nuk është aspak punë e lehtë, por asgjë nuk është e pamundur!

Me vullnet, përkushtim, guxim qytetar dhe respekt ndaj bashkëpunëtorëve dhe besnikëri ndaj filozofisë politike në të cilen thirresh dhe merr obligime para elektoratit nuk duhet heshtur dhe as pushuar së vepruari për asnjë çast deri në çuarjen në vend të zotimit apo premtimit të dhënë!

Mbetët i pajustifikueshëm fakti, pse rrahagjoksët e rugovizmit, për 16 vjet në shtetin e pavarur, prej tyre rreth një dekadë në qeverisjen e vendit nuk arriten të zbulojnë asnjë rast të vetëm të vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së!

Kjo po e vërteton faktin, se këta rrahagjokësët e frymës rugoviane, pushtetin e shfrytëzuan vetëm për interesat e tyre personale dhe klanore, asnjëherë nuk u moren me problemet e qytetarëve, e më së paku me zbardhjen e vrasjes së bashkëpartiakëve!

Fjalëve dhe hipokrizisë politike nuk ju beson më askush! Rugovizmi mbrohet me vepra e jo me fjalë! Ata që nuk u dëshmuan se janë rugovist nuk kanë të drejtë as ta përkujtojnë liderin historik, Ibrahim Rugova! Me përulje plot hipokrizi para varrit të liderit historik nuk mashtrohet elektorati!

Lavdi veprës madhe dhe shumëdimensionale të liderit historik Ibrahim Rugova!

Lavdi LDK-së Rugoviane!

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së

Orsago (TV-Itali), 20 Janar 2026

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".