Bailly edhe më afër largimit nga Manchester United

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 19:32
Bailly edhe më afër largimit nga Manchester United

Eric Bailly raportohet se do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

28-vjeçari ka bërë vetëm shtatë paraqitje për 20 herë kampionët e Anglisë gjatë këtij sezoni, me vetëm katër paraqitje në Premierligë.

Bailly nuk u përfshi fare në skuadër për dy ndeshjet e fundit në kampionatin anglez, pavarësisht se ishte i gatshëm për lojë.

Sipas “Manchester Evening News”, qendërmbrojtësi do të largohet nga “Old Trafford” gjatë verës, pasi po kërkon të ketë më shumë minuta në fushën e lojës, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kontratë të vlefshme me Manchesterin deri më 30 qershor 2024. 

(Kosova Sot Online)