Drita përforcohet me futbollist të huaj

  • 29 January 2021 - 16:13
Drita përforcohet me futbollist të huaj

Klubi i futbollit Drita i ka përforcuar sot radhët e veta me një lojtar të huaj. Gjilanasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me lojtarin nga Nigeria, Esosa Priestley Irogue.

Ky i fundit i ka bindur drejtuesit e klubit pas disa ditësh prova që i pati me ekipin. “Me ta marrë lajmin që një ekip kampion është interesuar për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë. Me padurim kam pritur që të takohem me grupin të cilët më kanë prit shumë mirë dhe u jam falënderues. Shpresoj shumë që ta ndihmoj klubin që prapë të dalë kampion dhe unë ta realizoj ëndrrën time gjithashtu”, u shpreh Esosa.

Kampionia aktuale e Kosovës e mbylli pjesën e parë të sezonit si lidere dhe synon ta fitojë prapë titullin dhe të dalë në Evropë. 

Esosa është futbollist 24 vjeç dhe dhe luan në pozitën e sulmuesit të djathtë dhe vjen nga eksperiencat e futbollit qipriot dhe atij turk.

Esosa ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me gjilanasit, të cilët e konsiderojnë atë si një forcë shtesë për ekipin në vazhdim të kampionatit.

 

(Kosova Sot Online )