Lexoni edhe:
“E parandaluam në minutin e fundit”, ministri kroat thotë se Presidenti donta ta dërgonte ushtrinë në Bosnje
Drita e ka shënuar fitoren e radhës, kësaj here ndaj Malishevës në Gjilan.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 14-të e që ishte autogol.Me këtë fitore, Drita merr përkohësisht primatin në tabelë me 22 pikë, kurse Malisheva mbetet e shtata me 12 gjithsej.
Në ndeshjen tjetër, Llapi fitoi me rezultat të pastër 0:2 ndaj Feronikelit në Drenas. Golat për mysafirët i realizuan Rivera dhe Veliu.
Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 15 pikë, gjashtë larg vendit të tretë, që dërgon në garat evropiane.
Në anën tjetër, Feronikeli mbetet i fundit në tabelë me 10 pikë.
(Kosova Sot Online )