Drita – Llapi, derbi për titull dhe për Evropë

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 11:25
Drita – Llapi, derbi për titull dhe për Evropë

Sot do të nisë java e 20-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Në program për sot janë dy ndeshje, teksa vëmendja kryesore pritet të jetë te derbi mes Dritës dhe Llapit, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan. Të dy skuadrat e kanë nisur siç është më së miri stinorin pranveror, duke regjistruar fitore në dy ndeshjet e para, një në ligë dhe një në kupë. Gjilanasit dhe llapjanët janë në garën e ngushtë për titull, fakt që e bën edhe më interesante përballjen e tyre të sotme.

Drita është lidere me 37 pikë, kurse Llapi renditet i katërti me 32 sosh. Ndeshja tjetër do të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, aty ku Ulpiana do të jetë nikoqire e Malishevës. Edhe kjo ndeshje pritet të marrë interesim të madh, pasi që të dy skuadrat janë me objektivin e njëjtë, atë të mbijetesës. Malisheva momentalisht renditet e shtata me 22 pikë, katër më shumë se Ulpiana që është e parafundit (9). Të dyja ndeshjet do te fillojnë në orën 13:00. 

(Kosova Sot Online )