Modric i ka në dorë dy oferta

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 15:12
Modric i ka në dorë dy oferta

Luka Modric është duke e kaluar një periudhë fantastike të karrierës, përkundër moshës së shtyrë.

Mesfushori kroat është 36 vjeç, por krejt po e shohin si “verë e kuqe” pasi po bëhet gjithnjë e më i mirë.

Ai po i kalon muajt e fundit të kontratës me Real Madridin dhe palët mund të negociojnë për vazhdimin e saj.

Mirëpo, nënkampioni i botës i ka marrë dy oferta ndërkohë.

“AS_SergioSantos” njofton se ish-futbollistin e Tottenhamit e do gjiganti italian, Juventus.

Gjithashtu, interesim për mesfushorin kreativ, të cilin në dhomat e zhveshjes tek Reali e quajnë “gjeniu”, ka shfaqur edhe një klub nga Katari.

Mbetet të shihet nëse Modric do ta kalojë edhe një sezon në “Santiago Bernabeu”, apo dëshiron ta provojë një eksperiencë të re.

Ai është i vendosur të luajë ende në nivele të larta dhe këtë ia mundëson vetëm futbolli evropian. 

(Kosova Sot Online)