“Ditët më të mira në karrierën time”

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 13:39
“Ditët më të mira në karrierën time”

Danilo është duke shijuar sezonin te Juve.

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo, thotë se po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë dhe se si Andrea Pirlo i ka bindur të gjithë me “idetë e tij të qarta”.

“Zonja e Vjetër” do të luajë sonte kundër Sampdorias dhe Danilo pa asnjë dyshim do të jetë titullar.

“Që kur jam larguar nga Porto, ky është sezoni që kam pasur më së shumti vazhdimësi dhe është diçka që e kam dashur, e kam kërkuar”, tha ishi i Man City dhe Realit.

“Jam i lumtur me mënyrën se si po luaj, dua të jem në fushë sa më shumë që është e mundur, nuk ndihem i lodhur. Ky është njëri prej sezoneve më të mirë në karrierë dhe jam i lumtur, po e shijoj në një klub të rëndësishëm si Juve”.

“Dua ta shpërblej klubin për besimin që ka treguar në mua”. 

(Kosova Sot Online)