Rivalët e Arsenalit interesohen për Smith Rowe

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 18:22
Rivalët e Arsenalit interesohen për Smith Rowe

Emile Smith Rowe mund të largohet nga Arsenali.

“talkSPORT” ka raportuar se Aston Villa ka shprehur interesim për mesfushorin anglez.

Smith Rowe mund të tundohet nga një ofertë eventuale, duke marrë parasysh se te Arsenali nuk po ka hapësira të mjaftueshme.

23-vjeçari ka bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke regjistruar në total 245 minuta.

Ai nuk ka shënuar gol, teksa ka kontribuar vetëm me një asistim.

Futbollisti, që është produkt i akademisë së Arsenalit, me “Topçinjtë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sipas “Transfermarkt”, Emile Smith Rowe në tregun e transferimeve vlerësohet me 25 milionë euro. 


(Kosova Sot Online)