E gjithë vëmendja sot te derbi Man City – Liverpool

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 09:26
E gjithë vëmendja sot te derbi Man City – Liverpool

E gjithë vëmendja për ditën e sotme do të jetë në derbin mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Kjo ndeshje mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.

“Qytetarët” momentalisht janë në pozitën e parë me 73 pikë, vetëm një më shumë se “Të Kuqtë”.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në “Etihad Stadium” nga ora 17:30.

Derbi Manchester City – Liverpool i takon javës së 32-të në Premierligë. 


(Kosova Sot Online)