Barcelona e kërkon mbrojtësin e Arsenalit

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 17:57
Barcelona e kërkon mbrojtësin e Arsenalit

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Arsenalit, Gabriel Megalhaes.

24-vjeçari ka krijuar një partneritet të fortë me Ben White në qendër të mbrojtjes te londinezët këtë sezon dhe ka shënuar tre gola në 27 paraqitje në Premier Ligë.

Gabriel e ka ndihmuar skuadrën e Mikel Artetas që të mbajë 13 herë portën e paprekur gjatë këtij sezoni dhe falë formës së mirë, ai u ftua në mars nga Kombëtarja e Brazilit.

Sipas “Sport”, për reprezentuesin e Brazilit ka shprehur interesim Barcelona, klub i cili synon transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas gazetës spanjolle, bisedimet e para mes palëve tashmë janë zhvilluar.

Gjithashtu thuhet se Memphis Depay, Neto ose Riqui Puig mund të përfshihen në marrëveshje.

Gabriel me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)