Sot zhvillohen dy takime në Superligë

  • S.A /
  • 27 November 2021 - 10:15
Sot zhvillohen dy takime në Superligë

Sot zhvillohen dy takime në Superligë

Gjilani do ta vizitojë Llapin në super-formë, Ballkani e Drita presin fitore, vështirë edhe për Prishtinën

BKT Superliga e futbollit vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 16-të.Gjatë ditës së sotme, do të luhen dy takime, Drita do të presë Dukagjinin, derisa Prishtina do të luajë në udhëtim te Ulpiana.

Të dy takimet zhvillohen nga ora 13:00.Por, dueli kryesor në këtë xhiro do të luhet të dielën, kur Llapi do ta presë Gjilanin.

Lideri i ligës elitare do të ketë punë mjaft të vështirë pasi do ta vizitojë një ekip që po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme.

Gjilanasit e morën primatin të enjten pasi e mundën rivalin lokal, Drita.

Nga ana tjetër, llapjanët vijnë nga fitorja ndaj Drenicës dhe mjaft të motivuar.

Prandaj, “Skifterat” duhet të djersiten shumë për të nxjerrë pikë në Podujevë.

Llapi e pati një fillim të zbehtë të sezonit, ndërsa sot është njëri prej ekipeve më të fuqishme në Superligë. 

(Kosova Sot Online )