Zeqiraj: Kurti me LVV-në e tij dhe subjektet aleate nuk do të lejojë përsëritjen e hajnisë

Zeqiraj: Kurti me LVV-në e tij dhe subjektet aleate nuk do të lejojë përsëritjen e hajnisë
Zeqiraj: Kurti me LVV-në e tij dhe subjektet aleate nuk do të lejojë përsëritjen e hajnisë

Idriz Zeqiraj

  • 21 February 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj

Vërtet, Serbia u shporr me dhunë nga Kosova, nën goditjen e "Apaçëve" të NATO-s, por sherrin e la pas, brenda në Kosovë. Tashmë, dihet rekrutimi i agjentit Hashim Thaçi nga shërbimi sekret i DGSE francez, për llogari të Serbisë. I shantazhuar me dosje krimi penalizuese, ai pranoi "Zajednicën" dhe e zvarriti atë qëllimshëm, pasi kishte në plan ndarjen e Kosovës. Kurti, me LVV-në e tij, e kishte kundërshtuar "Zajednicën", duke e konsideruar si "kancer të Kosovës", dhe nuk pranoi zbatimin e saj.

-Opozita u bë palë me Serbinë dhe BE-në kundër kryeministrit; për rrjedhojë, Kosova u vu nën sanksione. Bllokimi, jo vetëm politik, por edhe ekonomik i Kosovës nga BE-ja, por edhe nga ndërkombëtarët e tjerë, ishte i padrejtë, por edhe një presion kriminal për t’i pranuar pazaret e pista dhe kundërkombëtare të bëra nga Thaçi, Vuçiq, Rama, Grenell.

Kosova u anatemua dhe investitorët e huaj munguan, ndërsa biznesmenët nga mërgata kundërshtojnë haraçin kriminal të administratës korruptive të Kosovës. Prandaj, në rrethana të tilla, deri më tani, ka qenë e pamundur të ndërtohet një model zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Le të besojmë zotimin e kryeministrit Kurti, me “gërshërët” e tij, i cili ia riktheu shtetit Terminalet Doganore. Dhe po lufton e punon për kthimin e tokave, pasurisë së brezave shqiptarë, të grabitura nga “gjeneralët” dhe “komandantët” mujsharë të vetëshpallur. Dhe premtimi, zotimi i madh sa bjeshka, i kryeministrit Kurti, me LVV-në e tij dhe subjektet aleate aktuale Guxo, Alternativa, PSHDK, se nuk do të lejojë përsëritjen e hajnisë dëmtuese dhe turpruese si më parë.

Megjithatë, në disa raste, në kohë domethënëse, janë bërë shpërndarje, ndihma në para për kategoritë gjithnjë në nevojë, si pensionistët, studentët, fëmijët... Dhe këto raste sociale opozita i ka denoncuar me zhurmë të mjaftueshme, me akuza për “blerje votash me efekt të drejtpërdrejtë elektoral”. Realisht, vjelje masive të votave Kurti ka pasur edhe në dy palë zgjedhjet paraprake, për të cilat nuk ka qenë “dorëlëshuar” sa herën e fundit, më 28 dhjetor 2025. Në këtë zeje Kurti nuk është rishtar, i pari, ngaqë Hashimi me PDK-në e tij shtronte darka dhe dreka të kushtueshme, gjithandej për kolektiva, sindikata..., me qëllimin e vetëm përfitimin elektoral, por mediat e kapura nga ai dhe partia e tij i heshtnin!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".