Mosha nuk paraqet problem, Reali me ofertë të re për Modricin

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 18:30
Mosha nuk paraqet problem, Reali me ofertë të re për Modricin

Real Madridi raportohet se është i sigurt se Luka Modric do të mbetet edhe më tej në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse 36-vjeçar, mesfushori kroat edhe gjatë këtij sezoni është lojtari kryesor te “Los Blancos”.

Kontrata e tij me klubin nga kryeqyteti spanjoll skadon në fund të sezonit, teksa e ardhmja e tij ende nuk dihet.

Por, sipas “Mundo Deportivo”, krerët e klubit të Real Madridit janë të qetë sa i përket kësaj situate, pasi ata besojnë se do të arrihet një marrëveshje para përfundimit të kontratës.

Gazeta spanjolle ka zbuluar se Modricit do t’i ofrohet një kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit nuk shihet si problem për t’u arritur, pasi që besohet se edhe Modric është i lumtur te Real Madridi. 


(Kosova Sot Online)