Zemërohet Rooney, pasi miku i infektuar me koronavirus i shkon në shtëpi për vizitë

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 15:06
Zemërohet Rooney, pasi miku i infektuar me koronavirus i shkon në shtëpi për vizitë

Wayne Rooney është tërbuar dhe i zhgënjyer, për shkak se u rrezikua nga infektimi me koronavirus, pasi një mik i tij i prekur nga ky virus i kishte shkuar në shtëpi për vizitë.

Trajneri dhe lojtari i Derby e pranoi një orë luksoze në shtëpinë e vet të enjten nga Josh Bardsley, i cili duhej të ishte izoluar pasi kishte dalë pozitiv për Covid-19 pas testimit.

 

Rooney nuk ishte në dijeni se Bardsley e kishte shkelur protokollin e qeverisë britanike dhe luajti 90 minuta në humbjen e Derby kundër Watfordit në Championship të premten.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Anglisë e bëri testin e koronavirusit të shtunën dhe një zëdhënës i klubit tha për The Sun se nuk do ta kishte lejuar Bardsley ta vizitonte Rooneyn sikur ta dinte se ai ishte prekur me virus.

“Wayne e takoi Josh Bardsley shkurtimisht kur ai e vizitoi shtëpinë e Wayne të enjten. Josh dhe askush tjetër nuk i kishte treguar Waynet para vizitës apo gjatë saj se Joshit i ishte kërkuar ta bënte testin e koronavirusit”, tha zëdhënësi.

“Wayne është i zemëruar dhe i zhgënjyer që ai, familja e tij dhe klubi i tij janë vënë në rrezik nga dikush që ka vepruar fshehurazi dhe duke e shkelur protokollin e qeverisë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)