Llapi – Drita, finalja e madhe e Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 16:07
Llapi – Drita, finalja e madhe e Kupës së Kosovës

Llapi dhe Drita do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Dy skuadrat bardhekaltër ishin më të suksesshme se kundërshtarët në fazën gjysmëfinale, e cila u mbyll sot.

Llapjanët e eliminuan Prishtinën, të cilën e mposhtën me rezultat 2:0 në ndeshjen e kthimit. Kryeqytetasit e kishin fituar lojën e parë, 2:1, por kjo ishte e pamjaftueshme për ta.

Prandaj, kampioni aktual i Kosovës e lëshoi mundësinë e dytë për të luajtur në Evropë në edicionin e ri.

Bianor Neto i kaloi vendësit në epërsi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në pjesën e dytë. Më pas, Arbnor Ramadani e lëshoi mundësinë e ngritjes së epërsisë së llapjanëve duke dështuar nga penalltia.

Por, golin e qetësisë për ekipin e Tahir Batatinës e realizoi Rivera.

Kjo është hera e dytë që Llapi kualifikohet në finale të Kupës, ndërsa kjo skuadër është fituese aktuale e këtij trofeu.

Ndërkohë, Drita me Llapin përfundoi me rezultat 2:2, por sfida e parë u mbyll me fitore bindëse të gjilanasve.

(Kosova Sot Online)