Arma sekrete e Xavit kundër Frankfurtit

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 19:13
Arma sekrete e Xavit kundër Frankfurtit

Pasi mungoi në ndeshjen e parë për shkak të problemeve fizike, Sergiño Dest është një nga risitë e mëdha në listën e Barcelonës për ndeshjen e dytë kundër Eintracht Frankfurt në çerekfinalen e Evropa Ligës. 

Lojtari amerikan është në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez.

Pa dyshim, figura e amerikano-veriorit mund të jetë shumë e rëndësishme në ngadalësimin e sulmeve shumë të shpejta që gjermanët prodhuan në Deutsche Bank Park një javë më parë. 

Barça vuajti shumë me kundërsulmet gjermane. Me Destin jashtë dhe Alves të paregjistruar, Xavi duhej të vendoste Ronald Araujo në krahun e djathtë. 

Pa dyshim, opsioni i Araujos në boshtin e mbrojtjes dhe Destit në krah mund të jetë thelbësor për të ngritur një mbrojtje më të shpejtë kur bëhet fjalë për kundërsulmet e kundërshtarit.

(Kosova Sot Online)