Liverpool me disa mungesa sonte kundër Ajaxit

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 19:57
Liverpool me disa mungesa sonte kundër Ajaxit

Kampioni i Anglisë, Liverpool do ta fillon sonte aventurën në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit në Amsterdam

Skuadra e Jurgen Klopp do të luajë pa Virgil Van Dijk, i cili e ka humbur sezonin pas lëndimit në derbin e Liverpool kundër Everton.

Pikërisht në mungesë të Van Dijk sot në mbrojtje nga minuta e parë ka startuar mesfushori Fabinho. Ndërkohë që në sulm tashmë do të jetë treshja e zakonshme, Mane, Firmino dhe Salah.

Liverpool është në grupin e D ku janë edhe Ajax, FC Midtjylland dhe Atalanta.

(Kosova Sot Online)