Man United e gjen zëvendësuesin e Pogbas

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 17:29
Man United e gjen zëvendësuesin e Pogbas

Youri Tielemans raportohet se është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës.

Një numër klubesh, duke përfshirë Arsenalin, Liverpoolin dhe Juventusin, janë të lidhur me 24-vjeçarin, i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar tre asistime në 39 paraqitje këtë sezon.

Megjithatë, Manchester United thuhet se është i vendosur për ta transferuar Tielemansin gjatë afatit kalimtar të verës, sipas “Tuttosport”.

Leicester City besohet se do ta lejojë largimin e reprezentuesit belg këtë verë, për të mos e humbur pastaj me parametra zero në vitin e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” e shohin Youri Tielemansin si zëvendësues ideal të Paul Pogbas, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë nga “Old Trafford”. 

(Kosova Sot Online)